Anila Hoxha në “Top Talk”: Avokatët e Shullazit kërkojnë emrat e prokurorëve

24/09/2018 16:15

Në emisionin “Top Talk’ të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte e ftuar gazetarja e Top Channel, Anila hoxha, e cila foli për situatën më të fundit të krijuar në institucionin e Prokurorisë, veçanërisht në atë të Krimeve të Rënda.

Nesër ky institucion pritet të japë pretencën për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqen dhe Endri Zelën, ndërsa Prokuroria e krimeve të Rënda ka njoftuar se janë caktuar tashmë katër prokurorët që do të lexojnë akuzat dhe se emrat e tyre do të mësohen vetëm gjatë seancës.

Por gazetarja Anila Hoxha zbuloi në emisionin “Top Talk’ se avokatët e Emiljano Shullazit i janë drejtuar Prokurorisë me një letër zyrtare, ku i kërkojnë që të bëjë publikë emrat e prokurorëve.

Në letrën e tyre, avokatët kërkojnë që në kuadër të transparencës, të mësojnë emrat e prokurorëve, si dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre, pra me komandim të drejtpërdrejtë apo me short.

Top Channel