Fillimi i dobët i sezonit, Mourinho shkarkohet “javën e ardhshme”

30/09/2018 13:20

Jose Mourinho mund të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Manchester United, javën e ardhshme.

Kjo është ajo që publikohet te tabloidi britanik “Daily Mail”, sipas të cilit drejtuesit e “Djajve të kuq” dhe futbollistët kanë folur në lidhje me largimin e portugezit nga “Old Trafford” gjatë kthimit për në Manchester, pas humbjes 3-1 me West Hamin, teksa Mourinho nuk ishte bashkë me skuadrën.

Manchester United ka shënuar nisjen më të dobët të sezonit në Premier League në 29 vite.

Pas 7 javëve të para të kampionatit, “Djajtë e kuq” ndodhen në vendin e 10 në klasifikim, me 10 pikë; plot 9 pikë më pak sesa rivalët e Manchester Cityt, të cilët pas barazimit të Chelseat me Liverpoolin kanë marrë kryesimin e Premier League.

Top Channel