E shtunë, 29 Shtator 2018
21:37
“Shiko kush Luan”/ Si i hedhin topat Adi dhe Flori – VIDEO

Si një emision argëtues, nuk kishte si të niste ndryshe “Shiko kush Luan”, ku sfida e parë ka qenë për 2 kapitenët.

21:26
Starton “Shiko kush Luan”, njihuni me lojtarët e parë

Ka nisur në Top Channel emisioni i shumëpritur, “Shiko kush Luan”, nga Luana Vjollca.

21:16
Zjarr pranë aksit rrugor Shkodër-Lezhë, flakët prekin makinat – VIDEO

Edhe pse temperaturat këtë fund shtatori kanë rënë ndjeshëm, zjarrvëniet e qëllimshme janë kthyer në një problem.

20:54
“Gjurmë Shqiptare”: Lufta që ndryshoi historinë

Përballja mes Jul Cezarit dhe Pompeit në Iliri. Përse ilirët ruajtën një pozicion thuajse asnjanës? Cilat janë zbulimet e fundit në Orik që hedhin poshtë një pjesë të historisë së deritanishme?

20:40
Ariu rus që u kthye në ikonë Instagrami

Stepan është emri i ariut që është rritur nga një çift rusësh e që tashmë ka marrë famë edhe në Instagram.

20:30
Kina ngre alarmin: Po shtohet numri i të prekurve nga Sida

Kina ka njoftuar një rritje prej 14% në numrin e shtetasve të saj që jetojnë me HIV. Më shumë se 820,000 njerëz janë prekur në vend, thonë zyrtarët e shëndetësisë.

20:16
Gjigantët e internetit kërkojnë ligje më të forta për privatësinë

Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë gjigande të komunikimit dhe të medias sociale, janë duke u bërë thirrje ligjvënsve, që të hartojnë ligje të forta për të mbrojtur të dhënat personale të amerikanëve, pa penguar novacionet e fushës së teknologjisë.

19:52
“Extra service”/ Arrestime për prostitucion në Tiranë. Por a duhet legalizuar?

Pak ditë më parë u njoftua ndalimi i administratorëve të tre qendrave të masazheve në kryeqytet pranë të cilave masazhatorët ofronin shërbime ekstra. Aksionet e vazhdueshme nuk e kanë ndalur fenomenin e jashtëligjshëm që zhvillohen në botën e erret të krimit. Disa vende perëndimore e kanë legalizuar në përpjekje për ta kontrolluar. Por a duhet legalizuar edhe në Shqipëri. Juli Ristani bisedoi me banorë të Tiranës dhe klerikë që janë totalisht kundër, ndërsa turistet e huaj janë pro.

19:26
Fier, zjarri në Vajkan vijon prej orësh

Zjarri vazhdon të djege sipërfaqe me ullishte në kodrat e fshatit Vajkan në Fier.

19:15
Edhe liderët botërorë kanë nofka

Liderëve të vendeve të Bashkimit Europian u pëlqen të ruajnë seriozitetin e të projektojnë një imazh të tillë në publik, por ndonjëherë, as këta njerëz të fuqishëm nuk i shmangin dot nofkat e publikut, apo edhe ato të dala nga radhët e vetë partive të tyre.

18:58
Gjermani, protestë kundër vizitës së Erdogan

Vizita e Erdoganit në Berlin nuk kaloi pa protesta. Disa prej demonstruesve e quajtën turp për Gjermaninë, të tjerë thërrisnin se Erdoani është një fashist e diktator që e ka vendin në Hagë. Vetë motoja e tubimeve të indinjatës ishte “Erdoan nuk je i mirëpritur”.

18:50
Tjetër dështim për Barcelonën, këtë herë në shtëpi

Barcelona rikonfirmoi krizën e rezultateve në La Liga me ndeshjen e tretë pa fitore. Formacioni katalanas, një pretendent kryesor për titullin kampion nuk arriti të shfrytëzojë mijëra tifozët në mbështetje në stadiumin Kamp Nou, pasi barazoi 1-1 me Atletik Bilbao.

18:40
Formula 1, Mercedes dominon në Sochi

Valteri Bottas befason Lewis Hamilton, megjithatë edhe provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë ishin një dominim total i Mercedes.

18:39
Dokumentet/ 10 vite përpjekje për anëtarësimin e Shqipërisë në OKB

Këtë javë në Nju Jork zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme OKB-së, ku Shqipëria shpreson për një vend si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023. Arkiva online sjell në vëmendje përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë vend anëtar i saj. Një përpjekje 10-vjeçare që u finalizua në dhjetor të 1955.

18:28
Basha: Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Rama se mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit, sa herë që kapet në krim.

18:16
City merr kreun, Kane më i miri për Tottenham

Manchester City ka mposhtur me rezultatin 2-0 Brightonin dhe është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes, në pritje të kryendeshjes së javës në Premier League, Chelsea-Liverpool.

18:04
Reginaldo serish hero, Kamza e Duros zhgënjen serish

Arturo Reginaldo është sërish heroi i Kukësit, pasi ka shënuar golin e vetëm të sfidës së luajtur në “Elbasan Arena” mes verilindorëve dhe Luftëtarit.

17:31
Dërgonin klandestinë nga Shqipëria në SHBA, Kanada e Britani, arrestohen 2 policë e 6 të tjerë

Një operacion i gjerë i ndërmarrë nga Policia e Shtetit pas hetimeve të Prokurorisë është përmbyllur me goditjen e 7 grupeve kriminale që trafikonin klandestinë në Mbretërinë Bashkuar, në SHBA dhe në Kanada.

17:24
Italia do shtojë borxhin; Do ulë taksat e do rrisë të pagat e pensionet

Italia i shton Bashkimit Europian dhimbjen e kokës. Pavarësisht premtimeve, ajo do ta rrisë borxhin vitin e ardhshëm, edhe pse së bashku me Greqinë ka nivelin më të lartë të huamarrjes në Eurozonë.

17:01
Roma mposht Lazion në derbi dhe rigjen qetësinë

Derbi i kryeqytetit italian u “ngjyros” verdhekuq, pasi Roma arriti të mposhtë Lazion me rezultatin 3-1, në një sfidë që u zhvillua në një atmosferë mjaft spektakolare, të krijuar në shkallët e “Olimpicos”.

16:53
Mourinho drejt shkarkimit! United u mposht edhe nga West Ham

Duket se Jose Mourinho i ka orët e numëruara në stolin e Manchester United. Ndaj West Ham, Djajtë e Kuq kurrësesi nuk duhet të gabonin, por në Londër United u mposht me rezultatin 3-1 nga skuadra e Pellegrinit.

16:35
Lufta që ndryshoi historinë! Sonte në Gjurmë Shqiptare

Ajo njihet si një ndër përballjet më të rëndësishme të botës së lashtë… Përballë dy prijës të mëdhenj… Jul Cezari dhe Pompei…

16:21
Luana është gati, edhe Flori me Adin. Sonte në 21:00 “Shiko kush Luan”

Lojërat argëtuese, të ftuarit me sharm, ngacmimet me humor etj. do të rikthehen sonte në sezonin e dytë të “Shiko kush Luan”.

16:11
Banka bleu 109 milionë euro, por leku vijon të jetë i fortë

Zhvlerësimi i paprecedentë i Euros këtë vit u frenua nga operacionet financiare të Bankës së Shqipërisë, e cila e duke ndërhyrë në tregun valutor, nuk lejoi që monedha e përbashkët Europiane të zbriste nën nivelin e 124 lekë.

15:55
Turizëm mes pishave, ujit dhe ajrit të pastër në Funar

Dikush duke bërë ecje në natyrë dhe të tjerë duke lundruar, një grup të rinjsh nga Elbasani kanë zgjedhur që këtë fundjavë të promovojnë zonën e Funarit, një nga bukuritë më të rralla, por edhe më pak të eksploruara të Qarkut të Elbasanit.

15:32
Në shtëpinë e gruas që u vetëhelmua në Lushnjë

55-vjeçarja Dallëndyshe Blliku u vetëflijua për një arsye, gati të pabesueshme. Gjithcka nisi nga një zjarr që ra në zonën e njohur si Shkalla e Garunjasit dhe që përpiu kodrën me ullinj, duke shkaktuar mjaft dëme.

15:21
Protestë kundër “kufijve” në Prishtinë, Thaçi viziton Mitrovicën

Prishtina është mbushur me tubues të mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të mbështetur nismën e lëvizjes Vetëvendosje, organizatorja e protestës masive kundër korrigjimit të kufijve.

15:09
Çitozi, dëshmi kontradiktore, Prokuroria rimerr në pyetje vajzën dhe djalin e deputetit

Një ditë pasi ekspertiza mjekoligjore nxori raportin në lidhje me dëmtimet fizike që ishin konstatuar në trupin e Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë sërish në pyetje në Prokurorinë e Krujës gjatë paradites së të shtunës.

14:42
Tjetër zjarr i fuqishëm në Fier, 30 forca zjarrfikëse po “luftojnë” me flakët

Kodrat me ullishta të Vajkanit në Fier janë përfshirë nga flakët e një zjarri të fuqishëm këtë të shtunë.

14:34
Thaçi në veri të Mitrovicës, ushtria serbe në gatishmëri të lartë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar gjatë ditës së sotme Liqenin e Ujmanit, në veri të Mitrovicës.

14:12
Referendumi, Rama: Shqiptarët të votojnë për Maqedoninë europiane

Pas mbledhje së qeverisë në Korçë, mes të tjerash, Kryeministri Rama u pyet edhe për referendumin që do të mbahet ditën e nesërme në Maqedoni për ndryshimin e emrit.

14:05
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 70

Mira i tregon Irenës për udhëtimin e Euzhenios me Xhoisin. Alan njofton Zheizën se një përfaqësues i MMA kërkon ta njohë. Mira zbulon se Otavio Garsia është babai i Kaios.

14:05
Tensione gjatë protestës së demokratëve në Korçë

Partia Demokratike organizoi në Korçë një protestë ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet atje se bashku me kabinetin e ministrave për të mbajtur mbledhjen e radhës së qeverisë.

14:02
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 57, 58

Korbi i tregon Herardos për rrjetin e prostitucionit që menaxhon Mario, Isela dhe vajza e tyre, Sesilia. Tereza i tregon Alonsos se Himena është shtatzënë me Emilianon.

13:58
Rama: PD e ridhunoi vajzën. Sulmi ndaj Ballës, qenëri e neveritshme

“Një horr i kthyer në hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri”.

13:50
Mbledhja e Qeverisë në Korçë, Rama: Brenda 2021 përfundon termocentrali në Zemblak

Rama foli nga Korça pas mbledhjes së qeverisë në këtë qytet, duke u shprehur se vetëm brenda mandatit të parë të kësaj qeverie janë realizuar 406 projekte në këtë qark.

13:44
Rama: Oficeri Nuhu, horr i kthyer në hero, nuk i ndahemi këmba-këmbës

Teksa foli për dhunimin e vajzës në Fushë Krujë, Rama e cilësoi si një horr të kthyer në hero oficerin e policisë Nuhu që denoncoi ngjarjen.

13:27
Botërori për Katarin, ‘skllavëria’ e kohëve moderne

Një raport i fundit i Amnesty International që denonconte shfrytëzimin ekstrem të punëtorëve të impenjuar në ndërtimin e stadiumeve në Katar, ka ndezur një luftë të ftohtë me FIFA-n.

13:23
Veliaj priti senatorin italian, D’Alfonso: Pikë referimi ndërkombëtare për qeverisjen e mirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Senatorin italian, Luciano D’Alfonso, i cili më parë ka ushtruar detyrën e Presidentit të Rajonit të Abruzos dhe atë të kryetarit të Bashkisë së Peskarës, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

13:03
Britania për Botërorin, ishullorët duan turneun në 2030

Në 6 vitet e fundit Britania e Madhe ka organizuar me sukses Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Londrës, botërorin e Regbit, lojërat e Komënuellthit, një start të turit të Francës dhe Ligën e regbit. Por tani ishullorët kërkojnë të sigurojnë për të ardhmen një turne madhor si botërori i futbollit, të ndikuar dukshëm dhe nga entuziazmi i kësaj vere dhe rezultatet në Rusi.

12:46
Basha reagon ndaj Ramës: I zhytur në krim. Gratë e PD protestë para kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish Edi Ramën, pas deklaratës së këtij të fundit mbi rastin e dhunës ndaj vajzës në Fushë Krujë.

12:26
Turistë me plehra, rruga e vjetër Fier-Vlorë kthehet në landfill ilegal

Rruga e vjetër Vlorë-Fier është kthyer në një vend grumbullimi të mbetjeve. Mungesa e një firme pastrimi bën që këto fshatra t’i depozitojnë buzë rrugës. Edhe magazinat e peshkut e kanë kthyer në kosh gjigant mbeturinash.

12:10
I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikës, mbetet në burg për gjobëvënie

Lavdërim Tufa, autori i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes u kthye sërish në qeli dy ditë më parë, këtë herë për gjobvënie.

11:57
“Lali Eri, Lali Eri je i ëmbël si sheqeri!”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është përballur me një situatë të pazakontë gjatë javës, teksa ishte në Sauk.

11:54
Akuzat për përdhunim, Ronaldo denoncon “Der Spiegel”

Cristiano Ronaldo ka denoncuar gazetën gjermane “Der Shpigel” mbi një reportazh që akuzon futbollistin portugez për përdhunim, ngjarje të cilën pretendohet se ka ndodhur në vitin 2009, por është pasuruar me detaje vetëm ditët e fundit.

11:35
Rama në Korçë: 462 raste masash disiplinore të nisura nga Platforma e Bashkëqeverisjes

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”, të mbajtur ditën e sotme në Korçës është shprehur se shumë qytetarë kanë gjetur zgjidhje te Platforma e Bashkëqeverisjes.

11:14
Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, zoti António Guterres.

11:06
Vrau gjyshen, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg ditën e sotme për 21-vjeçarin Redmon Gruda. 21-vjeçari akuzohet si autor i vrasjes së gjyshes 2 ditë më parë në apartamentin e tyre në lagjen 16 të Durrësit.

10:55
Dhuna ndaj vajzës në Fushë Krujë, Rama reagon për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” paraditen e sotme në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit ndaj vajzës 25-vjeçare, Xhisiela Maloku.

10:43
Arrestohen dy persona në Muriqan, iu gjet kanabis në makinë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre iu gjet e fshehur 8 kilogramë kanabis sativa.

10:36
Referendumi në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët e të burgosurit

Një ditë para referendumit për emrin në Maqedoni, të drejtën e votës sot e shfrytëzojnë personat e sëmurë, të burgosurit si dhe shtetasit që jetojnë jashtë vendit.

10:11
Arrestohen dy efektivë policie në Rinas, pjesë e një grupi kriminal

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) ka vënë në pranga dy punonjës policie në aeroportin e Rinasit.

10:00
Në pranga 10 drejtues mjetesh, të dehur e me shpejtësi – VIDEO

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë pasi janë kapur të pa pajisur me leje drejtimi.

09:35
Mbi 380 të vdekur nga tërmeti e tsunami në Indonezi

Indonezia u godit nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 7.5 ballë, i cili gjeneroi edhe tsunam në zonat bregdetare. Dallgët arritën mbi 2 metra lartësi në qytetin bregdetar Palun, si dhe në ishullin Sulawesi.

09:23
Rrëzohet avioni i parë në histori F-35, me vlerë 100 mln dollarë

Ushtria amerikane ka pësuar humbjen e parë në avionët e saj F-35, ku një prej tyre është rrëzuar në Karolinën e Jugut, tha trupat detare.

09:09
Plagosje me thikë në Kuçovë, arrestohet 21-vjeçari

Një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në fshatin Gegë, Kuçovë.

08:40
Të shtëna me armë në Shkup, viktima dhe të plagosur

Një shkëmbim zjarri mes dy grupeve ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar në Shkup, ku nga raportimet mësohet se të paktën një person ka ndërruar jetë, ndërsa ka edhe të plagosur.

05:39
Rusia nis dërgimin e raketave S-300 në Siri

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të premten se Moska kishte nisur dërgimin e sistemit të raketave sipërfaqësore në Siri dhe paralajmëroi fuqitë perëndimore të përpiqen të ndihmojnë përpjekjet e udhëhequra nga OKB-ja për t’i dhënë fund konfliktit shtatëvjeçar.

04:51
Spalletti: Mposhtim Cagliarin dhe u afrohemi kryesuesve

Interi do të presë sonte në mbrëmje Cagliarin në “San Siro” në një takim ku do të kërkojë fitoren e tretë radhazi, pas triumfeve ndaj Sampdorias dhe Fiorentinës.

03:30
Vriten shtatë palestinezë në Gaza, mes tyre dy djem të mitur

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se ushtarët izraelitë vranë shtatë palestinezë, mes të cilëve edhe dy djem të mitur, të cilët ishin në mesin e mijëra njerëzve që u sulën në kufirin e fortifikuar të Gazës të premten, si pjesë e protestave javore të nisura para rreth një gjysmë viti.

02:45
Mesfushori i talentuar i Lyonit, “fiksimi” i ri i Guardiolës

Verën që lamë pas Lyoni refuzoi një ofertë prej 50 milionë eurosh nga ana e Manchester Cityt për mesfushorin 21-vjeçar Tanguy Ndombele, i cili po zhvillon paraqitje mjaft bindëse, që prej sezonit të kaluar.

01:57
Administrata Trump lehtëson pengesat për vendosjen e rrjetit 5G

Administrata Trump tha të premten se po kërkon të heqë pengesat për vendosjen sa më shpejt të brezit të ardhshëm të komunikimit pa tel, i njohur si 5G, të cilin e shpalli si revolucionare për një mori industrish.

01:16
Një Volvo e zezë alarmon Danimarkën, mbyllen disa rrugë kalimi

Tre persona të përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale dhe që udhëtojnë në një makinë të regjistruar në Suedi, janë vënë në ndjekje nga policia daneze.

00:39
Boateng ritakohet me Milanin: Nëse shënoj, nuk festoj

Pas barazimit zhgënjyes mbrëmjen e djeshme në transfertën ndaj Emnpolit, i treti radhazi këtë sezon për Milanin, kuqezinjtë po përgatiten për sfidën e fundjavës, që i sheh të impenjuar sërish larg “San Siros”.

00:04
Lavrov flet për çështjen e Kosovës: Përkrahim zgjidhjet e pranuara nga Serbia

Gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së në New York, Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë përkrahje atij që po zhvillohet aktualisht ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi.

E premte, 28 Shtator 2018
23:43
“Pa Kufij” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Një makinë e braktisur në Poloni dhe një kufomë e gjetur në Gjermani, e përfshin skuadrën në një klub brutal ndeshjesh boksi. Mënyrë e vetme, të rrezikojnë të bëhen viktimat e klubit.

23:31
Trump urdhëron FBI-në: Rihapni hetimet ndaj Kavanaugh

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të premten se ai ka urdhëruar FBI-në të rihapë hetimin e saj ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme seksualisht.

22:58
Formula 1, në Rusi fillojnë “ethet”

Gara e 16-të e Grand Prix e këtij viti në Formula 1 do të mbahet në qytetin turistik Soçi të Rusisë këtë fundjavë.

22:43
Makroni, audicion për rolin që po lëshojnë anglo-saksonët

Do të ketë qenë shumë e sikletshme. Udhëheqësja e kombit që dikur leu shumicën e hartës së planetit me të kuqen e perandorisë, tani premton ulje taksash për bizneset e mëdha, pasi vendi i saj u largua nga blloku më i madh tregtar në botë, BE-ja.

22:15
I zbuloi bazat ushtarake, Belgjika do të padisë Google

Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës, duke u thirrur në sigurinë kombëtare, do të padisë “Google”-n sepse nuk kanë mjegulluar pamjet satelitore të lokacioneve ushtarake në vend.

21:45
Partizani fiton derbin me Tiranën dhe kryesimin

Derbi i kryeqytetit në futbollin shqiptar mori ngjyrat e Partizanit në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 6 në kategorinë Superiore. “Demat e Kuq” u imponuan 1-0 ndaj bardhebluve në një 90 minutësh ku atmosfera elektrizuese e tifozëve spikati më shumë se loja në fushë.

21:32
Zbulon 11 predha artilerie në pronën e tij, pak para se t’i vinte flakën tokës

Fermeri po pastronte tokën nga barërat e këqij dhe po iu vinte flakën, fatmirësisht sheh në kohë prezencën e 11 predhave.

21:01
Gjermania e tronditur nga abuzimet në kishën katolike

Papa Françesku e ka pranuar se mbulimi i abuzimeve seksuale të klerikëve po largon njerëzit nga kisha. Ai bëri komentet gjatë vizitës së tij në Estoni të martën, pak orë përpara publikimit të një raporti të rëndë mbi dekadat e abuzimit nga priftërinjtë katolikë në Gjermani.

20:27
Shteti u grabiti 626 ha tokë fshatarëve të Himarës. Institucionet: Gabimi si pasojë e decentralizimit

Dy veprime ligjore fusin në konflikt fshatarët e fshatit Shën Vasil me Bashkinë Himarë. VKM-ja u heq të drejtën e pronësisë pronarëve të ligjshëm të kullotave .

20:07
Koncesioni i pompave të naftës, ligji e ndalon të jepet, oferta është e pakërkuar

Projekti i qeverisë për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve vishet me dyshime të forta ligjore.

20:02
Erdogan takon Merkel; Kancelarja: Mes nesh ka dallime të mëdha

Angela merkel e pranoi se dallimet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan janë të thella, por kreut të shtetit turk sakaq, iu rezervua një pritje me nderime të plotë ushtarake nga homologu gjerman.

19:53
Ndalimi i makinave të vjetra, pritet miratimi i vendimit që pengon importin

Vendimi për ndalimin e importit të automjeteve me moshë më të vjetër se 10 vjet është në pritje për të kaluar në mbledhjen e qeverisë dhe dy ministrat përgjegjës, ai i Infrastrukturës dhe i Mjedisit tashmë e kanë firmosur.

19:45
Në fshatin e dy të rinjve; Banorët dhe familjarët heshtin: Nuk dimë asgjë

Ne fshatin Zezë dhe në Nikel ku banojnë dy të rinjtë historia e të cilëve ka mbërthyer edhe politikën, banorët refuzojnë të flasin. Të gjithë e dinë historinë tyre. Gjyshi i Xhisielës thotë se s’ka dëgjuar asnjëherë që e mbesa të kishte probleme. Ndërkohë sot vajza dhe nëna e saj janë thirrur për t’u pyetur nga prokurorët e Krujës.

19:20
Dhunimi i vajzës, Policia e Shtetit: Prokuroria nuk kërkoi arrestimin e Rexhep Rrajës

Policia e Shtetit doli në një deklaratë pasditen e sotme në lidhje me rastin e Fushë Krujës, duke bërë të ditur se është pezulluar oficeri i policisë Gentian Çitozi, i cili nuk ka marrë denoncimin e vajzës në prani të Rexhep Rrahjas.

19:12
Sulmohen mbi 50 milionë llogari të Facebook

Mbi 50 milionë llogari të rrjetit social Facebook janë kompromentuar kanë bërë me dije drejtuesit e kompanisë, teksa bëjnë thirrje se mbi 90 milionë të tjera duhen të ndryshojnë fjalëkalimet për arsye sigurie.

19:02
Siguria në rajon, Bushati takon Mitchell: SHBA vlerëson rolin e Shqipërisë

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Asistent Sekretarin Amerikan të shtetit Wess Mitchell.

18:49
TopAwards/ Pse e duam këngën “Lea”?

Alban Skëndëraj e ka mbyllur këtë sezon veror me një tjetër hit muzikor. “Lea” titullohet projekti më i ri i artistit të talentuar, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.

18:37
Pamjet filmike, “oficeri Nuhu nuk ka qenë kurrë në komisariat”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar në lidhje me deklaratat e oficerit të policisë gjyqësore, Emiliano Nuhu, duke i vlerësuar ato si të pabaza. Drejtoresha e SHÇBA-së, Anila Trimi, tha se pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera rezulton se oficeri e ka marrë këtë çështje në hetim në 27 korrik 2018 dhe jo në 21 korrik siç pretendon.

18:36
Referendumi në Maqedoni, Zaev në Tetovë: Votoni për të ardhmen

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e mbylli fushatën për votën pro në referendumin e së dielës me një thirrje të fundit për pjesëmarrje masive.

18:27
Kryeministrja serbe flet për paqen, fjalimi i Bernabiç në asamblenë e OKB

Në ditën e tretë të diskutimeve, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork i`u drejtua kryeministrja serbe Ana Bernabic. Përpara një salle gjysmë të zbrazët, Bernabic përmendi disa herë fjalën që delegatët e lodhur nga fjalimet donin më së shumti të dëgjonin: paqe.

18:14
Do ndeshet me Brazilin, Argjentina publikon listën

Argjentina do të ndeshet në muajin tetor kundër Brazilit, në klasiken e Amerikës Latine, por edhe një tjetër miqësore ndaj Irakut.

18:08
Rama viziton Prespën, kërkon nxitjen e fermerëve për të investuar në fshat

Vizitën dyditore në Qarkun e Korçës, Edi Rama e nisi nga Prespa, pjesë e projektit “100 fshatrat”. Kryeministri kërkoi që të nxiten njerëzit që jetojnë në këto fshatra me qëllim që të bëhen pjesë e përpjekjes për zhvillimin rural.

18:01
Klos, banesa shkrumbohet nga flakët, 6 anëtarët e familjes, në qiell të hapur

Një banesë dy-katëshe, në pronësi të shtetasit Shkëlqim Hasa në Lagjen “Tejlum”, fshati Xibër – Hane, Njësia Administrative Xibër në Bashkinë Klos u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të premteje.

17:51
Në protestë për pronat. Para Bashkisë së Durrësit, me tapitë e 7501 në dorë

Problemet me pronën nuk kanë të sosur në Shqipëri. Një grup banorësh të ish-komunës Rrashbull, sot pjesë e Bashkisë Durrës, sorrollaten pa mundur t’i japin zgjidhje problemit të tyre, edhe pse e kanë fituar në bazë të ligjit 7501 dhe shtrëngojnë në duar aktet e marrjes së tokës në pronësi.

17:44
Rikthehet Anxhela Pelisteri: Mungesa, e qëllimshme

Ajo është një ndër artistet tepër aktive në tregun muzikor shqiptar por këtë sezon veror, Anxhela Peristeri mungoi me projektet e saj dhe kjo paska qenë e qëllimshme.

17:36
105 në pranga për vepra të ndryshme në SHBA, mes tyre edhe nga Shqipëria

105 persona kanë përfunduar në pranga në vazhdën e një operacioni 10 ditor të ndërmarrë nga zyra amerikane e emigracionit me qëllimin shenjestrimin e të huajve që rezultojnë të kenë problem me ligjin.

17:24
“Mrekullia e Shqipërisë”. Profesori i Harvardit analizon kthesën ekonomike

Mrekullia shqiptare. Kështu e cilëson profesori i universitetit të Harvardit, Rikardo Hausman, përmes një editoriali në faqen prestigjoze “Project Syndicate”, kthesën ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

17:23
“Femrat me të pasme të mëdha janë më të shëndetshme”

Një studim i fundit ka dalë në konkluzionin se femrat me fundshpinë të madhe janë më të shëndetshme. Studimi është kryer nga shkencëtarët në Qendrën e Oksfordit për Diabetin, Endokrinologjinë dhe Metabolizmin dhe Spitali Churchill kanë zbuluar se gratë me të pasme të mëdha janë më rezistente ndaj sëmundje kronike.

17:17
Një “robot” për të vënë në gjumë fëmijët

E vendosur në qendër të kritikave nga aktivistët, kompania Mattel është tërhequr nga ideja e prodhimit dhe hedhjes në treg të një “kujdestareje fëmijësh” inteligjent. Bëhet fjalë për një pajisje hi-tech e aftë të dallojë gjendjen e fëmijës dhe të reagojë sipas situatave të përshtatshme.

17:06
Këto ushqime ju plakin para kohe

Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, lëkura (dhe dhëmbët) janë pasqyrë e moshës sonë. Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.

16:59
Të rinjtë duan të bëhen hidraulikë: Do ikim në Gjermani

Edhe hidraulikët duan të ikin në Gjermani. Janë qindra të rinj që këtë vit kanë zgjedhur arsimin profesional për t’u specializuar si hidraulikë për shkak të kërkesave të tregut të punës në BE për këtë profesion.

16:42
Situata në Maqedoni, Majko: E vërteta që fshihet pas referendumit

Me referendumin e të dielës, në 30 shtator, Maqedonia është në udhëkryqin e vet më të rëndësishëm pas pavarësisë së saj nga ish Jugosllavia, por kjo sipas ministrit për Diasporën, Pandeli Majko është vetëm ajo që shikohet.

15:58
Top Talk/ Kim Mehmeti: Politikanëve shqiptarë u intereson Shqipëria e ndarë

Analisti Kim Mehmeti, në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se politikanëve “u leverdis që të kemi 5 Shqipëri”.

15:57
Meta në OKB: Të përkushtuar për të ecur përpara me reformat në fusha kyçe

Presidenti Ilir Meta mbajti fjalën në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

15:48
Top Talk/ Kim Mehmeti: Referendumi do të thellojë ndasitë shqiptaro-maqedonase

Emisioni “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja preku të premten çështjen e referendumit në Maqedoni për emrin e ri kushtetues të shtetit: Maqedonia Veriore. I ftuar në studio ishte Kim Mehmeti, shkrimtar dhe opinionist.