Basha: Ligji antimafia është model perëndimor, do sekuestrojë pasuritë e paligjshme

24/09/2018 22:20

Ligji antimafia i prezantuar nga Partia Demokratike u cilësua nga Basha si një mekanizëm apo model europian, me liderin e opozitës që hodhi poshtë akuzat për një “gjyq jakobin”.

“Ligji antimafia është një model i zbatuar në Itali dhe kudo në Europën Perëndimore dhe nuk kemi të bëjmë aspak me një “gjyq jakobin”, siç po mundohen ta cilësojnë disa. Synimi i këtij ligji është që të shpëtojë paratë e shqiptarëve, që po zhvaten nga qeveria, nëpërmjet përdorimit të oligarkëve. Nuk është normale që një kilometër rrugë autostradë të kushtojë 10 milionë euro dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë të jesh inxhinier. Fatura e Rrugës së Arbrit u rrit me 120 milionë euro brenda natës, për t’u zhvatur nëpërmjet oligarkëve”, deklaroi Basha.

Lideri i Partisë Demokratike tha se abuzuesve do t’i sekuestrohet çdo cent i pasurisë personale, i përfituar në mënyrë të padrejtë, ndërsa garantoi ndjekje edhe në “Off Shore” aty ku janë regjistruar kompanitë abuzuese.

Top Channel