E martë, 25 Shtator 2018
11:02
FIFA vlerëson më të mirët. Modriç dhe Deschamps, të fituarit e mëdhenj

Luka Modriç është futbollisti më i mirë për vitin 2018, sipas Konfederatës ndërkombëtare të Futbollit.

10:56
Ligji i ri për teatrin mbërrin në Presidencë

Ligji i ri për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë. Burime për Top Channel nga Kuvendi dhe Presidenca thonë se ligji mban të njëjtin numër me atë të variantit të parë, 37/2018.

10:55
Tirana bëhet gati për Maratonën, Veliaj: Stërvitu me profesionistët tanë te Parku i Liqenit

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga Maratona e Tiranës, kryeqyteti po bëhet gati për të për të mirëpritur vrapuesit, jo vetëm ata vendas, por dhe ata të huaj.

10:38
Veshjet me shkëlqim të stinës

Misioni “Shkëlqim” dhe flasim për lurex, materiali me shkëlqim i stinës. E kush nuk do të donte të shkëlqente?

10:37
Trump, i vetëm kundër të gjithëve në Asamblenë e OKB-së

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton tha qartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se, Shtetet e Bashkuara janë të vetme përballë të gjithëve.

10:31
Zbulohet vlera stratosferike e formacionit FIFPro (Foto)

Një formacion ëndrrash dhe i paarritshëm.

10:18
Grabitje me maska në mes të ditës. 3 persona vodhën 20 mijë euro nga një mikrobus me pasagjerë

Një mikrobus me pasagjerë që ishte nisur nga Firence dhe sapo kishte zbarkuar nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë u grabit nga 3 persona të armatosur dhe maskuar.

10:09
Rama në Twitter: Buxheti i 2019, një politikë e re sociale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter se kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij do të ketë një politikë të re sociale. Por ai thotë se për këtë do të bëjë të ditur më shumë të mërkurën sërish nëpërmjet rrjeteve sociale.

10:08
Tenton të vrasë me thikë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit, teksa tentoi të vriste me thikë një 29-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

09:46
I përzgjedhuri i Trumpit, Kavanaugh nuk zmbrapset nga akuzat

Brett Kavanaugh, i përzgjedhuri i presidentit amerikan Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme, ka thënë se ai “nuk do të lejojë akuzat e rreme” që ta largojnë nga procesi i nominimit.

09:33
Renault sjell Clio Moschino

Një nga makinat mjaft të përdorura ka një pamje të re tani. Gjatë Javës së Modës në Milano Renault zbuloi më herët Clio Moschino, veturën e re të firmosur nga stilisti amerikan Jeremy Scott, dhe realizuar më bashkëpunim me drejtorinë e Design të Renault.

09:26
“Brexit”, plani i Theresa Mayt mbështetet nga kabineti qeveritar

Kabineti i kryeministres britanike, Theresa May mbështet planin e saj për “Brexit”-in, pavarësisht thirrjeve brenda partisë së saj për të ndryshuar drejtimin.

09:22
Për të qenë vërtetë të lumtur dëgjoni zemrën, apo mendjen?

Dilema e dilemave: Duhet të dëgjojmë mendjen apo zemrën për të qenë të lumtur? Lufta mes mendjes dhe zemrës nuk është gjë tjetër vetëm vendosja përballë e mendjes racionale dhe emotive.

09:19
Marrëveshja me Iranin, plan për shmangien e sanksioneve

Firmëtarët që i kanë mbetur besnikë marrëveshjes bërthamore me Iranin thonë se do të ngrenë një sistem të ri pagesash për të ruajtur bizneset me vendin dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane.

09:03
Ujori, shenja e ditës

Udhëtoni me ritme të bujshme falë Hënës dhe Marsit në favorin tuaj, Në punë shkresat do ti kaloni me shpejtësinë e ditës.

08:59
Instagram, largohen dy bashkëthemeluesit: Eksplorojmë mundësi të reja

Bashkëthemeluesit e rrjetit social të ndarjes së fotove, Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger kanë njoftuar largimin nga firma.

08:47
Dështon sërish “Shullazi”, nuk u paraqit avokati i Blerim Shullazit. Seanca shtyhet më 2 tetor

Emiliano Shullazi gjendej në paraburgim e ndoshta nuk ishte zgjuar ende, në kohën kur herët në mëngjes policia rrethoi Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe pse ai bashkë me të akuzuarit e tjerë i kishin njoftuar me deklaratë autoritetet se nuk do të ishin të pranishëm në gjykim, policia e kishte marrë seriozisht ruajtjen e godinës së qelqtë.

08:32
Zjarr në banesë, humb jetën 60-vjeçari

Një i moshuar, i cili jetonte vetëm në banesë, ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, si pasojë e asfiksimit nga zjarri që ra në banesën e tij.

08:24
Çmimi i naftës, më i larti në 4 vitet e fundit

Nafta ka pësuar rritjen e saj më të lartë në 4 vitet e fundit, duke u shitur me mbi 81 dollarë për fuçi, pasi Arabia Saudite dhe Rusia refuzuan thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur prodhimin. E hëna, kur edhe u regjistrua çmimi më i lartë prej nëntorit të vitit 2014 prej 81.16 dollarë për fuçi, shënonte gjithashtu edhe një rritje prej 3 për qind brenda ditës.

08:19
Instilacioni i Murit të Berlinit, bllokohet projekti, debate të shumta

Ideja mund te duket interesante, por ka shkaktuar debate aq të mëdha aq sa autoritetet e Berlinit u detyruan ta bllokojnë për momentin instalacionin e shumëdiskutuar artistik, i cili supozohej të rindërtonte një pjesë të murit historik që ndante dikur kryeqytetin gjerman.

E hënë, 24 Shtator 2018
23:05
Greqia përdor drone për të luftuar evazionin fiskal në turizëm

Evazioni fiskal në ekonominë e Greqisë, një vend që varet shumë nga të ardhurat e sektorit të turizmit, vlerësohet të jetë rreth 1/4-a e prodhimit kombëtar.

23:02
Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

22:49
Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe ka dorë në një sërë veprash kriminale të mbetura pa autor atje, të gjitha këto me bekimin e qeverisë.

22:47
Kanalizimet e Durrësit, vend mbetjesh dhe shkak përmbytjesh

Pastrimi i kanaleve kulluese dhe mbajtja në gatishmëri e tyre mbetet çështja kryesore për shmangien e përmbytjeve në qytetin e Durrësit dhe periferitë e tij, ndërsa shirat po afrojnë.

22:42
Vettingu ndaj politikanëve, Basha: Djalli nuk fshihet në detaje, është në parlament dhe në qeveri

Vettingu ndaj politikanëve ka qenë një nga çështjet e artikuluara nga opozita në këto ditë të para të vjeshtës, ndërsa vetë Lulzim Basha shpjegoi se si synon të realizojë këtë proces.

22:35
Turistët, 27% më shumë në gusht; INSTAT: Rritja si tetëmujor është 18.8 %

Numri i shtetasve të huaj qe vizituan Shqipërinë ka pësuar një rritje të fortë dyshifrore gjatë muajit gusht, çka premton për një shtim të ardhurave nga turizmi gjatë verës.

22:29
Basha i përgjigjet Ballës: Shpifës i dënuar nga gjykata, e sfidoj të provojë akuzat ndaj meje

“Merr përsipër të gjykojë oligarkët një person si Lulzim Basha, i cili u vë gjoba atyre në mënyrë të vazhdueshme, duke i detyruar të bëjnë ekspertiza në kompanitë e bashkëshortes dhe kunatit të tij”, deklaroi kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant balla.

22:20
Basha: Ligji antimafia është model perëndimor, do sekuestrojë pasuritë e paligjshme

Ligji antimafia i prezantuar nga Partia Demokratike u cilësua nga Basha si një mekanizëm apo model europian, me liderin e opozitës që hodhi poshtë akuzat për një “gjyq jakobin”.

22:11
Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë e mori këtë çmim edhe në Champions League.

22:04
Basha: Qeveria Rama ka dalë jashtë kontrollit, do të përballet me reagimin e popullit

Çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka zënë një vend të rëndësishëm në agjendën e opozitës gjatë muajve të fundit, ndërsa është folur edhe për atë që quhet “vijë e kuqe”.

21:54
Perla e Salah rrëmben çmimin “Puskas” – VIDEO

FIFA mban mbrëmjen gala në Londër, ku ka mbledhur emrat më të mëdhenj të botës së futbollit, ndërsa janë ndarë edhe çmimet.

21:51
Basha: Dy gjërat që më diferencojnë nga Edi Rama

Gjatë intervistës për emisionin “Open” me Eni Vasilin, kreu i Partisë Demokratike theksoi se ka dy pika që e bëjnë atë ndryshe nga kryeministri Rama.

21:43
Basha: Me mua Fushaj garonte në tendera, ndërsa tani ndryshohet ligji në favor të tij

Një pjesë e mirë e atyre që kreu i PD-së, Lulzim Basha i etiketoi si oligarkë, që po “zhvatin” paratë e shqiptarëve me ndihmën e qeverisë, kanë bashkëpunuar edhe me qeverinë Berisha, por edhe me Bashën, kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

21:38
Jeta mes tymit të plehrave

Fëmijët dhe të moshuarit e fshatit Çermë Sektor shpesh kanë probleme me frymëmarrjen. Banorët fajësojnë djegien e plehrave, të cilat depozitohen në këtë fshat të Divjakës me 8 mijë banorë, nga i gjithë territori i bashkisë.

21:31
Basha: Ja pse oligarku Ulaj mori koncesionet e hidrocentraleve mbi Valbonë

Një nga oligarkët e përmendur nga kreu i opozitës në prezantimin e platformës për “Çlirimin e Ekonomisë” ishte edhe Bashkim Ulaj, kompanitë e të cilit kanë marrë më shumë para publike në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

21:31
Basha heq xhaketën “live” në “Open”: Keni vapë ju apo vetëm unë?

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha intervistën e parë për këtë sezon politik për emisionin “Open” në Top Channel, ku para moderatores Eni Vasili foli për nismat më të reja të opozitës.

21:26
Ja si do të jetë harta e Kosovës, “Le Monde” vizaton kufijtë në rast shkëmbimi territoresh

Si do të jetë harta e Kosovës pas shkëmbimit të territoreve. E përditshmja franceze “Le Monde” ka publikuar dy artikuj kushtuar temës së korrigjimit të shumëdiskutuar të kufirit e ka hedhur po kështu dhe idenë sesi do të jetë Kosova në vazhdën e tjetërsimit.

21:13
Basha shpjegon betejën kundër oligarkëve në “Open”: Shpëtojmë 2.2 mld euro

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha intervistën e parë për këtë sezon politik për emisionin “Open” në Top Channel, ku para moderatores Eni Vasili foli për nismat më të reja të opozitës.

21:05
“ISIS po rrëmben fëmijë në Burrel”, reagon policia: Nuk është e vërtetë, informacione dashakeqe

Policia e Burrelit ka reaguar pas publikimit në disa portale të një fotoje, ku pretendohej se një person i veshur me uniformë të ISIS ka qarkulluar në qytet, madje thuhet se ka tentuar të rrëmbejë edhe dy fëmijë.

20:50
Lulzim Basha, pas pak në “Open” me Eni Vasilin

Sezoni i ri politik ka filluar, ndërsa tensioni mes qeverisë dhe opozitës po vjen në rritje, me këta të fundit që kanë paralajmëruar disa nisma e aksione.

20:38
Fiks Fare/ Inspektorët gjobëvënës të AKU-së, 100 mijë lekë ryshfet për të “mbyllur sytë”

Një video e publikuar sot në Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë dy inspektorë të vetëprezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës.

20:32
Obeziteti më kanceroz se duhani

Obeziteti pritet t’ia kalojë duhanpirjes si një nga shkaqet kryesore të kancerit tek gratë deri në 2043. Parashikimi është bërë nga një qendër kërkimesh për kancerin në Britaninë e Madhe ku aktualisht 12 për qind e rasteve të kancerit tek gratë janë të lidhura me duhanpirjen dhe 7 për qind me mbipeshën apo obezitetin.

20:20
Dëshmia për ngacmim seksual nga kandidati i Trump, Ford të enjten para Senatit

Avokatët e gruas që akuzon për sulm seksual të emëruarin për anëtar i Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh, kur ata ishin adoleshentë në shkollë të mesme, thonë se ajo është e vendosur të dëshmojë para Komisionit Juridik të Senatit, të enjten.

20:11
Rikthehet Tiger Woods fiton në PGA pas 5 vitesh

Tiger Woods rikthehet të fitojë një turne madhor në golf në PGA pas 5 vitesh. 42 vjeçari triumfoi në ndalesën e PGA Tour të Atlantas dhe këtë e bëri sipas mënyrës së tij, duke dominuar mbi rivalët e tij nga xhiroja e parë tek e fundit duke dhënë një sinjal për Ryder Cup 2018 që nis këtë të premte.

20:02
Kadri Veseli: Ëndërroj bashkimin e Luginës

Ballafaqimi me Serbinë dhe fitorja ndaj saj duhet të bashkojë spektrin politik të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se për këtë qëllim po punon fort.

19:55
Rifillon sistemi i drenazhimit në Korçë, përfitojnë bujqit e Polenës

Bujqit e Polenës do të jenë të parët që do të provojnë efektet e rifillimit të punës në sistemin e drenazhimit. Nga rifunksionalizimi i kullimit në këtë zonë përfitojnë edhe fshatrat e tjerë të Korçës, si Qatromi dhe Voskopi.

19:52
Protestë për shkollën, banorët në Mengël: Të hapet. Por godina është e dëmtuar nga tërmeti

Nxënës dhe prindër të fshatit Mengël në Elbasan kanë protestuar sërish të hënën duke kërkuar hapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit e dëmtuar nga një tërmet një vit më parë.

19:38
Stuhi në Kukës, mbeturinat pushtojnë qytetin

Një stuhi e fortë ka përfshirë rajonin e Kukës mesditën e kësaj të hëne.

19:32
“Bajrat”, 6 të parët mbetën në burg, konfirmohet masa për gjysmën e grupit

Nën shoqërinë e policëve të maskuar, të dyshuarit si anëtarë të grupit Bajri, dolën nga Gjykata e Krimeve të Rënda me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

19:12
Samiti i Paqes, Meta në OKB: Theksi të vihet te të drejtat e njeriut

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në Samitin e Paqes “Nelson Mandela” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Duke përfaqësuar Shqipërinë, Meta mbajti fjalimin e tij duke e vënë theksin tek respektimi i të drejtave të njeriut, si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë.

19:05
Tragjike në Lezhë, daja dhe nipi humbin jetën duke pastruar pusin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Torovicë të Lezhës pasditen e kësaj të hëne.

19:02
Njihuni me “muzën” e sulmuesit të Lazios (Foto)

Sulmuesi ekuadorian Felipe Caicedo la Espanyolin verën e kaluar, për t’iu bashkuar Lazios në Serinë A, por karriera e tij në Itali nuk ka qenë ashtu siç pritej.

18:46
Deutche Bank urdhërohet të parandalojë pastrimin e parave

Mbikëqyrësi financiar i Gjermanisë ka urdhëruar Deutsche Bank (DBKGn.DE) të bëjë më shumë për të parandaluar pastrimin e parave dhe “financimin e terrorizmit”, dhe ka caktuar një palë të tretë për të vlerësuar përparimin.

18:40
Njihuni me 15 aeroportet më të mirë në botë (Foto)

Kompania Skytrax mbajti në Stockholm të Suedisë, ceremonitë vjetore të dhënies së Çmimit për Aeroportin më të mirë në Botë.

18:24
Situata në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, reagon Ambasada Amerikane

Vetëm pak orë nga mbajtja e seancës gjyqësore për Emiljano Shullazin, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka reaguar për “Zërin e Amerikës” edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

18:05
Festa e golit ndaj Sampdorias, i kushton pezullimin Spallettit

Një shpërthim emocional gjatë fitores në limitet e kohës, në transfertën ndaj Sampdorias, i ka kushtuar pezullimin trajnerit të Interit, Luciano Spallettit.

17:48
Irani paralajmëron hakmarrje ndaj ShBA-ve dhe Izraelit

Udhëheqësi suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei tha të hënën se sulmuesit që vranë 25 vetë në një paradë ushtarake, u paguan nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe se Irani do të “dënojë ashpër” ata që janë pas gjakderdhjes.

17:34
Basketboll femra, SHBA kalon në çerekfinale

SHBA është skuadra e parë që kualifikohet për në çerekfinale të Botërorit në basketboll për femra.

16:52
U arrestua me grupin e “Bajrajve”, FSHF pezullon Grimën

Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grima, i cili ishte mes personave të arrestuar pak ditë më parë në Shkodër.

16:45
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 66

Bibia fajëson Zheizën për qëndrimin e Rubinjos në burg. Rui këshillon Xhoisin të tregohet më e vëmendshme me martesën e saj, duke e vënë atë në mëdyshje.

16:37
Derbi që ndan dhe bashkon një vend

Derbi që bën gjithë vendin të mbajë frymën dhe që pushton titujt e gazetave, por për arsyet më të gabuara.

16:30
Apeli i Shkodrës nuk pranon ankimimin për “Valbonën”, banorët paralajmërojnë përdorimin e dhunës

Gjykata e Apelit në Shkodër ka refuzuar të pranojë sot kërkesën për ndalimin e punimeve për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin Valbona, me pretendimin se përmbaruesi Eduart Mrishaj ka sjellë me vonesë ankimimin.

16:27
Ekskluzive në “Top Talk”/ Publikohet për herë të parë dokumenti i transferimit të prokurorëve

Çfarë po ndodh në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda?! Për të dhënë një panoramë më të qartë rreth situatës e përplasjeve mes 10 prokurorëve dhe drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kryeprokurores Arta Marku, e ftuar në Top Talk ka qenë gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha,

16:15
Anila Hoxha në “Top Talk”: Avokatët e Shullazit kërkojnë emrat e prokurorëve

Në emisionin “Top Talk’ të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte e ftuar gazetarja e Top Channel, Anila hoxha, e cila foli për situatën më të fundit të krijuar në institucionin e Prokurorisë, veçanërisht në atë të Krimeve të Rënda.

15:53
Ikën vera, vjen vjeshta. Nis ulja e temperaturave, të martën zbresin deri në 10 gradë

Stina e verës duket se u mbyll këtë të hënë. Të martën, merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata, pasi meterologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qendrore në ato veriore.

15:40
“Forca e Ligjit” në Shkodër, Gjykata e Apelit lë në burg tre prej të arrestuarve

Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e datës 7 shtator të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për tre prej të arrestuarve në kuadër të aksionit “Forca e Ligjit”.

15:37
Luan Rama për Arta Markun: Prokurorët nuk komunikojnë me letra të hapura

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama risjell në vëmendje përdorimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkoshme të Arta Markut, duke e quajtur një term jokushtetues.

15:30
Rikthehet “Procesi Sportiv”; Çdo të hënë në 22:45

Mbrëmjen e sotme starton edicioni i 11 i Procesit Sportiv, me një tjetër fytyre të re dhe mënyrë prezantimi,. Përkrah Eduard Manushit do të jetë prezantuesja simpatike Nevina Shtylla dhe sëbashku nga kjo e hënë deri në qershor do paraqesin gjithçka ndodh me aktivitetet sportive në vend dhe jo vetëm. Një emision i përqendruar me analiza dhe spektakël paralelisht, karakteristikat që e kanë bërë procesin sportiv emisionin më të ndjekur e më të dashur të teleshikuesve.

15:29
TKOB nis sezonin e ri. “Carmen” vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve në 27 shtator

“Carmen”, vepra operistike e renditur si e para në repertorin e gjithë teatrove në botë, rivjen në Pallatin e Kongreseve që prej 27 shtatorit.

15:18
Zyrtarizohet kërkesa për Eurobond, Shqipëria do të marrë hua 500 mln euro

Shqipëria shpalli zyrtarisht kërkesën në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro borxh përmes emetimit të një eurobondi me afat 5 vjeçar. Ankandi pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe paratë do të përdoren për financimin e buxhetit, por edhe për të zëvendësuar borxhet e marra në të kaluarën me interesa më të larta. Agjencitë e specializuara financiare parashikojnë se operacioni do të jetë i suksesshëm duke i siguruar Shqipërisë hua me interesa të favorshme.

15:05
Publikohet fotoja e Enver Bajrit; Truri i grupit të Bajrave ndodhet në arrati

Policia ka bërë publike një foto të Enver Bajrit, 45 vjeçari i cilësuar si kreu i grupit kriminal më të rrezikshëm në Shkodër, arriti t’i shpëtojë arrestimit dhe është shpallur në kërkim.

14:50
Superklasikja e Argjentinës përfundon me fitoren e Riverit

River Plate vendos ligjin në Superklasiken e kampionatit argjentinas me Boca Juniors.

14:45
BE dhe OKB duan një rend global multilateral

Aktualisht multilateralizmi e një rend botëror i bazuar tek rendi e ligji shihen si sfida globale. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka filluar iniciativën në mbështetje të multilaterizmit.

14:35
Porsche nuk do të prodhojë më makina me naftë

Porche nuk do të prodhojë më versione që punojnë me naftë të makinave të saj, duke u fokusuar tek hibridët dhe makinat me bateri.

14:20
Korçë, grabitet shtëpia e një biznesmeni. Hajdutët vodhën…

Në qytetin e Korçës, paraditen e së hënës është grabitur shtëpia e një biznesmeni.

14:17
Fotot historike që të lënë pa fjalë (FOTO)

Kur sheh foto historike, duket sikur bota ka qenë vërtetë bardhezi dhe ka pasur vetëm luftëra dhe sëmundje.

14:06
“Teatri” i ri i Vuçiç, zemërim me SHBA e BE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit shkruan DW.

13:56
Ndërhyrja në Tiranë-Elbasan. Punimet do të zgjasin 4 muaj për të eliminuar rrëshqitjet

Kanë nisur punimet për eleminin e rrëshqitjes së dherave në segmentin që lidh tunelin e Krrabës me Elbasanin.

13:42
Botërori i volejbollit, Rusia dhe Polonia në “Final Six”

Rusia dhe Polonia janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në “Final Six” të Botërorit për meshkuj që po mbahet në Itali e Bullgari, duke iu bashkuar Italisë, SHBA-së, Brazilit dhe Serbisë.

13:27
Më shumë fëmijë sesa gola. 3 herë baba me 3 femra të ndryshme… brenda dy muajsh

Sulmuesi Saido Berahino, me origjinë nga Burundi dhe me shtetësi angleze, ka “pushtuar” mediat britanike me një lajm të jashtëzakonshëm.

13:14
Tekste mësimore për shqiptarët e diasporës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpërndarë 3800 tekste mësimore të gjuhës shqipe për t’u ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar dhe mësuesve të diasporës.

13:12
Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku kreu një dënim 30 ditësh për një protestë të paautorizuar.

13:03
Bruno Shllaku: Për teatrin nuk diskutoj me askënd, as me vëllain tim

Bruno Shllaku, një nga aktorët më të rëndësishëm të skenës dhe filmit shqiptar, shprehet i bindur për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar, pasi ai aktuali nuk plotëson asnjë standard.

12:59
Akuza të reja për të përzgjedhurin e Trump

Një tjetër grua e akuzon për ngacmim seksual të përzgjedhurin e presidentit Donald Trump për gjykatën e lartë, Brett Kavanaugh. Deborah Ramirez, një shoqe shkolle në universitetin e Yale të gjykatësit, tha për The New Yorker se Kavanaugh i kishte treguar organet e saj gjenitale në një festë në konvikt.

12:58
Nis Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, Veliaj: Teatri i ri është për njerëzit

Skena e re “arTurbina” hapi dje dyert për të mirëpritur Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, ku në datat 23-30 Shtator, do të ngjiten në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare. Në hapjen e Festivalit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimi për “arTurbinën” ka një rëndësi të veçantë për qytetin.

12:54
Shuhet aktori amerikan Al Matthews

Aktori dhe këngëtari amerikan, Al Matthews, i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Britani është gjetur i pajetë në shtëpinë ku jetonte së fundmi në Spanjë.

12:45
Eraldi kërkon ndihmë; I riu nga Kuçova do punë dhe kurim për të motrën

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës. Eraldit i vdiq i ati dhe vuajtjet që kanë nisur që në moshën 14-vjeçare tani i janë shtuar. Ai kërkon ndihmë për të motrën që është e sëmurë.

12:45
‘Thashetheme’ në Itali, Versace në shitje për 2 miliardë dollarë

Shtëpia e famshme e modës, Versace është në shitje dhe duket se pronarët e rinj të saj do të jenë një grup amerikan.

12:33
“Bajri” bën bujë dhe në mediat holandeze

Për arrestimet e grupit “Bajri” kanë shkruar edhe mediat holandeze. Sipas të përditshmes të këtij vendi “De Telegraaf”, një nga të arrestuarit në Holandë ‘ka në ndërgjegjen e tij dy vrasje”.

12:24
Ferra në vend të sinjalistikës

Barishtet dhe ferrat që kanë mbuluar tabelat sinjalizuese të rrugës Ura e Qytetit-Zerqan në Bulqizë tregojnë se ky aks nuk mirëmbahet prej muajsh.

12:09
Ngec hetimi për CEZ; Priten letërporositë nga Kosova dhe Çekia

Hetimi i nisur për privatizimin e OSSH nga kompania çeke CEZ, ka ngecur në pritje të letërporosive nga Kosova dhe Çekia. Ky hetim i nisur pas kallëzimit të bërë nga disa deputetë të mazhorancës, që ishin pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizmin e OSSH, duket se ka mbetur peng i dëshmive të Nue Kalajt dhe dy ish-drejtuesve çekë në vendin tonë Jan Ivan dhe Josef Heicek.

12:06
Shkodër, burg për Safet Bajrin; blindohet gjykata

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Safet Bajrin, nën masa të shumta sigurie.

12:00
Fillon “Oktoberfest”, festivali më i famshëm i birrës (Foto)

Në Mynih të Gjermanisë ka nisur tashmë festivali më i famshëm i birrës, Oktoberfest.

11:56
“Kumbari i fundit” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Mbështetur mbi fakte të vërteta ku vetmitë e dy njerëzve përballen ne luftën midis krimit të organizuar e shtetit: Provenzano i Cosa Nostra e Sanna, shefi i skuadrës Duomo.

11:56
“Porta e Ferrit” – FOTO

Këto foto dramatike ofrojnë një pamje të rrallë të “Portës së Ferrit”, një nga liqenet vullkanike më të vjetër në botë. Fotografi portugez Joel Santos ka pilotuar një dron mbi liqen për të shkrepur fotot, ndërkohë që vetë ka qëndruar vetëm disa metra larg bregut.

11:45
Këto quhen tatuazhe të zgjuara (FOTO)

Tatuazhet po kthehen gjithnjë e më shumë në një formë arti popullor, ku shumë njerëz vendosin të bëjnë forma nga më të ndryshmet, dhe kësaj nuk i shpëtojnë as njerëzit e famshëm, si David Beckham, Rihanna dhe Justin Bieber.

11:39
Një ritual i çuditshëm; 600 persona nudo në Detin e Veriut

Më shumë se 600 njerëz totalisht të zhveshur për të mirëpritur ekuinoksin e vjeshtës, këtë të diel, duke hyrë në ujërat e ftohta të Detit të Veriut.

11:34
Në Ballkan, një çast që mund të mos përsëritet më

Me ardhjen e vjeshtës, në Europë  është koha që të vilen frytet e disa muajve punë diplomatike në të gjithë Ballkanin. Më 30 shtator, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë do të mbajë një referendum që mund të sjellë ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

11:26
Mënyrë e çuditshme për të pastruar kopshtin, por…

Të jesh në kontakt me natyrën është tjetër gjë, por të rregullosh kopshtin në mënyrë “natyrale” sigurisht që është e kundërta. Kështu ka ndodhur me dikë në Florida, i cili ka shqetësuar fqinjët e tij duke pastruar kopshtin nudo.

11:26
PD prezanton masat antimafia. Basha: Do të çlirojmë ekonominë nga korrupsioni dhe oligarkia

Këtë të hënë, opozita i dha fund shtegtimit nëpër qytete duke u ndalur në Tiranë, ku prezantoi amendimin e ligjit antimafia, i cili parashikon mekanizma ligjorë dhe institucionalë për evidentimin, verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të personave dhe zyrtarëve publikë, nga më i thjeshti e deri tek kryeministri, të cilët kanë lidhur kontrata, tendera dhe koncesione korruptive.