Policia e Lushnjes ka sekuestruar disa doza kokainë në një bar-lloto në qytetin e Lushnjes dhe ka arrestuar pronarin e lokalit.

Personi i rënë në pranga është 24-vjeçari Redjon Çaushi, banues në Lushnje.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një vend të përshtatur në mur.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Top Channel