Rama në Elbasan për hartën e re territoriale: Bashkitë që bashkohen do jenë qytete dhe jo njësi administrative, nuk shkurtohet asnjë shërbim
Mes politikanëve që gënjejnë, që nuk mbajnë premtimet dhe që bëjnë deklarata të pavërteta, është dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Bëhet fjalë për çmimin e ujit të pijshëm në disa zona apo ndërtimin e disa kullave tek Diga e Liqenit.
“Nëse një nga gjërat që do të them tani, nuk është e pavërteta, unë jap dorëheqjen që tani. Çmimi i ujit në Kamëz, Bathore, Babrru,Paskuqan, pra në zonat më të varfra të qendrës së Shqipërisë Qendrore, është 67 lekë plus 20 lekë kanalizime afrofe”, – Deklaroi Kryetari i Bashkisë Tiranë. Në faqen zyrtare të Bashkisë Kamëz, çmimi i ujit është 65 lekë pa afrofe, dhe jo 67 lekë, siç pretendon Erion Veliaj.
“Nuk po e krahasoj fare me Durrësin që është mbi 100 lekë apo me Korçën dhe Pogradecin që është me mbi 120 lekë për m3”. – Edhe kjo deklaratë e bërë nga Erion Veliaj hidhet poshtë sepse rezultatet janë si më poshtë:
Durrës – 70 lekë\m3 dhe jo 100 lekë/m3
Pogradec – 84 lekë/m3 dhe jo 119 lekë/m3
Korçë – 72 lekë/m3 dhe jo 120 lekë/m3
Shifrat janë publike në faqen zyrtare të Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë.
Sipas tij, nuk do kishte ndërtime tek Diga e Liqenit. “Ndërtime tek Diga nuk do ketë”, – Ndërkohë kompania Gener 2, aktualisht po vijon ndërtimin e disa kullave 17 katëshe tek Diga e Liqenit. Nuk është marr asnjë veprim për anulimin e ndërtimeve.
“Po pe dikë që flet jashtë momentit konceptual dhe nuk koncepton asgjë, ky flet sallatë fjalësh, Erioni flet si pastor”,- thotë avokati Spartak Ngjela.
Top Channel