Barishtet dhe ferrat që kanë mbuluar tabelat sinjalizuese të rrugës Ura e Qytetit-Zerqan në Bulqizë tregojnë se ky aks nuk mirëmbahet prej muajsh.

Banorët e zonës që e njohin rrugën dinë të ruhen dhe shmangin lëvizjet gjatë natës, por të 12 kilometrat e këtij aksi janë një kërcënim serioz për jetën e udhëtarëve nga larg. Në një pjesë të saj, asfalti është zhdukur pasi rrëshqitja e dheut e ka dëmtuar rrugën.

Drejtuesit e mjeteve shpesh rrezikojnë të bëjnë aksident për të shmangur ferrat që nuk i heq askush. Ndërsa gjatë dimrit kjo rrugë shpesh bëhet e pakalueshme si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese dhe reshjeve të dëborës.

Top Channel