E enjte, 27 Shtator 2018
12:30
Google mbush 20 vjeç, dy dekada rritjeje të suksesshme

Google feston ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç. Në këto dy dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, është bërë motori më popullor i kërkimit, ka lançuar sistemin operativ “Android”, më i përhapuri në botë, e tani po këmbëngul tek inteligjenca artificiale.

12:18
Veliaj: Lulzim Basha, autori i ligjit që detyron fëmijët të paguajnë biletën e autobusit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se ish-ministri i Transporteve dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është autori i ndryshimeve ligjore që detyronte fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjeç të paguanin biletën e udhëtimit në transportin urban.

12:11
Aksident me pasojë vdekjen në Berat, 25-vjeçari përplas me makinë 67-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së enjtes në qytetin e Beratit.

11:59
VAR, në Champions nga 2019! CR7 pret dënimin nga UEFA

Videoarbitrimi, siç është diskutuar prej muajsh, pritet të zbatohet edhe në Champions League.

11:57
Veliaj: Po të bëhet vetting në art, opozita ngel pa protestues për teatrin

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se tashmë nuk ka asnjë aktor që proteston për teatrin, vetëm dy regjisorë të dënuar për vjedhje.

11:47
Sansa, më shkatërruese se kurrë në filmin e shumëpritur (Foto)

Sophie Turner, aktorja e famshme për interpretimin e Sansa Stark në serialin “Game of Thrones”, shfaqet për herë të parë si i tmerrshmi Feniksi i Errët, në trailerin e filmit të shumëpritur “X-Men: Dark Phoenix”.

11:32
Gisele Bundchen ka menduar vetëvrasjen

Është një prej supermodeleve më të paguara në botë, e martuar me një prej sportistëve më të famshëm e më të pasur, por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të mendojë të vrasë veten.

11:32
Botërori i volejbollit, Serbia e Brazili sigurojnë fitore me vlera

Serbia bën një hap të madh drejt fazës gjysmëfinale të Botërorit të volejbollit për meshkuj. Në ndeshjen e parë të grupit J, në “Final Six”, skuadra serbe mundi skuadrën e një prej vendeve organizatore, Italinë, me rezultatin e pastër 3-0.

11:23
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 55 dhe 56

Natalia sheh Marsian duke mbytur Omarin me jastëk. Noemi i rrëfen Rexhinës se ka një motër, nga lidhja e të atit me një prostitutë. Alonsoja e Çuloja bashkë kundër Rexhinës e Herardos.

11:16
Vendimet, ngrihet qendra e pestë sociale në Tiranë dhe krijohet Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”

Pas hapjes së katër qendrave të para sociale, në Kombinat, në Laprakë, në Bulevardin “Zogu i Parë” dhe në Njësinë 4, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e sotme të miratojë edhe ngritjen e qendrës sociale “Strehëza Tiranë”. Kjo qendër do të vendoset brenda ambienteve të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë dhe është ideuar për t’i ardhur në ndihmë personave të pastrehë të ndodhur në situatë rruge.

11:10
Maqedoni, përpjekje për të delegjitimuar referendumin!

Një grup pro demokracisë tha se ka zbuluar përpjekje të gjera “online” për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, i cili ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.

10:59
Dybala feston golin me komentin e Shakohoxhës në Story (Video)

Paulo Dybala shënoi një nga dy golat e Juventusit në fitoren 2-0 ndaj Bolonjës, në javën e gjashtë të Serisë A.

10:51
Kate Middleton i kthehet punës

Gjashtë muaj larg aparateve dhe kamerave, dhe dedikim total të tre fëmijëve,Louis, Charlotte e George, bashkëshortja e William është gati për tu kthyer në impenjimet e saj mbreëtrore. Më 2 tetor do të jetë në një shkollë në Londër.

10:50
Vlorë, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

10:32
Universitetet kineze, përmirësime të ndjeshme. Renditja kryesohet nga britanikët

Universitetet kineze po kryesojnë në renditjen globale të Azisë, ndërsa institucionet lindore të arsimit të lartë po ngushtojnë hendekun me homologët perëndimorë, por në anën tjetër India mbetet prapa.

10:20
VAR-i ndëshkon sërish Barcelonën

Një program sportiv spanjoll zbuloi se goli i parë i Leganesit ishte në pozicion jashtë loje, në humbjen e papritur të Barcelonës me rezultatin 2-1, ditën e mërkurë.

10:17
Laboratori i dytë kinez do të hyjë në atmosferë korrikun e 2019-s

Një laborator i dytë hapësinor kinez pritet të hyjë në atmosferën e Tokës në korrik të vitit 2019, për t’u shkatërruar në mënyrë të kontrolluar.

10:06
Tiranë, pranga 22-vjeçarit që shpërndante hashash pranë shkollave

Një person që shpërndante drogë pranë disa shkollave në Tiranë u arrestua gjatë një operacioni të policisë në kryeqytet.

09:59
Argjentina merr huanë më të madhe në histori nga FMN-ja, por me kushte

Harrojeni Greqinë! Argjentina bëhet vendi që merr huanë më të madhe ndonjëherë në historinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me synimin për të shpëtuar financat e trazuara të vendit. Bëhet fjalë për plot 57.1 miliardë dollarë, që do të disbursohet përgjatë tri viteve të ardhshme.

09:40
Paraqitet me vonesë në aeroport, del në pistë e vrapon për të kapur avionin

Një pasagjer është arrestuar në pistën e Aeroportit të Dublinit nga policia, pasi arriti të dilte nga terminali në drejtim të një avioni duke thirrur ndaj pilotit që të mos nisej ende. Incidenti është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje.

09:22
Voziste me kajak, foka i hedh në fytyrë oktapodin gjigant (Video)

Një person që po voziste me kajak në ujërat përreth Zelandës së Re është ndeshur me një situatë të pazakontë teksa përpiqej të vështronte nga afër gjallesat nënujore. Në një moment, një fokë i ka hedhur në fytyrë një oktapod.

09:01
Pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane, i dënuar me mbi 6 vite burg

Një operacion në bashkëpunim mes policisë së Durrësit dhe efektivëve të Komisariatit të Krujës ka sjellë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të një të dënuari për disa vepra penale.

08:49
Trump: Zgjidhje dyshtetërore për konfliktin e Lindjes së Mesme

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se dëshironte një zgjidhje dyshtetërore të konfliktit mes izraelitëve e palestinezëve, në atë që konsiderohet si shprehja më e qartë deri më sot e mbështetjes së administratës së tij për një përfundim të tillë.

08:35
Karta identiteti dhe viza false në autobusin Shqipëri-Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në Greqi, pasi u janë gjetur 350 karta identiteti gjermane dhe franceze bosh, si dhe 100 viza gjermane.

08:22
Sulmi në Angli, zbulohet identiteti real i një prej të dyshuarve: Është kolonel i GRU-së

Njëri prej dy të dyshuarve për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Britanisë së Madhe është kolonel në shërbimin informativ ushtarak rus, GRU.

05:54
Trump: Do negociojmë tregtinë e lirë me Japoninë

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se kishte rënë dakord me kryeministrin japonez Shinzo Abe të mërkurën për të filluar bisedimet mbi një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë që Tokio e kishte refuzuar më herët.

05:09
Përdhunohet 7-vjeçarja, zemërim në Afrikën e Jugut

Afrikano-jugorët kanë shprehur zemërim pas përdhunimit të një vajze 7-vjeçare në një tualet restoranti.

03:38
Polemika në Angli për debutimin e një 15-vjeçari

Harvey Elliott është një 15-vjeçar i cili mbrëmjen e së martës debutoi në futbollin profesionist anglez, në ndeshjen Fulham-Milëall, e vlefshme për Carabao Cup.

02:59
YouTube përshtatet me celularët e ri iPhone XS dhe iPhone XS Max

Apple mund të mos përdorë kodekët që preferon YouTube, por kjo nuk do të thotë që me iPhone-t e fundit do të shikoni me cilësi më të ulët.

02:17
Salvini i përgjigjet Macron: Nuk pranojmë leksione

“Nuk pranojmë leksione drejtësie apo humanizmi nga ana e Zotit Macron, i cili në muajt e fundit i ka blinduar kufijtë me Italinë dhe ka refuzuar më shumë se 50 mijë emigrantë, për më tepër gra dhe fëmijë”.

01:35
Ikën aleati i ngushtë i Merkelit. Kauder humbi garën për kreun e grupit parlamentar CDU-CSU

Volker Kauder, kryetari i grupit parlamentar të aleancës në pushtet CDU-CSU dhe një prej aleatëve më të ngushtë të Angela Merkelit, e humbi pozicionin e tij.

01:03
Një yll i ri po “lind” në kampionatin italian

Kur janë luajtur 6 javët e parë në Seria A, golashënuesi nuk është Ronaldo, Dybala apo Immobile, por një futbollist që në fillim të sezonit ishte anonim.

00:26
Përqafoi gruan me perçe, hetohet policja daneze

Një police daneze që përqafoi një protestuese myslimane të mbuluar është nën hetim. Policja e paidentifikuar e përqafoi gruan në demonstratën e gushtit kundër ndalimit të mbulimit të femrave në Danimarkë.

E mërkurë, 26 Shtator 2018
23:53
“Ditë e zezë” edhe për Realin, ish sulmuesi i Milanit i shënon dy gola

Mbrëmja e sotme rezultoi “e zezë” për skuadrat e mëdha spanjolle, sepse pas Barcelonës, e cila u mposht nga Leganes me përmbysje, ishte radha e Realit të Madridit që të kapitullojë.

23:30
Haradinaj kërkon mbështetje nga NATO për ngritjen e ushtrisë

“Roli i NATO-s në Kosovë ishte jetik për popullin tonë në kohë lufte, kontributi i së cilës vazhdon edhe në ditët e sotme. Objektivi ynë kryesor strategjik mbetet aplikimi i plotë i standardeve të Bashkimit Evropian në rrugën tonë drejt procesit të integrimit në BE dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO-s”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg në Nju Jork.

23:07
Juventusin s’e ndal askush, Ronaldon po

Cristiano Ronaldo ndalet, por Juventusi jo, pasi bardhezinjtë arritën të marrin edhe fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje të këtij sezoni, duke kryesuar bindshëm me 18 pikë.

22:30
Policia, gati për derbin e Tiranës. Plot 400 policë dhe 80 “steward”

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit afrohet ditë pas dite, duke treguar një interes gjithnjë e më të madh për këtë ndeshje nga tifozeritë e të dyja skuadrave.

22:19
Befasi në Spanjë, Barcelona mposhtet nga skuadra e vendit të fundit

Pas barazimit 2-2 ndaj Gironës në “Camp Nou”, Barcelona shkakton një tjetër befasi në kampionatin spanjoll të futbollit, duke u mposhtur 2-1 nga Leganesi i vendit të fundit.

22:08
Të varfërit nuk shkollohen

Sipas të dhënave të raportit “Pabarazia në Europën Juglindore” nga Friedrich Ebert rezulton se universitetet po i mbyllin dyert studentëve të varfër dhe për këtë Shqipëria mban vendin e parë.

21:55
Top Story/ Mashtrimet publike të kryedemokratit Lulzim Basha

Duke iu referuar rezultateve të nxjerra dhe të dokumentuara nga Top Story, gënjeshtra e politikanëve si duket është ngjitëse. Kur një politikan gënjen, të tjerët nuk mund të rrinë “duarkryq”, pa bërë edhe ata të njëjtën gjë. Opozita me kryedemokratin Basha janë më të lirshëm për të mashtruar opinionin publik me deklaratat e tyre, pasi edhe vëmendja ndaj tyre është tepër e vogël.

21:50
Top Story/ Deklaratat e pavërteta të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, sot Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk i ka shpëtuar dot përfshirjes së deklaratave të pavërteta dhe premtimeve të pambajtura.

21:49
Top Story/ Mashtrimet publike të ministrave, ja për çfarë gënjejnë kryesisht!

Me ardhjen në pushtet, sindroma e premtimeve të pambajtura prek edhe ministrat, apo kryetarët e Bashkive. Mund të përmendim këtu ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, apo Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri.

21:44
Top Story/ Ndërtimet te Liqeni dhe çmimi i ujit në Tiranë, ja të pa vërtetat

Mes politikanëve që gënjejnë, që nuk mbajnë premtimet dhe që bëjnë deklarata të pavërteta, është dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Bëhet fjalë për çmimin e ujit të pijshëm në disa zona apo ndërtimin e disa kullave tek Diga e Liqenit.

21:37
Top Story/ Sa herë ka mashtruar Arben Ahmetaj me punësimin në Shqipëri

Top Story duke iu referuar kryesisht deklaratave të bëra në parlament, premtimeve gjatë fushatave elektorale, konferencave për shtyp, intervistave të transmetuara në media dhe duke i testuar ato për vërtetësi dhe saktësi, nxori në pah dallimin mes politikanëve që gënjejnë për t’u zgjedhur, dhe atyre që vazhdojnë të gënjejnë edhe pasi janë zgjedhur.

21:35
Top Story/ Deklaratat publike të pavërteta të kryeministrit Edi Rama

Nuk janë të pakta për nga numërimi deklaratat dhe premtimet e pambajtura të kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili shfrytëzon fushatat elektorale, intervistat apo konferencat për shtyp për t’i bërë ato.

21:28
Top Story/ Nga centrali bërthamor e deri tek heqja e vizave me SHBA-në, premtimet absurde të Berishës

Ndër premtimet që kapërcejnë çdo imagjinatë dhe pamundësi për t’u realizuar, janë premtimet e dhëna nga ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në fushatën zgjedhore të vitit 2013, deklaroi liberalizim të vizave me Shtetet e Bashkuara brenda 4 viteve të ardhshme, premtim që rezulton i parealizuar.

21:23
Top Story/ Si mashtroi Alfred Peza në vitin 2013, përpara se ai të bëhej deputet!

Ekziston një dallim mes mashtrimeve të politikanëve që gënjejnë me vetëdije, duke bërë premtime realisht të pamundura, dhe atyre, premtimet e të cilëve, nuk arrijnë të përmbushen dot, apo nuk përmbushen plotësisht brenda një periudhe të caktuar.

21:14
Top Story/ Premtimet e bëra në 2013 nga Edi Rama, që sot nuk janë realizuar

Deri më sot, një politikan shqiptarë mund të flas të pavërteta, të mashtrojë, të manipulojë, të tjetërsoj…dhe publiku të mos kuptojë asgjë. Top Story risjell në vëmendje premtimet elektorale të vitit 2013 dhe vitit 2015, pasi në vitin 2017, si rrallëherë politikanët u zgjodhën pa premtuar asgjë.

21:07
“Sport Bild”: Klopp u jep lojtarëve të Liverpulit një “pije sekrete”

Gjërat nuk mund të shkojnë më mirë se kaq për Liverpulin. Skuadra e kuqe është kryesuesja e kampionatit anglez, e ka nisur me fitore fazën e grupeve në Champions League dhe po luan një futboll fantastik.

20:53
Dëshmia e oficerit, Balla: Sajesë, e provoj në gjyqin me Bashën

Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas denoncimit të bërë ditën e sotme nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, i cili ngriti akuza edhe ndaj tij se ka ndikuar në mbylljen e hetimeve për djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim.

20:42
Fiks Fare/ Rruga e bllokuar, familjarët nuk kanë nga të nxjerrin arkivolin

Në muajin qershor të këtij viti, emisioni “Fiks Fare” solli për publikun historinë e dy të moshuarve të cilët jetonin në shtëpinë e tyre në rrugën “Dalip Peza” të lagjes 17, në Durrës. Zonja Fllanxë dhe zoti Nazmi Tosku jetonin në banesën e legalizuar, por që nuk kishin asnjë rrugë kalimi për të dalë nëpër qytet.

20:07
Kadri Veseli te Ferronikeli në Drenas. Mane: Do të zgjerojmë kapacitetet prodhuese në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli vizitoi kompaninë NewCo Ferronikeli në Drenas.

19:55
E përplasi makina, viktima më shumë se një orë në rrugë, bllokohet qarkullimi

Një 25 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Sovjan, në rrugën Korçë-Pogradec, ndërsa trupi i pajetë e viktimës ka qëndruar për më shumë se një orë në rrugë.

19:42
Denoncimi i oficerit Nuhu, reagon policia: Nuk ka qenë në detyrë

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë në lidhje me denoncimin e bërë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi se si është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rrahja për të mbyllur hetimin për djalin e tij, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim.

19:34
E përplas makina në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë 25-vjeçari

Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

19:22
Dëshmia e nënkomisarit për kërcënimin nga deputeti i PS-së, reagon Basha: Krim shtetëror

Pasi nënkomisari i Policisë së Shtetit, Emiliano Nuhu dëshmoi se si është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rrahja për të mbyllur hetimin për djalin e tij, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

19:06
FRESSH Tiranë çel anëtarësimet e reja, Veliaj: Qeveria ka marrë vendimet më të shumta në dobi për njerëzit

Forumi Rinor Euro-Socialist çeli fushatën e anëtarësimeve të reja. Qindrat rinj kishin mbushur Amfiteatrin pranë Universitetit të Arteve duke shprehur dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Tiranën dhe Shqipërinë që duam.

19:03
Shpikje kineze: Fustan nusërie me thasë çimentoje! (Foto)

Ndërkohë që shumica e fustaneve të nusërisë janë me mëndafsh, saten dhe dantella, një grua kineze ka tërhequr vëmendjen e miliona personave duke krijuar një fustan nusërie me një material që vështirë se të shkon në mendje.

19:00
PD ndan grupet e punës për zgjedhjet në strukturat e partisë. Top Channel zbulon emrat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me deputetë dhe drejtuesit e strukturave për ndarjen e grupeve të punës për zgjedhjet në strukturat e degëve të Partisë Demokratike.

18:59
Gënjeu se nuk ka fëmijë, Miss-i humb kurorën

Veronika Didusenko u shpall Miss Ukraina pak kohë më parë, por nuk zgjati shumë dhe drejtuesit e eventit vendosën ta “rrëzojnë nga froni” pasi kishte gënjyer që ishte e martuar dhe kishte edhe një fëmijë 4 vjeçar, në kundërshtim me rregullat.

18:53
Meta takohet me Trump: Partneritet i fortë strategjik

Presidenti Ilir Meta mori pjesë të mërkurën në pritjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

18:33
Kupa e Shqipërisë, kualifikohen ekipet e Superiores

Nuk ka asnjë surprizë në raundin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e Kategorisë Superiore janë kualifikuar për në raundin tjetër, madje pa shumë probleme dhe në të shumtën e rasteve me goleada.

18:10
Bonuset për lindjet, Rama sqaron pagesat për rastet e binjakëve

Paraditen e sotme, kryeministri Rama foli për risitë në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm ku e vuri theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.

18:03
Rama e ka me median: Nuk synon më të vërtetën, por synon publikun si gjah

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”, sulmoi mediat duke i akuzuar se janë të përfshira “në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën apo faktet”.

17:51
Bie pema në shtyllën elektrike, digjet kodra me ullinj në Levan

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e së mërkurës në kodrat e fshatit Levan, pak kilometra nga qyteti i Fierit.

17:37
Gjuetia e paligjshme në Nartë, banorët: Rrezik i madh për shpendët e egra

Nga gjuetia natën, kanë mbetur vetëm fishekët bosh. Fajtorët ikin dhe nuk kapen kurrë.

17:25
Berat, kapen 2.5 kg heroinë, 441 kg kanabis dhe 75 granata, arrestohet një person

Një sasi prej 2.5 kg heroinë, 441 kg kanabis dhe 75 granata janë sekuestruar nga policia në Berat, ndërsa është vënë në pranga edhe poseduesi i tyre.

16:59
Trump: Kina po përpiqet që të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme

Kina, sipas Donald Trump, po punon për të ndërhyrë në zgjedhjet e mesit të mandatit, me qëllimin që ta dëmtojnë atë vetë politikisht.

16:55
Presidenti i Fiorentinës: Gjyqtari, lojtari më i mirë i Interit!

Interi fitoi mbrëmjen e së martës 2-1 ndaj Fiorentinës, në një sfidë të kontestuar nga drejtuesit e skuadrës kundërshtarë për favorizim nga arbitri i ndeshjes.

16:51
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 68

Rui sheh Euzhenion të dalë nga apartamenti i Irenës. Sebeli s’mund t’i afrohet Ruit, ose do të arrestohet. Dantasi i thotë Kaios se Bibia dyshohet si shkaktarja e djegies së restorantit.

16:39
Afron Tirana-Partizani, Gega: Duam jo vetëm fitoren e derbit

E premtja është dita e derbit të zjarrtë mes Tiranës dhe Partizanit që rikthehet në Kategorinë Superiore pas një sezoni. Ai që e përjeton në mënyrë të veçantë është Skënder Gega pasi tani ai është në rolin e trajnerit dhe e sheh këtë derbi në një tjetër këndvështrim.

16:30
Oligarkë në Shqipëri?! Pjerin Ndreu në “Top Talk”: Nëse ka, duhen denoncuar me fakte

Ka apo s’ka oligarkë në Shqipëri, e kush janë ata?! Kjo është një tjetër çështje që ka përfshirë politikën shqiptare, tonet e së cilës rreth kësaj çështje janë ashpërsuar shumë me akuza dhe kundër akuza mes opozitës dhe qeverisë.

16:11
Vettingu në politikë, Pjerin Ndreu në “Top Talk”: Do merret me thashetheme. SPAK, institucioni i duhur

Vettingu në politikë është prej disa ditësh kryefjala e debatit politik në Shqipëri, e teksa PS kërkon që ta dërgojë nismën e opozitës në Komisionin e Venecias për të marrë konfirmimin e ndërkombëtarëve, Pjerin Ndreu në studion “Top Talk” argumenton se vettingu politik i kërkuar nga opozita do të jetë vetëm në kuadër të thashethemeve, e askush nuk do të mund të provojë lidhjet kriminale.

15:55
Domatet e helmuara; Greqia kap prodhimet shqiptare: Nivel i lartë pesticidesh

Katër ton e gjysëm domate të eksportuara nga Shqipëria dhe Italia në Greqi, u gjetën me përmbajtje shumë të lartë të pesticideve. Autoritetet greke kanë tërhequr nga tregjet e fruta-perimeve në Athinë gjithë sasinë e shpërndarë nga një kompani greke dhe kanë lajmëruar shkatërrimin e domateve të cilat cilësohen të rrezikshme për konsum.

15:40
Shqiptarët pa viza dhe në El Salvador

El Salvador është një tjetër shtet që i shtohet listës së atyre ku ata që kanë pasaportë shqiptare mund të udhëtojnë pa viza.

15:38
Mbetjet kërkojnë 450 mln euro; Strategjia për menaxhimin në të gjithë vendin

Në 15 vitet e ardhshme Shqipërisë i nevojiten 450 milionë euro për të menaxhuar mbetjet urbane. Kaq është fatura e studimit për menaxhimin e integruar të mbetjeve qe është hartuar nga Ministria e Infrastrukturës.

15:36
Takimi i ministrave të rajonit, Bushati: Një treg të vetëm për Ballkanin Perëndimor

Një treg të vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe vullnet politik për të hequr barrierat që pengojnë ndërlidhjen në rajon është shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë takimit të ministrave të Ballkanit Perëndimor me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahh, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

15:29
Trafikanti i penduar, tregon se punonte për një polic

Një trafikant droge i penduar ka treguar sot në gjykatë se si prej disa vitesh, prej vitit 2011 kishte punuar si transportues hashashi për llogari të një oficeri policie. Ai merrte një pagese për ta çuar drogën në fillim nga porti i Vlorës në Itali, e më pas nga ai i Durrësit, deri sa u kap në vitin 2017.

15:28
Marku në Sofje, memorandum për shkëmbim informacioni me Bullgarinë

Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacionit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike.

15:17
Ironia e ministrit belg me Shqipërinë: Tenxherja, kundër bolierit

Arrestimi i Safet Bajrit, një nga anëtarët e grupit kriminal që u godit së fundmi, ka shkaktuar një përplasje në distance mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.

15:06
Vettingu i politikës/ PS shtyn shqyrtimin e nismës së opozitës. PD kundër

Socialistet e refuzuan sot kërkesën e opozitës që ndryshimi i Kushtetutës për vettingun e politikës të bëhej brenda javës tjetër. Për më tepër mazhoranca vendosi që nismën e Partisë Demokratike ta dërgojë më parë për mendim në Komisionin e Venecias.

14:46
“Gjobvëniet e Bashës”; Akuza nga deputeti socialist Ervin Bushati

Mazhoranca akuzoi sot kryetarin e Partisë Demokratike për gjobëvënie. Deputeti Ervin Bushati tregoi edhe rastin dhe kompaninë.

14:30
Ekonomia u rrit 4.3 për qind. INSTAT: Rritja nga industria, energjia dhe turizmi

Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia shqiptare u rrit me 4.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit, e ndihmuar nga situata e mirë energjetike dhe rritja e prodhimit industrial.

14:22
Kërcënoi prokurorin, ndalohet deputeti i “Nismës” Milaim Zeka

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është ndaluar nga autoritetet dhe i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh, për shkak të – siç thuhet, – “kërcënimit ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Afrim Shefkiu”.

14:20
Arrestohen dy amerikanë më kërkesë të DEA: Do prodhonin drogë sintetike

Dy shtetas amerikan, njëri prej tyre me origjinë shqiptare u arrestuan në Tiranë, teksa po përgatiteshin të prodhonin drogë sintetike. Vincent (Dominic) De Caro dhe Arber Isaku, të dy 29 vjeç, lindur dhe banues në New York ishin në kërkim prej një viti nga DEA. Ata u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s ndërsa në bazën e tyre u sekuestruan mjetet që do të shërbenin për përgatitjen e drogave sintetike.

13:47
Veliaj: Sauku i Vjetër, me kënd lojërash si në të gjithë Tiranën

Një shesh që deri një ditë më parë përdorej si parking në zonën e Saukut, në kryeqytet, është kthyer në vend pushimi e argëtimi për komunitetin.

13:43
Këshilli bashkiak, opozita unifikon qëndrimin për transportin publik dhe Teatrin

Këshilltarët e LSI-së janë mbledhur një ditë para mbledhjes së këshillit bashkiak për qëndrimin që do të mbajnë në këtë mbledhje për terminalin e transportit publik dhe çështjes së teatrit.

13:36
Jemi vërtet në prag të shërimit të Alcajmerit?

Një studim i ri ka dalë në faqet e para të gazetave, me premtimin se sëmundja e Alcajmerit mund të shërohet brenda gjashtë vitesh. Por a jemi vërtet në prag të një shërimi të plotë?

13:31
“Katar 2022”, raporti i Amnesty: Punëtorët s’paguhen prej muajsh

Një tjetër skandal ka shpërthyer mbi Botërorin e Katarit. “Amnesty International” ka përpiluar një raport, sipas të cilit dhjetëra punëtorë të impenjuar në përgatitjet për këtë turne nuk janë paguar prej muajsh.

13:25
Montevideo, trajneri i Uruguajit refuzon statujën në nder të tij

Oscar Tabarez rezulton se është mjeshtri i modestisë. Trajneri i përfaqësueses uruguajane ka refuzuar propozimin e bërë nga Bashkia e Montevideos, për vendosjen e një statuje të teknikut 71-vjeçar në qendër të qytetit, pikërisht për të nderuar atë.

13:10
Barazia gjinore, Mesi: Së shpejti njësi koordinuese për forcimin e mekanizmit

Shqipëria do të ketë një njësi koordinuese për forcimin e mekanizmit kombëtar të barazisë gjinore, e cila do të sigurojë qëndrueshmëri më afatgjatë e bashkëpunim më të thellë me partnerët e donatorët.

13:05
Një udhëtim për të mos u harruar…me “trenin e çokollatës”

Po kërkoni një eksperiencë të veçantë, për t’u kujtuar gjatë? Një mundësi është treni i çokollatës, që mund t’iu çojë në parajsën zvicerane të çokollatës dhe të djathit.

12:58
Alibeaj: PS po përdor “Venecian” për të shtyrë vetingun politik

Në ambientet e Kuvendit është mbledhur Komisioni i Lidhjeve dhe Këshilli i Legjislacionit për të shqyrtuar nismën e opozitës për vetting në politik. Në fjalën e tij deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi artificial propozimin e PS për ta dërguar nismën e opozitës për marrje opinion në Komisionin e Venezias.

12:47
“Pa Kufij” – Çfarë do të ndodhë në episodin 2

Vrasësi ka marrë peng një police e ka në plan që ajo të bëhet viktima e tij e radhës. Por një tragjedi e papritur ndryshon jetët e skuadrës përgjithmonë.

12:47
Antikorrupsioni në Shkodër, Gjonaj: Largime nga puna, e kallëzime penale

Veprimtaria e Task Forcës Antikorrupsion ka vijuar me kontrolle dhe inspektime në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut, sipas një skeme të ndërtuar mbi bazën e denoncimeve të bëra nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqeduam.al.

12:39
“20 mijë shqiptarë, sot quhen skllevër modernë”

Deputetja Jorida Tabaku theksoi në Seminarin ndërkombëtar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, se në raportet ndërkombëtare vihet re numri prej 20 mijë shqiptarëve të cilët sot quhen skllevër modernë.

12:32
Vetingu i politikanëve, në Kuvend nis shqyrtimi i nismës së opozitës

Në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Ligjeve si dhe e Këshillit për Legjislacionin, ka filluar procedura për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 44 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR, për atë që njihet gjerësisht si nisma e opozitës për vettingun politik.

12:26
Will Smith feston 50-vjetorin në një stil të veçantë (Video)

Will Smith ka festuar kalimin te të 50-at në stil. “Bungee Jumping” për shumëkënd mund të mos jetë një ide e pëlqyeshme, por të paktën ai nuk do ta harrojë kurrë ditën e tij të madhe.

12:19
Meta me Mbretin e Jordanisë: Bashkëpunimi të marrë një hov të ri

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Presidenti Ilir Meta u takua me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

12:12
Manastirliu: Së shpejti rikonstruksione në disa maternitete të vendit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bashkë me kryeministrin Edi Rama prezantuan paraditen e së mërkurës një sërë masash e investimesh që do të parashikohen në buxhetin e vitit të ardhshëm.