Duket se Jose Mourinho i ka orët e numëruara në stolin e Manchester United. Ndaj West Ham, Djajtë e Kuq kurrësesi nuk duhet të gabonin, por në Londër United u mposht me rezultatin 3-1 nga skuadra e Pellegrinit.

Tashmë e ardhmja e Special One në krye të klubit nga Old Trafford është në pikëpyetje të madhe. Goli me thembër i Felipe Anderson që në fillim i hapi rrugën fitores së West Ham.

Në fundin e pjesës së parë Lindelof devijoi në portën e tij goditjen e Yarmolenkos duke mos i dhënë asnjë për të reaguar portierit spanjoll David De Gea.

U duk sikur United u rikthye në ndeshje në minutën e 71-të me golin e Rashford por vetëm pak çaste më vonë Arnautovic vulosi fitoren e vendasve që morën rezultatin e tretë pozitiv radhazi duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve.

Top Channel