Pamje të pazakonta nga Gjermania, “Batman” del në rrugë mes kaosit dhe flakëve gjatë protestave të dhunshme
Një police daneze që përqafoi një protestuese myslimane të mbuluar është nën hetim. Policja e paidentifikuar e përqafoi gruan në demonstratën e gushtit kundër ndalimit të mbulimit të femrave në Danimarkë.
Anëtarë të Partisë Konservatore Venstre e bënë ankesën duke argumentuar se policja nuk duhet të ishte përfshirë. Por, avokati i polices tha se veproi në mënyrë të përshtatshme në rolin e saj si një “oficer dialogues”.
Ndalimi për çdo veshje “që fsheh fytyrën në publik” hyri në fuqi më 1 gusht. Ligji nuk përmend në mënyrë specifike gratë myslimane, por e bën të veshur me një fanellë fytyrën një vepër të dënueshme me gjobë prej 1 000 kroni (120,158 $), duke u rritur dhjetë herë më shumë për shkelësit e përsëritur.
Markus Knuth, një anëtar i partisë Venstre çoi ankesë në polici. Gazeta daneze BT raporton se ankesa e Knuth thotë se veprimet e polices mund të sugjerojnë se “policia në Danimarkë simpatizon me demonstruesit e mbuluar më shumë sesa me legjislacionin”.
“Policia nuk duhet të bëhet kurrë një aktor i vullnetshëm apo i pavullnetshëm në një debat politik”, tha zoti Knuth. Por avokati i policisë, Torben Koç, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ajo kishte vepruar në mënyrë të përshtatshme atë ditë në rolin e saj si një “oficere dialogu” për të lehtësuar tensionet gjatë protestave.
Top Channel