Zjarr në ullishta, e vështirë ndërhyrja në Allprenaj të Lushnjes (Foto)

26/09/2018 09:25

Vatra më e fundit e zjarrit në vend është shfaqur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lushnje. Një zjarr i fuqishëm nisi në kodrën e Allprenajt, e favorizuar nga era e fortë.

Në vendngjarje ka zjarrfikës e forca policie, të cilët po përpiqen të pengojnë përhapjen e flakëve pranë bizneseve dhe shtëpive, por puna është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Zjarret kanë rënë në një ullishte, ku një sipërfaqe prej 15 hektarësh është djegur tashmë. Policia dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme nga banorët e përfshirë në konflikte pronësie me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel