U përjashtuan nga gara për kryetar të PD Korçë, reagon Xhafka: Vendimi i marrë nga Kaso dhe Noka për arsye fetare 25/04 23:01
I akuzuar se ka favorizuar Edmond Begon në fitimin e tenderëve publikë, Taulant Balla në studion e “Top Show” ka mohuar kategorikisht që diçka e tillë të ketë ndodhur.
“E njoh, por s’e kam ndihmuar kurrë për asnjë lloj problemi me shtetin”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ai ka mohuar edhe akuzat se bashkë me Begon ka udhëtuar në Korfuz, duke theksuar se nëse provohet e kundërta ai dorëhiqet si deputet.
“Nëse unë kam qenë në makinë me Begon në Korfuz atëherë lë mandatin e deputetit, nëse kjo verifikohet”, u përgjigj Balla, pasi u pyet nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka qenë pjesë e panelit të gazetarëve në studion e “Top Show”.
Top Channel