Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni. Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ishin thirrur në referendumin për çështjen e emrit.

Ata ju përgjigjën pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?

Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Fitorja e “PO”-së në referendum zgjidh përfundimisht çështjen e konfiktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.

Komisioni Qendror Zgjedhor në Maqedoni bën me dije se deri në orën 18:30 pjesëmarrja ka qenë 34%. Ligji maqedonas kërkon që në referendum të marrin pjesë mbi 50%.

Top Channel