E përplasi makina, viktima më shumë se një orë në rrugë, bllokohet qarkullimi

26/09/2018 19:55

Një 25 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Sovjan, në rrugën Korçë-Pogradec, ndërsa trupi i pajetë e viktimës ka qëndruar për më shumë se një orë në rrugë.

Policia e qarkullimit po kryen veprimet në vendngjarje, por trupi i pajetë i 25-vjeçarit, ende nuk po transportohet drejt morgut të spitalit të Korçës.

Si pasojë e aksidentit, rruga nacionale është bllokuar në të dyja senset. Për pasojë është krijuar radhë kilometrike si në drejtim të Pogradecit po ashtu edhe në drejtim të Korçës.

Top Channel