Debati për “dramën shqipe”; Aktorë dhe regjisorë diskutojnë gjatë festivalit mbarëkombëtar

25/09/2018 20:38

Edhe njëherë “drama shqipe” megjithëse debatet dhe dyshimet që shoqërojnë atë u kthye në temë bisede në tryezën e diskutimit në teatër, si pjesë e festivalit mbarëkombëtar.

Pas premierës Tag që çeli festivalin pyetja ishte kjo: ” A është kjo vepra më e mirë e Teatrit Kombëtar?! Për të qenë pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar, një festival i madh që ne duam të rikthehen”, u shpreh Zamira Kita.

“Pra njerëzit e duan “dramën shqipe”, por nuk vijnë ta ndjekin dhe nuk vijnë të debatojnë, që edhe unë të jem pjesë e presionit për të zgjedhur më të mirën. Nëse nuk e kam zgjedhur më të mirën”, u shpreh Hervin Çuli.

Megjithatë përveç interesit për dramën shqipe, që më shumë është i kufizuar në rrjetet sociale, se sa në diskutime të hapura si këto, problemet e teatrit nuk u kufizuan këtu.

“Kam frikë se veprat e dramaturgjisë shqiptare, janë vepra që i shërbejnë një qëllimi të shpejtë të përkohshëm, të një moment të caktuar. Dhe akoma nuk po vihen në teatrin shqiptar, vepra të cilat të flasin për Shqipërinë në mënyrë globale”, tha regjisori Armand Bora.

Por cili është roli i kritikës në këtë përballje mes dramaturgë, regjisorëve dhe publikut.

“Sot kritika është bërë më miqësore, më promovues edhe më pak e mbetur në cinizmin e vet për ta shkatërruar një aktor, një regjisor, një dramaturg”, tha Josif Papagjoni, kritik arti.

Shfaqet pjesëmarrëse të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit do të vazhdojnë çdo mbrëmje tek “ArTurbina” shoqëruar me debate artistike rreth tyre.

Top Channel