Foto ilustruese

Tre vatra zjarri kanë rënë ditën e martë në Lezhë. Por ndërsa njëri në lagjen “Nënë Tereza” është vënë nën kontroll dy të tjerë rrezikojnë disa banesa.

Mësohet se dy vatrat e zjarrit rrezikojnë banesat në lagjet Piraj dhe Gajush.

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen edhe nga era.

Top Channel