Apple mund të mos përdorë kodekët që preferon YouTube, por kjo nuk do të thotë që me iPhone-t e fundit do të shikoni me cilësi më të ulët.

YouTube ka përditësuar aplikacionin e saj iOS dhe ka shtuar mbështetjen e HDR për iPhone XS dhe XS Max, siç shkruan “AppleInsider”.

Telefonat u prezantuan të premten dhe në pak ditë që nga dalja në treg, përdoruesit kanë vënë re se nuk mund të shikonin në cilësi të lartë në YouTube, ndërkohë që me celularët iPhone X, 8 Plus, 8 dhe iPad Pro mund të shikohen.

YouTube nuk kishte HDR gati në kohë për të premten, por për fat të mirë kompania nuk zgjati shumë për të krijuar kompatibilitetin për gamën më të gjerë të ngjyrave dhe video më të gjallë.

Rezolucioni më i lartë që do të mund të merrni nga YouTube në modelin e ri të iPhone XS është 1080p.

Top Channel