E premtja është dita e derbit të zjarrtë mes Tiranës dhe Partizanit që rikthehet në Kategorinë Superiore pas një sezoni. Ai që e përjeton në mënyrë të veçantë është Skënder Gega pasi tani ai është në rolin e trajnerit dhe e sheh këtë derbi në një tjetër këndvështrim.

Partizani ka regjistruar një sërë fitoresh në përballjet me Tiranën dhe gega kërkon që skuadra e tij ta ruajë këtë ecuri në sfidat derbi.

“Derbi ka specifikën e vet, ka elementët e tij pozitivë. Nëse e kalojmë mire, do të jetë një rritje besimi. Vijmë nga një moment i mirë, por jemi në fillim. Nuk jemi aty ku duhet, por kemi nevojë për rritje. Me gjithë respektin që kam për tifozët dhe dëshirës për ta fituar, objektivi është një projekt që duhet ta realizojmë patjetër. Tifozët duhet ta shikojnë që është një projekt afatgjatë, serioz. Ndeshjen më të mirë të karrierës e kam bërë kundër vëllait tim dhe kam dashur ta fitoj”, tha Gega.

Ndërsa kapiteni i Partizanit Alban Hoxha vuri në dukje rëndësinë që ka rikthimi i Tiranës, por edhe derbit në Kategorinë Superiore.

Derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në orën 19:45 të së premtes dhe do të transmetohet në “Digitalb” nëpërmjet paketës “Supersport”.

Top Channel