Pa dieta e ushtrime ekstreme, 24-vjeçarja heq 15 kg në 3 muaj – FOTO

25/09/2018 18:20

Humbja e peshës mund të jetë një detyrë e vështirë – por një 24-vjeçare ka provuar se nuk keni nevojë të kaloni në ekstreme për të hequr kilet e tepërta. Claudia Tomczyk, nga Adelaide, humbi 14,5 kilogramë në vetëm 16 javë.

Marrëdhënia e saj me ushqimin para ndryshimit të stilit të jetesës së saj nuk ishte i mirë, pasi ajo gjithmonë hante më tepër. Edhe pse ajo nuk konsumonte ushqime të dëmshme, serish format e saj ishin larg perfekteve.

Ajo vendosi të bjerë në peshë, duke ndryshuar menunë e saj të përditshme, por pa kaluar në dietat ekstreme, duke kaluar në një menu të mbushur në proteina. Por ky ndryshim nuk do të kishte efekt pa një set të koordinuar ushtrimesh, të cilat do t’i ktheheshin shumë shpejt në një rutinë të përditshme.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel