Një program sportiv spanjoll zbuloi se goli i parë i Leganesit ishte në pozicion jashtë loje, në humbjen e papritur të Barcelonës me rezultatin 2-1, ditën e mërkurë.

Me anë të pamjeve filmike, “El Chiringuito” zbuloi se Jonathan Silva u nis në pozicion jashtë loje prej 16 centimetrash.

Ky rast vjen vetëm disa ditë pasi Barcelona kritikoi VAR-in pas ndëshkimit me të kuq të Lenglet ndaj Gironës, ndeshje që katalanasit e barazuan 2-2 në Camp Nou. “Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë. VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë”, theksoi mesfushori i Barcelonës.

Edhe trajneri Ernesto Valverde nuk është dakord me kartonin e kuq: “Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agression”.

Top Channel