E premte, 28 Shtator 2018
15:40
“Shiko kush Luan”. Të shtunën rikthehet në Top Channel loja argëtuese

Ju kishte munguar “Shiko kush Luan”? Lojrat argëtuese, të ftuarit me sharm, ngacmimet me humor etj. do të rikthehen në këtë sezon të dytë të “Shiko kush Luan”, në ekranin e Top Channel.

15:35
“Smallfoot”, në rrjetin e kinemave Imperial

Një Yeti është i bindur se krijesat njerëzore janë thjesht një mit. Ai nuk ka parë kurrë njerëz, ndaj për të është e vështirë të besojë se ekzistojnë vërtet.

15:31
Si u tërhoq denoncimi. Psikologia e vajzës: Polici më thirri në mbrëmje

Anjeza Kallaku është psikologia që u telefonua në orën 10 të natës nga një oficer policie i Fushë-Krujës, që ajo të asistonte në tërheqjen e një padie dhune nga 25-vjeçarja me inicialet Xh.M.

15:17
PD drejt bojkotit të Kuvendit. Paloka: Nuk kthehemi pa vetting-un e politikës

Ajo që deri tani quhej marrëdhenie e kushtëzuar me Parlamentin po shkon drejt bojkotit. Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike, konfirmoi se opozita nuk do të kthehet në Parlament për sa kohë nuk plotësohen kërkesat e saj.

15:11
Zjarre të qëllimshme në ullishte. Në Kavajë, Lushnje dhe Fier, qindra hektarë të djegura

Në mënyrë paradoksale dhe me temperatura ndjeshëm më të ulta sesa stina e verës, Shqipëria po përballet në këtë fund shtatori me një situatë emegjence të rënies së zjarreve në zona me pyje dhe bimësi.

15:02
Ekspertiza mjeko-ligjore: Vajza u dhunua; Polici fshehu dhunën. Hetimi zbulon se si u ndihmua djali i deputetit

Ekspertiza mjeko-ligjore i konfirmoi prokurorisë se ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkoshme për punë deri në 9 ditë.

14:36
Ancelotti: Cristiano e meriton çdo vit Topin e Artë, por Modric…

Carlo Ancelotti, trajner i Napolit, do të përballet në fundjavë me Juventusin e Cristiano Ronaldos, për të cilin ka thënë fjalë shumë të mira.

14:27
PS, Bushati: Basha ka vendosur partinë në shërbim të interesave familjare

Sulmet e demokratëve në adresë të deputetëve socialistë që pyesin Lulzim Bashën mbi aktivitetin e kunatit të tij, Partia Socialiste i konsideron një përpjekje të kreut të PD-së për të hequr vëmendjen nga skema e tij e gjobëvënies.

14:13
Alarm te Barcelona, dëmtim i rëndë për Umtitin

Samuel Umtiti ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë dhe mendohet se do të qëndrojë shumë muaj jashtë fushave pasi ka këputur ligamentin.

13:47
Hakeri tajvanez: Do të fshij profilin e Zuckerbergut në Facebook

Një haker tajvanez pretendon se do të transmetojë veten duke hakuar faqen e Facebook-ut të Mark Zuckerberg të dielën.

13:32
Pragderbi, Tirana e dënuar të fitojë. Partizani, të përsërisë sukseset e fundit

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” luhet derbi i kryeqytetit, si ndeshja me vëmendjen më të madhe sportive në kampionatin shqiptar.

13:27
Egje, zhduket jahti me vela. Asnjë gjurmë nga 5 udhëtarët turq

Një jaht me vela rezulton i zhdukur që prej pasdites së të hënës, ndërsa autoritetet greke ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.

13:14
Rrogozhinë, digjet një shtëpi në fshatin Kryeluzaj

Një shtëpi është djegur në fshatin Kryeluzaj, të Bashkisë Rrogozhinë.

13:05
Serie A, rrallohen kartonët e kuq. Frikë nga “VAR”-i?

Shumë penallti, por mbi të gjitha pak përjashtime! Duket se është ky trendi që po karakterizon futbollin italian në të dhënat e fundit, e numrat tregojnë se që prej implementimit të sistemit të videoarbitrimit, sanksionet kanë ndryshuar.

12:51
Banorët duan shkollën e fshatit. Të revoltuar sepse fëmijët duhet të ecin 30 minuta në këmbë

Shkolla e fshatit Çerenec i Epërm në Bulqizë u mbyll dhe banorët janë të revoltuar.

12:27
Pa ujë, pa rrugë dhe pa kanale. Fshati i Kuçovës i harruar nga të gjitha qeveritë

Në fshatin Gegë të Kuçovës nuk ka mbërritur ende asfalti. Që prej 60 vjetësh, banorët nuk mbajnë mend të jetë vënë dorë për rrrugë apo ujësjellës.

12:22
F1, Vettel niset fuqishëm në sesionin e parë të lirë (Foto)

Sebastian Vettel rezulton piloti më i shpejtë i sesionit të parë të provave të lira, në ndalesën e 16 të Botërorit të Formulës 1, në Sochi për Çmimin e Madh të Rusisë.

12:18
Kreu i Guardia di Finanza merr çelësin e Tiranës, Toschi: Qyteti më i sigurtë

“Qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë”. Kështu u shpreh Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, i cili u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

12:10
Greqia, në alarm nga moti. Ikën cikloni “Ksenofon”, vjen “Zorba”

Pasi cikloni “Ksenofon” solli mot të keq në shumë zona të vendit, me erëra të fuqishme deri edhe reshje bore, cikloni i dytë mesdhetar i quajtur “Zorba” ka shkaktuar alarm në të gjithë Greqinë.

12:07
Gisele flet 13 vite më pas për ndarjen me DiCaprio

Gisele Bundchen në librin e saj të ardhshëm “Lessons: My Path to a Meaningful Life”, flet për karrierën edhe ulje-ngritjet në jetën e saj, përfshi dhe disa lidhje të famshme në të shkuarën.

12:05
Sot luhet Tirana-Partizani, policia bllokon rrugët për “paradën” e tifozëve

Policia e Tiranës njoftoi se sot pasdite do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë momentit të kalimit të tifozëve që shkojnë në këmbë drejt stadiumit “Selman Stërmasi”, për të shijuar nga afër derbin Tirana-Partizani, që do të luhet në orën 19:45.

11:43
Negociatat, Gjonaj në Bruksel: Vetting-u ktheu besimin te drejtësia

Shqipëria ka nisur punën përgatitore për përshtatjen e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ndodhet në Bruksel për procesin e “screening”, ka deklaruar në një konferencë të përbashkët me Johannes Hahn se “Vetting-u në drejtësi ka kthyer besueshmërinë e munguar të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.

11:39
Avionit s’i mjafton pista, përfundon i zhytur në lagunë

Një avion nga Papua Guinea e Re përfundoi e zhytur në një lagunë pasi tejkaloi gjatësinë e pistës së një aeroporti në shtetet federative të Mikronezisë.

11:30
Stërvitja e egër e forcave speciale ruse: luftë me qen të tërbuar (Foto)

Spetsnaz quhen forcat speciale ruse, të cilët janë të stërvitur vetëm për të sulmuar.

11:27
Dubai, dalin në shitje këpucët më të shtrenjta në botë: me vlerë 17 milionë dollarë

Harrojini këpucët e kristalta të Hirushes. Këpucët më të kërkuara nga të gjitha gratë në botë janë prej ari dhe me diamante dhe kanë një vlerë prej 17 milionë dollarësh.

11:10
Itali, buxhet kundër varfërisë

Qeveria populiste e Italisë ka arritur marrëveshje për shpenzimet, në përpjekje për t’i dhënë “fund varfërisë” me buxhetin e parë qeveritar të miratuar prej koalicionit Lega-5 Yjet.

10:56
25 vite nga ndërhyrja më e rëndë në futboll. Ai që e bëri thirrej “Psikopati” (Video)

Një nga ndërhyrjet më të rënda në futboll ka mbushur 25 vjet.

10:50
Autobiografia e Tottit shkakton polemika (Foto)

Francesco Totti zgjodhi një mrekulli si Koloseu dhe një ditë të shënuar si ajo e lindjes së tij, për të prezantuar autobiografinë e futbollistit të njohur italian.

10:47
Lushnje, kokainë në lloto; arrestohet pronari i lokalit

Policia e Lushnjes ka sekuestruar disa doza kokainë në një bar-lloto në qytetin e Lushnjes dhe ka arrestuar pronarin e lokalit.

10:24
E fejuan dhe e dërguan në Itali për prostitucion, arrestohen dy persona

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e mashtruar nëpërmjet fejesës, kanë rekrutuar dhe trafikuar në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion një 29-vjeçare.

10:04
“Derby day”! Premierë në stol, festë në tribuna

Derbi i kryeqytetit do të rikthejë atmosferën elektrizuese në futbollin shqiptar, me përballjen emocionuese mes Tiranës dhe Partizanit mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

09:59
Gjysma e Europës, me sytë nga goleadori Piatek

Askush në Serie A nuk do ta mendonte këtë sezon se në majën e shënuesve më të mirë, pas plot 6 javësh, do të ishte një futbollist me emrin Krzysztof Piatek.

09:54
Barazimi i tretë radhazi, Gattuso nuk frenohet me kritika

Milani nuk arriti të takohet sërish me fitoren në Serie A, duke u ndalur në barazimin e tretë radhazi, këtë herë 1-1 ndaj Empolit, në një ndeshje ku krijoi shumë, por nuk arriti të konkretizonte objektivin.

09:50
Elon Musk paditet për mashtrim, rrezikon postin e shefit ekzekutiv

Elon Musk dhe kompania Tesla janë paditur për mashtrim nga mbikëqyrësi amerikan i tregjeve, Securities and Exchange Commission (SEC), pas braktisjes së planeve për ta privatizuar kompaninë e prodhimit të makinave elektrike.

09:06
Itali, 3 të arrestuar për drogë. Drejtues i grupit, një 32-vjeçar shqiptar

Tre të arrestuar, dy denoncime, 30 persona nën vëzhgim si bashkëpunëtorë! Ky është bilanci i operacionit “Rosa dei Venti” të forcave italiane të Rendit në Macerata, në vazhdën e të cilit u sekuestruan 4 kg drogë, ku përfshihej hashash, marijuanë dhe kokainë.

08:59
Moti i keq alarmon Greqinë. Cikloni “Ksenofon” shkakton një sërë problemesh

Moti i keq alarmon Greqinë. Cikloni “Ksenofon” shkakton një sërë problemesh

08:51
Gjykimi i “skifterit” Gentian Duraku, grabitësi serial që vidhte në Gjermani

Gentian Duraku është njëri nga 40 të pandehurve për grabitje, i ashtuquajtur ndryshe si skifteri. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

08:39
Durrës, nipi vret gjyshen për hashash

Zbardhet vdekja e dyshimtë në Durrës e 81-vjeçares Floresha Shkurti, e cila u gjet e pajetë me një goditje në kokë në shtëpinë e saj të enjten.

08:28
“Erdogan do të rrojë për t’u pikëlluar që diskreditoi Gjermaninë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duhet të jetë përgatitur për një pritje të ftohtë, teksa mbërriti një ditë më parë në Gjermani për një vizitë shtetërore treditore.

06:03
Merkel zbulon çështjet që do diskutojë në tryezën me Erdogan

Kancelarja Angela Merkel tha në prag të bisedimeve me Presidentin Tayyip Erdogan se Gjermania dëshiron të punojë me Turqinë ekonomikisht, por shtoi se ajo gjithashtu do të ngrejë çështje të ndjeshme të të drejtave të njeriut dhe të të burgosurve gjermanë në Stamboll.

05:14
Kavanaugh akuzohet për abuzim seksual, përballet me një prej viktimave

I emëruari i Gjykatës Supreme të SHBA-ve, Brett Kavanaugh është akuzuar për abuzim seksual nga tre gra. Kavanaugh i mohon të gjitha akuzat kundër tij, por pavarësisht kësaj, ai u vendos që të dëshmojë në Komisionin e Posaçëm të Senatit për disa nga akuzat që kanë ngritur kundër tij.

04:29
Buffon vlerëson shokun e skuadrës: Është i vetmi talent te Italia

Portieri legjendar italian, Gigi Buffon është rikthyer të flasë për kombëtaren italiane, nga e cila është larguar tashmë, për t’u përkushtuar te skuadra e Paris Saint Germain.

03:27
Candreva zbulon arsyet pse refuzoi Monacon

Pas një sezoni mes vështirësish dhe peshës së mos shënimit të asnjë goli, Antonio Candreva ishte shumë pranë largimit nga Interi në verë, me zikaltrit që kishin arritur një akord huazimi me Monacon, në marrëveshjen e transferimit të Keita Baldesë.

02:41
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë në OKB, Trump kundër të gjithëve

Edhe njëherë Donald Trump kundër të gjithëve! Presidenti i SHBA-ve ka kryesuar për herë të parë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, dhe me këtë rast ka drejtuar gishtin tek armiqtë historikë, duke lënë pas Moskën. Fjalën e tij, Trump e nisi me Europën dhe më pas u shprehet: Kush nuk do të ndërmarrë sanksione mbi Iranin, do të përballet me një seri pasojash!

01:57
Prodhuesit gjermanë të makinave, ndërpresin shitjen e modeleve hibride në Europë

Prodhuesit gjermanë të makinave si Volkswagen AG (VOWG_p.DE), BMW AG dhe Daimler AG në pronësi të Mercedes-Benz kanë ndërprerë shitjen e disa prej makinave të tyre hibride në Evropë, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të emetimit të gazrave.

01:29
Vettel nuk dorëzohet: Me pak fat, fitojmë titullin kampion

Piloti gjerman i Formulës 1, Sebastian Vettel e nisi sezonin ne synimin për të marrë revanshin ndaj pilotit britanik të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe për të fituar titullin kampion bote me Ferrarin.

00:54
Tronditëse në Greqi, shqiptari përdhunon dhe lë shtatzënë vajzën e tij

Mjekët e spitalit të qytetit të Amfisës në Greqi deklaruan se janë të shokuar në lidhje me atë që mësuan së fundi pas ekzaminimit të një vajze me origjinë shqiptare.

00:33
Kolumbia refuzon Venezuelën si garantuese në negociatat me rebelët e ENL-së

Kolumbia nuk do ta pranojë Venezuelën si një garantues të bisedimeve të paqes nëse vendos të vazhdojë negociatat me guerilët marksiste ELN, tha Presidenti Ivan Duque të enjten, duke përmendur mbështetjen e supozuar të vendit fqinj për aktivitetet rebele.

00:00
Mungesa e rezultateve me Milanin, “hija” e Contes fillon të përndjekë Gattuson

Barazimi i të enjtes në mbrëmje kundër Empolit ishte i treti radhazi për Milanin dhe gjithashtu mund të konsiderohet si një nga më zhgënjyesit.

E enjte, 27 Shtator 2018
23:27
“Pa Kufij” – Çfarë do të ndodhë në episodin 3

Tani ata duhet të gjejnë një grup hajdutësh që përdorin poloniumin radioaktiv vdekjeprurës si armë. Përballja me vrasësin kërcënon të gjithë skuadrën.

23:25
Netanyahu tregon depon sekrete të armëve bërthamore në Iran

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tregoi të enjten atë që ai tha se ishte një depo atomike sekrete në Teheran dhe e akuzoi Evropën se po kërkon të qetësojë Iranin, duke i ofruar mbështetje për të përballuar sanksionet e SHBA-ve.

22:58
Milani e bën “dramë”, s’ka fitore as ndaj Empolit

Edhe ndaj Empolit, Milani i Gattusos ishte në avantazh dhe në fund e mbylli ndeshjen në barazim 1-1. Një tjetër mundësi e shkuar dëm nga kuqezinjtë për t’u ngjitur në klasifikim.

22:47
Denoncimi ndaj djalit të deputetit, Manja në “Open”: PD, si zyrë azili

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel tha se sa i përket çështjes së “përdhunimit të vajzës në Fushë Krujë nga djali i deputetit të PS-së” fjalën e ka drejtësia.

22:20
Merkeli pa shumicë – 5 mundësi për të ardhmen qeverisëse

Angela Merkelit iu desh të pranojë një disfatë të hidhur. Grupi Parlamentar unionist e rrëzoi nga kreu kandidatin e Kancelares. Çfarë do të thotë kjo për qeverinë Merkel?

22:11
“SPAK dhe BKH do i arrestojnë për 3 ditë politikanët”

Vettingu politik i kërkuar nga opozita është kryefjala e javëve të fundit në arenën politike. I ftuar në studion e “Open”, Spartak Ngjela argumenton se ky është një ligj krejtësisht i panevojshëm

21:58
Ngjarja e Fushë Krujës, Grida Duma: Urdhër mbrojtje vajzës, të arrestohet autori

Grita Duma u shpreh tejet e irrituar në “Open” me Eni Vasilin në lidhje me ngjarjen e Fushë Krujës, mbi rastin e pretendimit të përdhunimit të mundshëm të një 25-vjeçarje nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Ngjarje e bërë publike një ditë më parë nga nënkomisar Emiljano Nuhu.

21:37
Denoncimi ndaj djalit të deputetit, Balla në “Open”: Thirrje Arta Markut të inspektojë rastin

Akuzat e forta të hedhura nga nënkomisari i Policisë së Shtetit, Emiliano Nuhu se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rrahja për të mbyllur hetimin për djalin e tij, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim, si dhe Taulant Ballën, ka qenë tema e “Open”, mbrëmjen e së enjtes në Top Channel.

21:20
Ngjarja e Fushë Krujës, detaje të reja nga hetimet

Anila Hoxha solli detaje mbrëmjen e sotme nga ngjarja e ndodhur në Fushë Krujë mbi rastin e pretendimit të përdhunimit të mundshëm të një 25-vjeçarje nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Ngjarje e bërë publike një ditë më parë nga nënkomisar Emiljano Nuhu.

20:58
“Vettingu në drejtësi, sukses”; Ambasadorja e Gjermanisë: Sa më shpejt KLGJ dhe KLP

Ishte viti 1988 kur mes Gjermanisë dhe Shqipërisë u nënshkrua një marrëveshje për zhvillim.

20:42
Fiks Fare/ Drejtori i policisë së Korçës lëviz me makinë luksoze e targa false

Mbrëmjen e së enjtes Fiks Fare denoncoi se Zv. drejtori i policisë së Korçës ka në përdorim të tij një automjet të sekuestruar dhe me targa false. Automjeti që përdor zv/drejtori Alfred Nomani është i tipit BMW X6, ngjyrë e bardhë ,me targa AA 303 CC. Këtë makinë e shikon të parkuar çdo ditë para ndërtesës se Drejtorisë së Policisë Korçë.

20:37
Përplasen dy automjete në Divjakë, një i vdekur, dy të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së enjtes në fshatin Xengë, Divjakë, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

20:37
Lotaria Amerikane, ambasada publikon datën për aplikimet

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar këtë të premte datën kur do të nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

20:06
Përkrenaret e Skënderbeut, Orges Kokoshari i dizenjoi në SHBA

Orgesi ka 18 vjet që jeton në New York, por largimi nga Shqipëria nuk e ka shkëputur nga vendlindja e tij. Përkundrazi, prej 3 vitesh ai ka studiuar imtësisht figurën e Skënderbeut. Ka shkuar posaçërisht për të në muzeun e Vjenës.

19:49
PD kërkon “tradhtarët”: Punuan kundër, të mos lejohen të votojnë në parti

9 muaj para zgjedhjeve lokale partia më e madhe në opozitë ka nisur përgatitjet për betejën elektorale. Kryetari i Partisë Demokratike ka urdhëruar nisjen e zgjedhjeve në nivelin bazik të partisë, seksione dhe grup seksione.

19:04
Të votosh a mos të votosh: Maqedonia vendos për emrin

Qytetarët e Maqedonisë vendosin të dielën më 30 Shtator, nëse do ta ndryshojnë emrin e vendit në Maqedonia e Veriut për të rihapur procesin e integrimit në BE dhe anëtarësimin në NATO. Tensionet po rriten paraprakisht.Nga debatet e nxehta politike Maqedonia ka qenë e përfshirë shumë kohë para referendumit për emrin e vendit.

18:45
Christine Blasey Ford dëshmon në Senat

Kandidati i Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh dhe gruaja që e ka akuzuar se e ka sulmuar seksualisht kur të dy ishin adoleshentë, kanë të dalë këtë të enjte para Senatit, e dëshmitë e sotme mund të përcaktojnë balancën e organizmit më të lartë juridik të vendit.

18:24
“SHBA gjithmonë me Kosovën”, konfirmohet mbështetja

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Ramush Haradinaj, është takuar sot me kongresmenë amerikanë, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

18:17
Milani sheh sërish nga Fabregas, transferimi i mundshëm në janar

Spanjolli Cesc Fabregas po kalon ditë të errëta te Chelsea, duke mos u aktivizuar në asnjë ndeshje deri tani në Premier League.

17:59
“Icard-in e kërkoi Reali, por donte vetëm Interin”

Ish-agjenti i Mauro Icardit ka folur për të kaluarën në merkato të lojtarit argjentinas duke thënë se ka pasur një interesim të madh nga ana e Realit të Madridit, por ka qenë pikërisht lojtari, i cili ka vendosur të mos e realizoi këtë transferim dhe të qëndrojë të Interi.

17:52
E re në “Top 5”, kënga që çmendi verën, “Si Bugatti”

Vetëm disa muaj më parë, Gjiko publikoi albumin e tij “Energjiko”, i cili rezultoi tepër i pëlqyer por reperi i njohur së fundmi është shndërruar në sensacionin e rrjeteve sociale falë projektit më të ri muzikor.

17:47
Ndalohet deputeti i AAK në Kosovë

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është arrestuar ditën e sotme deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj në Kosovë, për shkak të kanosjes ndaj ish-prokurorit special të Kosovës, Elez Blakaj, që po hetonte rastin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

17:28
Veliaj: Luli dhe Jorida e sabotuan për zyra shkollën e fëmijëve të Njësisë 8

Edhe sot, këshilltarët e opozitës e braktisën mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku pritej të miratoheshin disa projektvendime të rëndësishme për qytetarët e Tiranës. Mes tyre ishte edhe vendimi që rihap një shkollë në Njësinë 8, të cilës administrata e kaluar e Bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku, të dy banorë të kësaj njësie, i kishte ndryshuar destinacionin, duke e kthyer në zyra për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

17:08
Denoncimi i oficerit, Kryemadhi: Djali i deputetit në kërkim, institucionet të mbrojnë vajzën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryamdhi ka reaguar ditën e sotme mbi denoncimin nga nënkomisar Emiljano Nuhu një ditë më parë, i cili tha se janë mbyllur hetimet për djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, që akuzohej nga një vajzë për përdhunim.

17:07
Vende tabu për turistët e botës – FOTO

Duket se globalizmi i ka dhënë mundësi kujtdo që ka dëshirë dhe para të udhëtojë ku të dojë

16:48
Holandë, të pajisesh me armë zjarri duhet të deklarosh racën dhe besimin…

Qeveria holandeze po përballet me një stuhi protestash për shkak të planeve për të deklaruar edhe racën apo besimin fetar të njerëzve që kërkojnë të pajisen me një licencë për zotërim armësh zjarri.

16:26
Fier, përfshihet nga flakët një zonë me ullishte

Një tjetër zjarr ka rënë në masivin me pemë ullishta në zonën e Peshtanit dhe Cakranit, në vendin e quajtur kthesat e Shkozës.

16:22
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 69

Kaio zemërohet me Euzhenion, i cili e përdorë atë si alibi për të fshehur lidhjen e tij me Irenën. Nonatoja fillon të dyshojë te gënjeshtrat e shumta të Silvanës.

16:18
TopAwards/ Dy Albanë në krye të listës

Kjo javë e klasifikimit të “The Top List” është pushtuar nga dy Albanët e njohur të muzikës shqiptare dhe bëhet fjalë për Alban Skënderaj dhe Alban Ramosaj. Dy artistët e talentuar renditen në dy vendet më të nxehta të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

15:53
Top Talk/ Afrim Krasniqi: Njerëzit nuk e besojnë opozitën sepse…

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, deklaroi se “fatkeqësisht, opozita e ka humbur shansin për t’u reformuar dhe njerëzit ta besojnë”.

15:52
UEFA vendos: Gjermania do të organizojë “Euro 2024”

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që Gjermania do të jetë organizatorja e Kampionatit Evropian të vitit 2024, pas votimit që u realizua në Nion të Zvicrës, aty ku projekti gjerman mundi atë turk.

15:46
Top Talk/ Afrim Krasniqi: Vetting-u politik, i pazbatueshëm për momentin

Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtues i Institutit për Studime Politike, ishte i ftuari i së enjtes në emisionin “Top Talk”, me gazetarin Denis Dyrnjaja.

15:30
Shqipëria, borxh të lartë. “Moody’s” konfirmon notën B1 me perspektivë të qëndrueshme

Pak ditë para se qeveria të marrë 500 milionë euro hua në tregjet ndërkombëtare, gjiganti amerikan “Moody’s” ka konfirmuar notën B1 për borxhin publik të Shqipërisë, duke e cilësuar atë me perspektivë të qëndrueshme.

15:18
Konflikti në prokurori. Amerikanët ndërhyjnë për ta zgjidhur

Ambasada Amerikane duket se ka marrë përsipër që të paqtojë konfliktet brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që vazhdon prej një jave të jetë e përçarë pas ndëshkimit të 10 prokurorëve nga Arta Marku.

15:07
Hetim “dëshmisë së policit”. Policia dhe prokuroria po verifikojnë deklarimet

Menjëherë pas denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim të thelluar mbi deklarimet e tij.

15:00
Spiropali: Kastrati i pagoi 100 milionë lekë kompanive të kunatit të Bashës

Prej tre ditësh socialistët presin përgjigje nga Lulzim Basha për atë që mazhoranca e cilëson si skemën e gjobëvënies së kryeopozitarit, përmes së cilës ai akuzohet se kërkon më shumë para’ nga kompanitë e mëdha në vend, me qëllim që të mos u përmend emrat.

14:59
Ndalimi me ligj i adresave anonime në rrjetet shoqërore

Angela Rayner është një nga politikanët e shumtë që kanë sugjeruar se adresat anonime nëpër rrjete shoqërore duhet të ndalohen, në mënyrë që të ulen abuzimet dhe kërcënimet në internet.

14:46
Kors blen Versacen për 2.1 mld dollarë

Blerja e shtëpisë italiane të modës “Versace” nga marka amerikane “Michael Kors” është zyrtarizuar tashmë për shumën e 2.1 miliardë dollarëve.

14:44
90 vitet e Ennio Morricone-s

“Jam i prekur nga këto festime. Jam një kompozitor si shumë të tjerë, diçka më ka shkuar mirë e diçka tjetër pak më mirë. Publikut i them vetëm faleminderit. Kompozitorët kanë nevojë për publikun”

14:32
Balla kallëzon penalisht Lulzim Bashën, Basir Çollakun dhe Emiliano Nuhun

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kallëzuar penalisht Lulzim Bashën, Basir Çollakun dhe Emiliano Nuhun për “kallëzim të rremë” dhe “fyerje”.

14:19
Derbi me Partizanin, Ze Maria i Tiranës: Të shkruajmë historinë

Më pak se 24 orë nga derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, gjithçka duket se është gati. Në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes, trajneri brazilian i Tiranës duket i qetë pas ngjarjeve në Korçë dhe i bindur se për ndeshjen derbi do të kenë mundësinë të marrin 3 pikët.

14:16
Durrës, gjendet pa jetë në banesë një 83-vjeçare

Policia e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme, në lagjen Nr.16 të qytetit, është gjetur pa shenja jete në banesë shtetësja 83-vjeçare me iniciale F.Sh.

14:05
Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, fëmijët nuk paraqiten për të dëshmuar përballë babait vrasës

Fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi nuk u paraqitën për të dëshmuar përballë babait të tyre, Fadil Kasemi.

13:58
Denoncimi i Nuhut, Paloka: Heshtja e Edi Ramës, pjesë e skenarit mafioz

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se “heshtja e Edi Ramës për skandalin e denoncuar nga nënkomisar Emiljano Nuhu është pjesë e skenarit mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin”.

13:57
Turqia kërcënon të përndjekë kundërshtarët e Erdoganit kudo, edhe në SHBA

Pavarësisht se është aleate e NATO-s, Turqia ka premtuar se do të përndjekë kundërshtarët e presidentit Recep Tayyip Erdogan edhe në tokë të huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

13:45
I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikes, i kthehet qelisë. Arrestohet për gjobëvënie

Lavdërim Tufa, autori i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes i kthehet sërish qelisë. Sipas një njoftimi të policisë së Tiranës, ai është vënën në pranga për gjobvënie.

13:35
Bushati në OKB: Diversiteti, pjesë integrale dhe pasuri e shoqërisë sonë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ku tha se diversiteti është pjesë integrale dhe pasuri e madhe e shoqërisë sonë.

13:29
Referendumi në Maqedoni, në mesnatë nis heshtja zgjedhore

Nga mesnata, në Maqedoni nis heshtja zgjedhore para votimit të së dielës për referendumin që është konsideruar historik.

13:08
Negociatat, procesi “screening” nis me drejtësinë

Shqipëria dhe Maqedonia kanë nisur punën përgatitore për përshtatjen e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. “Screening” do të nisë me drejtësinë, pikërisht kapitullin 23, “Drejtësia dhe të drejtat themelore të njeriut”.

12:59
Drama e 3 fëmijëve të Rrajcës. Pas vdekjes së babait, kujdesen për nënën e sëmurë

Igli, Ersa dhe Urimi janë tre fëmijë të familjes Çuku, nga Rrajca e Prrenjasit, të cilëve u ka rënë barra e rëndë e kujdesit për nënën e tyre dhe për njëri-tjetrin.

12:40
Botërori i basketbollit për femra, Spanja e Franca në çerekfinale

Spanja, Franca, Kina dhe Nigeria janë 4 skuadrat e tjera çerekfinaliste të Botërorit të basketbollit të femrave.