E mërkurë, 26 Shtator 2018
12:01
Studimi: Gjermania, ende e ndarë edhe 30 vite pas murit të Berlinit

Afro 30 vite pas rënies së murit të Berlinit, Gjermania lindore vazhdon të qëndrojë pas asaj perëndimore, sipas një raporti të fundit. Si pasojë po rritet frika se lindja e vendit po e humbet sfidën e sheshimit të ndasive.

11:44
Haradinaj: SHBA, rol të pazëvendësueshëm në integrimin euro-atlantik të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në SHBA, bashkë me presidentin Hashim Thaçi kanë takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Europiane dhe Euro-aziatike, Wess Mitchell, me të cilin biseduan për aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon.

11:38
Basketbolli i femrave, plotësohen emrat e çerekfinalisteve

Belgjika, Kanadaja dhe Australia janë skuadrat që iu bashkuan Shteteve të Bashkuara në çerekfinalet e Botërorit të basketbollit për femra, që po zhvillohet në Spanjë.

11:30
Pamje nga avioni që ju lënë pa fjalë (FOTO)

Gjithkujt i ndodh kur niset në fluturim të shohë pamjen mahnitëse kur avioni ngrihet në qiell. Por një aeroport duket se ka menduar vërtetë për këtë.

11:25
Ujë i pijshëm në kulla?! Në dy fshatra të Fierit banorët se përdorin as për t’u larë

Uji i pijshëm që rrjedh në çezmat e banorëve të fshatrave Povelçe dhe Shënpjetër në rrethin e Fier, nuk përdoret as për të larë e aq më pak për të pirë.

11:10
Raporti për Kosovën: Ndryshimi i kufijve, jo pa dhunë!

Çdo ndryshim kufijsh të Kosovës nuk ka gjasa të kalojë pa dhunë. Kështu shkruan “Koha Ditore”, duke cituar vlerësimin e disa ambasadorëve europianë në Prishtinë, në një raport konfidencial të hartuar për nevojat e Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR), një organizatë paneuropiane me ndikim të madh.

11:07
Buxheti 2019, Rama: Rritje pagash në disa sektorë

Në një konferencë për mediat nga ambientet e kryeministrisë, kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për përgatitjet e draftit të buxhetit të vitit të ardhshëm, ku ka vënë theksin tek rritja e pagave në disa sektorë dhe gjithashtu rritjen e pensioneve .

10:59
Buxheti 2019, Rama: Shumëfishojmë bonuset për lindjet, deri në 120 mijë lekë të reja

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për risitë e në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm e ka vënë theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.

10:47
Pamje që kanë bërë historinë – FOTO

Nga vuajtjet e një fëmijë në Afrikë, tek vajtimi i një nëne në Turqi, nga vetëdjegja e një murgu budist në Tibet, nga dora e një bebeje ende të palindur që kapet pas duarve të mjekut, e deri tek fotoja e Omayra Sanchez.

10:41
Misër dhe plehra! Në Berat, arat mbillen pranë fushës së mbetjeve

Mbjelljet e vjeshtës kanë nisur në një arë pranë Beratit, ku bujku punon tokën, ndërsa makina e plehrave depoziton si çdo ditë mbetjet.

10:22
“Rama kundër Ramës”, Basha publikon videomontazhin

Përmes një videoje njëminutëshe, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksuar sërish këtë të mërkurë se, përse vendit i nevojitet me patjetër vettingu në politikë për të larguar politikanët e lidhur me krimin.

10:15
Aura, mjekja më e mirë e kopshteve të Tiranës

Quhet Aura dhe është mjekja më e bukur e kopshteve të Tiranës. Na e ka prezantuar vetë kryetari i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj bukuroshen, dhe mbi të gjitha vë në dijeni dhe ministren e Shëndetësisë.

10:13
Meta takon presidentin polak në Nju Jork, turizmi dhe marrëdhëniet dypalëshe në fokus

Presidenti Ilir Meta është takuar në Nju Jork me homologun e tij polak, Andrzej Duda, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

10:04
Bershka na çon pas në kohë

Vendosni bashkë Kill Bill, Pufët, Magjistarin e Ozi dhe serinë brilante të viteve ’90, “Beverly Hills 90210”.

10:02
Erdogan: Kemi drejtësi të pavarur, vetëm gjykata vendos për pastorin amerikan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se fatin e pastorit amerikan, i cili është arrestuar mbi akuza për terrorizëm duke tronditur marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, do ta përcaktojnë gjykatat turke dhe jo politikanët.

09:44
Kina nuk lejon luftanijen amerikane të ankorohet në Hong Kong

Qeveria e Kinës ka bllokuar një anije të Marinës amerikane të ankorohet në Hong Kong mes mosmarrëveshjeve gjithnjë e në rritje diplomatike mes dy vendeve, për shkak të sanksioneve strikte ushtarake të vendosura nga Uashingtoni.

09:33
Dieta e vjeshtës, këshillat për të humbur peshë

Kryesorja? Thjeshtësia! Si të përgatiteni pa ankthe frikë për të hequr kilet e tepërta pas periudhës së pushimeve? Të përballojmë pra vjeshtën me këmbën e mbarë, duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të shijshëm dhe të ndjeheni plot energji.

09:25
Zjarr në ullishta, e vështirë ndërhyrja në Allprenaj të Lushnjes (Foto)

Vatra më e fundit e zjarrit në vend është shfaqur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lushnje. Një zjarr i fuqishëm nisi në kodrën e Allprenajt, e favorizuar nga era e fortë.

09:24
Binjakët, shenja e ditës

Hëna është e plotë dhe sipas legjendës ju shton emocionet, aq sa mund të themi ju bën të çmendur dhe për këtë do të keni një ditë të mrekullueshme, prandaj Binjakët janë shenja me fat për këtë të mërkurë.

09:20
Meksikë, çarmatoset policia e Acapulcos. Dyshohet për narkotrafikantë të infiltruar

E gjithë kupola e policisë në resortin bregdetar meksikan të Acapulcos është vënë nën hetim, pas dyshimeve se mes tyre janë infiltruar edhe narkotrafikantë.

09:00
Era “tërbon” tymin e plehrave. Re të dendura mbi lagjet e Durrësit

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka përkeqësuar situatën në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Durrësit, në Porto Romano.

08:55
Abramovichit iu refuzua lejeqëndrimi në Zvicër, policia: Rrezik për sigurinë publike!

Policia federale e Zvicrës u kishte sugjeruar autoriteteve vendase të emigracionit se, oligarku rus Roman Abramovich përbënte një “rrezik për sigurinë publike” dhe një “rrezik për reputacionin e mirë” të vendit, nëse ai bëhej qytetar zviceran.

08:31
Trump lëvdohet përpara OKB-së, audienca shpërthen me të qeshura

Duke folur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara gjatë së martës, presidenti Donald Trump u mburr se administrata e tij “kishte arritur më shumë sesa thuajse çdo administratë në historinë e Amerikës”, një pretendim që solli për pasojë një reagim të paqëllimshëm nga audienca, me të gjithë udhëheqësit globalë që ia plasën të qeshurit.

08:13
Fëmijët e rrëmbyer në Qipro u gjetën, autori u arrestua

Një 35-vjeçar greko-qipriot është autori i rrëmbimit të dy fëmijëve 11-vjeçarë nga një shkollë 8-vjeçare në qytetin Larnaka të Qipros. Ata janë gjetur pas disa orësh, në një pallat pranë shkollës, pasi janë parë nga dëshmitarë okularë të hyjnë bashkë me autorin e rrëmbimit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

05:06
Allegri zbulon formacionin dhe kërkon tre pikët ndaj Bolognës

Bologna do të jetë kundërshtari i radhës për Juventusin, në një sfidë ku bardhezinjtë do të kërkojnë fitoren e gjashtë radhazi, në po kaq ndeshje të kampionatit italian, të cilin synon ta fitojë për herë të tetë radhazi.

04:24
Aktorja e famshme britanike i del në mbrojtje Kevin Spacey-t

Judi Dench ka thënë se ishte e gabuar që të hiqej performanca e “shokut të saj të mirë” Kevin Spacey në një film të kohëve të fundit.

04:13
Arbitrazhi Sportiv detyron Lazion të paguajë ende për De Vrij

Stefan De Vrij nuk është më një futbollist i Lazios, por skuadra bardhekaltër vijon të ketë një çështje të holandezit për të zgjidhur dhe duhet të paguajë ende për të.

02:39
Virusi që vjen nga lashtësia; Gjendet në ADN-në e njerëzve

Një retrovirus i lashtë që i prek njerëzit modern mund të shpjegojë pse njerëzit vuajnë nga varësia, thonë shkencëtarët.

01:52
Regjisori i “Gomorra” për Oscar, garon me “Dogman”

Nga regjisori i “Gomorra”, Matteo Garrone, vjen tashmë filmi “Dogman”, i cili do të përfaqësojë Italinë në çmimet Oscar, në kategorinë e filmave me metrazh të gjatë në gjuhë të huaj. Film I cili ka predominuar mbi 20 filma të tjerë që kanë konkurruar për kandidim.

01:27
Gjermania dhe Arabia Saudite ulin tensionet pas takimit zyrtar në OKB

Gjermania dhe Arabia Saudite ranë dakord të martën për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve, pas një mosmarrëveshjeje diplomatike që kishte përkeqësuar raportet mes dy vendeve.

00:48
Spalletti drejton për herë të 450: E dimë historinë, duam të bëjmë mirë

Luciano Spalletti drejtoi sot për herë të 450 në kampionatin italian dhe djemtë e tij te Interi i dhuruan një fitore 2-1 ndaj Fiorentinës, ndonëse në një 90-minutësh mjaft të vuajtur.

00:10
Bandat e Elbasanit, Balla në “Top Show”: Asnjëherë pazar me krimin

I ftuar në emisionin Top Show të Alban Dudushit, kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla mohoi akuzat e bërë në vijimësi ndaj tij prej opozitës, se ka bashkëpunon me bandat kriminale në Elbasan.

E martë, 25 Shtator 2018
23:43
Vihen nën kontroll zjarri në Lezhë, shkaqet nuk janë zbardhur ende

Një zjarr i përmasave të mëdha ra gjatë mbrëmjes së të martës në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Zjarri ka nisur fillimisht në një grumbull mbeturinash e më pas është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me shkurre.

23:27
United e bën dramë, eliminohen nga Carabao Cup

Manchester United e ka nisur mjaft keq kampionatin anglez, teksa pas gjashtë javëve të para ka marrë vetëm 10 pikë, por mbrëmjen e sotme u konfirmua plotësisht se skuadra është në krizë.

22:59
Interi thyen edhe Fiorentinën, vendos D’Ambrosio

Edhe pse me vështirësi, Interi mori fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe këtë herë përballë një skuadre të fortë si Fiorentina.

22:58
Balla: Dorëhiqem, nëse kam udhëtuar me Begon në Korfuz

I akuzuar se ka favorizuar Edmond Begon në fitimin e tenderëve publikë, Taulant Balla në studion e “Top Show” ka mohuar kategorikisht që diçka e tillë të ketë ndodhur.

22:47
Balla: Basha, pazar me fjalën e opozitës

I ftuar në emisionin “Top Show”, numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Basha ka bërë pazar me fjalën e opozitës.

22:27
Akuzat e Bashës, Balla në “Top Show”: E sfidoj, të shkojë në Prokurori

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show”, ku iu përgjigj akuzave të ngritura gjatë ditëve të fundit nga Partia Demokratike për lidhje me bandat kriminale të Elbasanit dhe të Lushnjes.

22:19
Referendumi në Maqedoni, Artan Grubi në Top Show: Që të ketë sukses duhen 904 mijë vota

Që referendumi për ndryshimin e emrit të dakordësuar me Greqinë të ketë sukses këtë të diel në Maqedoni do të duhet që të dalin 904 mijë persona e të votojnë e 50%+1 e tyre të votojnë pro tij.

21:51
Përparësitë dhe strategjia e CIA-s

Agjencia kryesore e spiunazhit të Shteteve të Bashkuara po kërkon të zgjerojë praninë e saj në mbarë globin për të eliminuar të ashtu-quajturat “boshllëqe të inteligjencës” dhe për të trajtuar kërcënimin në rritje nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina.

21:34
Shitja e armëve Sirisë, Izraeli kërcënon Rusinë

Kujdes me shitjen e armëve! Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta.

21:15
Burg aktorit amerikan, abuzoi seksualisht me një grua 14 vite më parë

Bill Cosby u dënua me 3-10 vjet burg për drogimin dhe sulmin seksual ndaj një gruaje pranë shtëpisë së tij, para 14 vjetësh. Gjykatësi, Steven O’Neill, urdhëroi gjithashtu që Cosby të dërgohet menjëherë në burg, duke mohuar kërkesat që ai të lihej i lirë me kusht.

21:05
Salianji: Bashkëshorti i deputetes së PS ka 10-fishuar të ardhurat

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një deklarate për mediat ka dalë në një kundër reagim ndaj deputetes së PS, e cila më herët u shpreh se kunati i kreut të PD, zotëron jo një, por plot 6 kompani reklame dhe konsulence, të cilat që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë.

21:01
Tirana e Partizani, çfarë forme para derbit të zjarrtë

Tirana u shfaq në një formë të shkëlqyer në prag të derbit të zjarrtë të kësaj të premteje me Partizanin.

20:42
E kapin pa kupon tatimor, i kërkojnë 50 mijë lekë ryshfet, Fiks Fare denoncon skandalin

Skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë, të cilët kërkojnë nga menaxheri i një lokali 50 mijë lekë të reja ryshfet, pasi e kanë kapur pa kuponë tatimorë gjatë një kontrolli në administruar prej tij. Skandali u denoncua në Fiks Fare nga qytetari, i cili ka rënë pre e kërkesave abuzive të inspektorëve të tatimeve dhe në këto kushte ka regjistruar me zë bisedën me ta.

20:38
Debati për “dramën shqipe”; Aktorë dhe regjisorë diskutojnë gjatë festivalit mbarëkombëtar

Edhe njëherë “drama shqipe” megjithëse debatet dhe dyshimet që shoqërojnë atë u kthye në temë bisede në tryezën e diskutimit në teatër, si pjesë e festivalit mbarëkombëtar.

20:35
Ndotja akustike mbi normën e BE; Studimet: Efekte negative në shëndet

Zhurmat, me dhe pa dëshirën tonë, janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Në të gjithë Shqipërinë niveli i zhurmave është jashtë normave të Bashkimit Europian, por Tirana kryeson si qyteti më i zhurmshëm, nga monitorimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ku niveli i ndotjes akustike shkon deri në 80-90 decibel gjatë ditës dhe 60-70 gjatë natës; ndërkohë që normat e Bashkimit Evropian janë 55 decibel gjatë ditës dhe 45 decibel gjatë natës.

20:11
Biletë autobusi edhe fëmijëve, Shoqata e Transportit: Deri tani i kemi toleruar

Tani edhe fëmijët do të paguajnë biletën e udhëtimit në autobus me të njëjtin çmim sa një i rritur.

19:54
Protesta për shkollën e fshatit, pasi hynë me forcë në godinë, prindërit bllokuan rrugën

Kjo është java e dytë që 200 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Menglit në Elbasan së bashku me prindërit e tyre, jo vetëm kanë bojkotuar procesin mësimor, por edhe protestojnë për hapjen e shkollës e cila është dëmtuar një vit më parë nga një tërmet dhe Bashkia e Elbasanit pretendon se godina është e papërshtatshme dhe rrezikon jetën e fëmijëve.

19:34
Grabitja me armë zjarri në Vlorë, policia jep detaje për kapjen e autorëve

Një mikrobus me pasagjerë që ishte nisur nga Firence dhe sapo kishte zbarkuar nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë u grabit nga 3 persona të armatosur dhe maskuar.

19:21
Arrestimi i kreut të Hipotekës në Shkodër, reagon ministrja e Drejtësisë

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, pas një urdhri të Prokurorisë, i cili dyshohet për korrupsion. Për këtë rast pati edhe një reagim nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

19:10
Zjarr në Lezhë, rrezikohen disa banesa

Tre vatra zjarri kanë rënë ditën e martë në Lezhë. Por ndërsa njëri në lagjen “Nënë Tereza” është vënë nën kontroll dy të tjerë rrezikojnë disa banesa.

19:09
Will Smith mbush 50 vjeç

Williard Carrol “Will” Smith Jr. lind në Filadelfia 25 shtatorin e vitit 1968, i dyti nga katër fëmijë. Një artist poliedrik që ka tentuar debutimin në botën e muzikës si Rapper, por suksesin e parë e fiton me “Will-in, princin e Bel-Air”, seriali televiziv i transmetuar në fillim të viteve ‘90.

19:06
Dështimi i Vuçiç për Kosovën, ekspertët: Po përpiqet t’ia kalojë përgjegjësinë kryeministres

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se “politika e tij ka pësuar disfatë” po interpretohet si përgatitje për kalimin e përgjegjësisë së dështimit tek opozita, kryeministrja Ana Bërnabiç ose një palë e tretë.

18:43
Referendumi në Maqedoni, analisti: Shqiptarët, vendimtarë në votim

“Shqiptarët, – deklaron kreu i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferri, – kanë vullnet për të votuar ‘pro’ në referendum. E në fakt, votat e elektoratit shqiptar në vendin fqinj konsiderohen mjaft të rëndësishme.

18:21
Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

“Ne ende nuk e dimë se çfarë po kërkoni realisht”; kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron se BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg marrëveshjes ndërsa i kërkon Theresa May ta shohë mirë planin Chequers.

18:20
Pa dieta e ushtrime ekstreme, 24-vjeçarja heq 15 kg në 3 muaj – FOTO

Humbja e peshës mund të jetë një detyrë e vështirë – por një 24-vjeçare ka provuar se nuk keni nevojë të kaloni në ekstreme për të hequr kilet e tepërta. Claudia Tomczyk, nga Adelaide, humbi 14,5 kilogramë në vetëm 16 javë.

18:00
Trump në OKB: Irani po mbjell kaos, vdekje dhe shkatërrim

Fjalimin e tij të shumëpritur në OKB, Donald trump e ktheu në një sulm ndaj lidershipit iranian duke e akuzuar se po mbjell “kaos, vdekje dhe shkatërrim” në mbarë Lindjen e Mesme.

17:44
Vendet më të qeta të planetit – FOTO

Keni para mjaftueshëm dhe po kërkoni një vend përrallor e të qetë për pushimet tuaja?

17:42
Gjykata Shkodër vendos arrestimin e drejtorit të Hipotekës, akuzohet për korrupsion

Në vazhdën e arrestimeve të ditëve të fundit për korrupsion në Hipotekën e Shkodrës, ditën e sotme policia ka ndaluar edhe drejtorin e saj, Zamir Leka, pas një urdhri të Prokurorisë.

17:41
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese ngel edhe në KPA, shkarkohet Fatmir Hoxha

Edhe Fatmir Hoxha, gjyqtar kushtetues prej shtatë vitesh mori kartonin e kuq nga organet e vettingut. Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e shkarkonte nga posti i gjyqtarit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë fuqi vendimin e parë.

17:34
Londra, si “perëndimi i egër” – VIDEO

Krimi në rrugët e Londrës prej disa kohësh është kthyer në një problem për autoritetet lokale.

17:19
Foto të rralla…kur “të pamundurit” refuzuan largimin

Ata që nuk pranojnë të bien prè e bullizmit, që qëndrojnë fort për veten dhe të drejtat e njeriut përballë koorporatave më të fuqishme, apo edhe qeverive, na mbushin me frymëzim e shpresë se, edhe ne “të vegjlit e pamundur” kemi fuqi në vetvete.

17:17
Horoskopi: Shpirti binjak i 12 Shenjave

Cilat shenja në zodiak krijojnë një çift perfekt dhe çfarë marrëdhënie e re mund të jetë më problematike?

17:06
Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë

Moti i përkeqësuar me erë të fuqishme dhe deti me dallgë deri në 7 ballë ka bërë që të pezullohet lundrimi detar.

17:05
U denoncuan në Fiks Fare, policia ndalon inspektorët gjobëvënës të AKU

Pas shkarkimit nga detyra të dy inspektorëve të AKU Durrës, policia ka ndaluar Arben Gupin dhe Medi Çelën, të cilët u denoncuan një natë më parë në emisionin investigativ Fiks Fare duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës.

16:50
7-vjeçarja mahnit edhe Ibrahimoviç

Los Angeles Galaxy u kthyen te fitorja pas 2 humbjeve radhazi në kampionatin amerikan të futbollit dhe këtë e bëjnë duke mposhtu Seattle sounders me rezultatin e pastër 3-0. Zlatan Ibrahimoviç shënoi sërish duke e çuar në 18 numrin e golave të tij në këtë sezon në Major League Soccer.

16:45
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 67

Kaio i tregon Euzhenios mbi dyshimet e Ruit, por ai e mbron lidhjen e tij me Irenën. Dantasi informohet se zjarri që ra në restorantin e tij ishte i qëllimshëm.

16:43
Rama i kundërpërgjigjet Bashës: PD ka marrë fund si alternativë qeverisëse, maskë gjobvënëse

Vetëm pak minuta nga reagimi i Bashës në “Twitter”, në të njëjtën mënyrë i është kundërpërgjigjur kryeministri Rama në të njëjtin rrjet social, duke shkruar se PD ka harruar arsyen pse ekziston.

16:32
Basha: Propaganda e Ramës i ndezi motorët për të mbrojtur pushtetin

Me anë të një postimi në “Twitter”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PS, Klotilda Ferhati, e cila tha se kunati i kreut demokrat zotëron 6 kompani reklamash dhe konsulence.

16:24
Top Talk/ A i trembet PD-ja një efekti “boomerang” të nismës së saj kundër oligarkëve? Shehaj përgjigjet prerë

Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Top Talk, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, u shpreh i bindur se nisma e PD-së për goditjen e oligarkëve nuk ka asnjë mundësi që t’i kthehet kundër vetë nismëtarëve.

16:02
Top Talk/ Agron Shehaj shpjegon ndryshimin mes sipërmarrësit dhe oligarkut

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte i ftuari ditën e sotme në “Top Talk, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ku ka folur mbi nismën e PD-së për sekuestron e kompanive me kontrata korruptive.

15:33
Humbi jetën në komisariat, ndryshon prokurori i çështjes së Enea Ftoit

Ka ndryshuar prokurori i çështjes në hetimet për vdekjen në ambientet e Komisariatit të Korçës të Enea Ftoit.

15:27
Gjyqi ndaj ish-drejtuesve të CEZ-it, kërkohet të dëshmojë Elvis Mata

Prokuroria e Tiranës kërkon që të thirret si dëshmitar Elvis Mata në gjyqin ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ-it, Josef Heisek dhe Jan Ivan, të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim.

15:15
Biznesi i vogël në TVSH. Shoqatat: Bilanc negativ, në 7 muaj u mbyllën 13 mijë biznese

6 muaj pas futjes në skemën e TVSH-së të subjekteve me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, Shoqata e Biznesit të Vogël ka bërë një bilanc të efekteve që ka dhënë kjo reformë fiskale e qeverisë.

15:00
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari, TCH zbulon draftin e qeverisë: Ulet tatimi mbi dividentin

Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ndonëse drafti nuk është bërë publik, Top Channel zbulon se ndryshimi kryesor është ulja e tatimit mbi dividentin.

15:00
Në burg edhe grupi i dytë i “Bajrave”

Këtë të martë dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda 3 anëtarët e tjerë të grupit kiminal “Bajri”.

14:55
Juventusi imiton PSG-në, me monedhën e tij të kriptuar

Pas Parisit, edhe Juventusi hyn në botën e monedhës numerike, apo të ashtuquajturës “cryptocurrency”, për të afruar edhe më shumë tifozët.

14:40
Veliaj: Kopshtet publike kanë rritur cilësinë

Ky vit i ri arsimor i gjeti vogëlushët e Njësisë 2 me kopshtin e rikonstruktuar dhe me infrastrukturë moderne. Bashkia e Tiranës rikonstruktoi edhe “Kopshtin 18” në Rr. “Mihal Grameno”, i cili ofron jo vetëm kushte më të mira për fëmijët, por njëkohësisht ka ulur edhe ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.

14:40
Tiranë, zbulohen ambiente masazhi që shfrytëzoheshin për prostitucion; arrestohen 3 persona

Pas 7 muajsh hetimi, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Extra Service”, ku në pranga ranë 3 administratorë qendrash masazhi që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

14:40
Një restorant vetëm me ushqime në prag skadence

Erik Andersson ka një nuhatje të habitshme për biznesin. Bashkëpronari i restorantit “Spill” në Malmo iu shërben klientëve të tij vetëm pjata me përbërës që nuk janë shitur dot, ose rrezikojnë të hidhen.

14:31
Shqipëria nis fushatën për anëtarësim në Këshillin e Sigurimit

Shqipëria shpreson të bëhet anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se ka nisur fushata e komunikimit me vendet partnere për të përmbushur këtë objektiv të politikës së jashtme të Shqipërisë.

14:24
E propozojnë për martesë, përgjigjja e volejbollistit italo-rus godet më shumë

Ivan Zaytsev është idhulli i tifozëve të volejbollit në Itali.

14:19
Modriç përlot Bobanin me dedikimin e një nate më parë (Video)

Luka Modriç ka vendosur që trofeun e “lojtarit më të mirë” të sezonit të shkuar t’ia dedikojë një personi të veçantë për jetën dhe karrierën e tij.

14:08
“Madame Secretary 3” – Çfarë do të ndodhë në episodin 17 dhe 18

Ndërsa Elizabeta drejton bisedimet për paqe midis kryeministrave të Indisë dhe Pakistanit, një avion rrëzohet në rrethana të dyshimta, duke bërë që palët të ndërpresin bisedimet.

14:03
UEFA rinis hetimet ndaj PSG-së për “Fair Play”-n financiar

Paris Saint Germain fillon të dridhet përsëri! UEFA vendosi të rihapë dosjet e disa klubeve që kanë thyer rregullin e “Fair Play”-t financiar, e sigurisht mes tyre figuron edhe ajo e klubit francez.

14:01
Shtohet staf te organet e Vetting-ut. Ja sa i kushton arkës së shtetit

Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesat e tre organeve të Vetting-ut për shtim të stafit, me qëllim përballimin e fluksit të rritur të punës.

13:43
Roshnik, shtëpia-muze drejt shkatërrimit

Një shtëpi-muze në fshatin Roshnik, që ka edhe statusin e monumentit të kulturës, po shkon drejt degradimit të plotë.

13:40
Shtëpi apo fabrikë?! (FOTO)

Aktori Chris Hemsworth, 35, dhe bashkëshortja e tij Elsa Pataky, 42 vjeçe, kanë nisur ndërtimin e një megashtëpie në Byron Bay vitin e shkuar.

13:29
“FIFA The Best”, zbulohen votat e Panuccit e Berishës, por edhe Messit e CR7

Luka Modriç është fituesi i çmimit “FIFA The Best”, apo trofeut që vlerëson “Lojtarin më të mirë të vitit”. Me mbylljen e ceremonisë janë zbuluar edhe votat e medieve, trajnerëve të ekipeve kombëtare dhe kapitenëve të tyre.

13:06
Qipro, rrëmbehen dy fëmijë nga shkolla. Policia, në alarm

Policia qipriote ndodhet në alarm, pas zhdukjes së dy fëmijëve 11-vjeçarë nga shkolla fillore e Kamarës, në qytetin Larnaka.

13:00
Kuçovë, e gjobit bashkia, 42-vjeçari kërcënon të hidhet nga shtylla e tensionit

Një 42-vjeçar, banues në fshatin Tapi të Kuçovës, hipi në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënoi të hidhet paraditen e së martës.

12:57
Të kultivosh kivi në Librazhd

E njohur si kulturë në Shqipëri pas viteve ‘90, kivi tashmë ka nisur të kultivohet gjerësisht edhe në vendin tonë.

12:39
Ky detaj tregon që mund të presim një lajm shtatzënie

Që kur Meghan Markle dhe Princi Harry u shprehën se dëshirojnë të krijojnë familje në një të ardhme të afërt gjatë intervistës së fejesës, fansat po presin lajmin e lumtur.

12:34
Më pak studentë në Gjirokastër

Raundi i parë i regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u mbyll me një numër minimal prej 163 regjistrimesh nga 805 studentë që ishte kuota e miratuar për këtë universitet.

12:25
Suedi, kryeministri Lofven nuk i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven do të duhet të lërë postin, pasi humbi mbështetjen në Parlament.

12:19
Beteja e kryeqytetit me qeset

Në botë ka nisur një fushatë për pastrimin e lumenjve, deteve e oqeaneve nga plastika. Gati gjysma e mbeturinave që ndotin ujrat tona përbëhen vetëm nga 10 lloje artikujsh plastikë me një përdorim, ku vendet e para i zënë qeset dhe ambalazhet një përdorimëshe.

12:11
Një foshnje në OKB! Rasti historik i kryeministres neozelandeze

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë histori si e para udhëheqëse botërore që merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me foshnjen e saj të porsalindur në prehër.

11:41
Projekti i “100 fshatrave”, Rama: Emigrantët po kthehen të investojnë në vendlindje

Kryeministri Edi Rama ishte në Nivicë paraditen e së martës në kuadër të projektit “100 fshatrat”.

11:29
“Mea culpa” e Vuçiçit në mbledhjen e partisë: Kosova, dështimi im!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se politika e ndjekur prej tij në këto 5 vite, për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, ka pësuar disfatë. Këto komente, ai i bëri në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Përparimtare Serbe.