‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Një mikrobus me pasagjerë që ishte nisur nga Firence dhe sapo kishte zbarkuar nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë u grabit nga 3 persona të armatosur dhe maskuar.
Sipas policisë, nën kërcënimin e kallashnikovëve, autorët grabitën shoferin dhe dy pasagjerë, duke arritur të marrin mijëra euro, para’ të dërguara nga emigrantët për familjet e tyre. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit të qytetit të Vlorës, ku mikrobusi bëri ndalesën e parë pas daljes nga porti.
Policia u vu në ndjekje të 3 autorëve, të cilët braktisën në autostradë, në mbikalimin pranë fshatit Panaja, automjetin e parë me të cilin u larguan. Për të humbur gjurmët, grabitësit ndërruan sërish automjet, të cilin gjithashtu e braktisën më vonë në fshat.
Por, me anë të gjurmimit me qen, policia zbuloi dy prej autorëve të fshehur në ferra. Ndërkohë, në kërkim vijon të jetë autori i tretë.
Policia ka marrë gjurmët e gishtave nga dy automjetet e braktisura, ku u gjetën dhe dy armët kallashnikov.
Top Channel