Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një deklarate për mediat ka dalë në një kundër reagim ndaj deputetes së PS, e cila më herët u shpreh se kunati i kreut të PD, zotëron jo një, por plot 6 kompani reklame dhe konsulence, të cilat që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë.

Sipas Salianjit deklarimet e deputetes Klotilda Ferhati janë të pavërteta, e janë vetëm një sulm ndaj opozitës në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.

“Këtë pasuri Klotidla Bushka (Ferhati) e ka vënë duke grabitur tenderët publikë. Duke hedhur baltë mbi opozitën, Klotilda Bushka u fshehu pasurinë në emër të bashkëshortit të saj. E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti i Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama. Vetëm me tendera publikë kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve. Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika. Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta”, u shpreh Rama.

Top Channel