Barcelona-Real Madrid në ‘luftë’, Barcelona denoncon Florentino Perez për deklarata të rreme, fyese dhe denigruese
Sulmuesi Saido Berahino, me origjinë nga Burundi dhe me shtetësi angleze, ka “pushtuar” mediat britanike me një lajm të jashtëzakonshëm.
Futbollisti i Stoke akuzohet se ka 3 fëmijë me 3 femra të ndryshme në vetëm 6 javë. Sipas “The Sun”, fëmijët kanë lindur në 30 maj, 15 korrik dhe 17 korrik dhe vogëlushët i ka me ish-partneren e tij, me një modele nga e cila i erdhi fundi lidhjes dhe me një mikeshë fëmijërie.
Dy fëmijëve të parë, Berahino u ka njohur atësinë, ndërsa për fëmijën me mikeshën e fëmijërisë është në negociata me avokatët e saj.
“The Sun” vë në dukje se sulmuesi ka bërë më shumë fëmijë sesa gola në këtë sezon. Berahino është autor i vetëm dy golave në 10 javët e fundit të Premier League.
Top Channel