Sansa, më shkatërruese se kurrë në filmin e shumëpritur (Foto)

27/09/2018 11:47

Sophie Turner, aktorja e famshme për interpretimin e Sansa Stark në serialin “Game of Thrones”, shfaqet për herë të parë si i tmerrshmi Feniksi i Errët, në trailerin e filmit të shumëpritur “X-Men: Dark Phoenix”.

Klipi rreth 2 minuta, i publikuar të mërkurën, tregon se si Jean Grey lufton për të kontrolluar të fuqishmin Feniks, personalitetin e dytë të saj.

Në filmin e Marvelit interpretojnë edhe aktorët e famshëm Jessica Chastain, Jennifer Lawrence dhe James McAvoy (Professor X).

Filmi “X-Men: Dark Phoenix” do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2019.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel