Trump lëvdohet përpara OKB-së, audienca shpërthen me të qeshura

26/09/2018 08:31

Duke folur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara gjatë së martës, presidenti Donald Trump u mburr se administrata e tij “kishte arritur më shumë sesa thuajse çdo administratë në historinë e Amerikës”, një pretendim që solli për pasojë një reagim të paqëllimshëm nga audienca, me të gjithë udhëheqësit globalë që ia plasën të qeshurit.

“Në më pak se dy vite, administrata ime ka shënuar më shumë arritje sesa thuajse çdo administratë në historinë e vendit tonë”, deklaroi Trump në fillim të fjalimit të tij. “Është shumë e vërtetë!”.

Të qeshurat në sallë shpërthyen në këtë moment.

“Nuk e prisja këtë reagim, por s’ka problem”, u kundërpërgjigj më tej Trump.

Trump Touted Accomplishments in U.N. Speech. Leaders Laughed

Trump boasted about his accomplishments at the United Nations. The audience laughed https://ti.me/2O9UuMm

Posted by TIME on Tuesday, September 25, 2018

Përpara se të zgjidhej president, Trump ankohej shpesh se “bota po qeshte me ne”, teksa kritikonte politikat e administratës së ish-presidentit Barack Obama.

“Ushtria jonë do të jetë shumë shpejt më e fuqishme se kurrë më parë. Me fjalë të tjera, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme, më të sigurta dhe një vend më i pasur sesa kur unë erdha në pushtet më pak se dy vite më parë”, deklaroi më tej Trump gjatë së martës. “Ne po përpiqemi për Amerikën dhe popullin amerikan, por po përpiqemi edhe për të mirën e botës”.

Ai lëvdoi gjithashtu samitin e tij “tejet produktiv” me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, duke veçuar progresin mbi denuklearizimin e gadishullit Korean, e duke falënderuar Kimin për “kurajon e treguar”.

Ky fjalim shënoi një dallim thuajse 180 gradë nga qëndrimi i parë i Trumpit në Kombet e Bashkuara një vit më parë, kur ai kërcënoi se “do ta shkatërronte tërësisht Korenë e Veriut”.

Trump ripërsëriti gjithashtu politikat e administratës së tij për “Amerikën të parën”, duke kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, e duke u shprehur se “ne e refuzojmë ideologjinë e globalizmit”.

“Së bashku, na lejoni të zgjedhim një të ardhme patriotizmi, prosperiteti dhe krenarie, – tha Trump. – Na lejoni të zgjedhim paqen dhe lirinë përmbi dominimin dhe mposhtjen. E për më tepër, na lejoni të vijmë në këtë vend për t’u përpjekur për popujt tanë dhe kombet tona, gjithnjë e më të forta dhe përgjithmonë sovrane”.

Top Channel