Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, e si pasojë dy persona janë plagosur.

Të dëmtuarit janë shoqëruar në Spitalin e Vlorës dhe po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre nuk dihet.

Makinat e aksidentuara janë “Renault” me targa AA 833 HY dhe “Opel” me targa AA 993 FD.

Top Channel