Kuçovë, e gjobit bashkia, 42-vjeçari kërcënon të hidhet nga shtylla e tensionit

25/09/2018 13:00

Një 42-vjeçar, banues në fshatin Tapi të Kuçovës, hipi në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënoi të hidhet paraditen e së martës.

Andon Ziu ka marrë një gjobë prej 5 milionë lekësh nga bashkia për një ndërtim pa leje dhe kjo është arsyeja që hipi në shtyllë.

Shërbimet e policisë, në prani edhe të një psikologu, pas dy orësh negociata, bënë të mundur që shtetasi i lartpërmendur, rreth orës 12:40, të zbriste nga shtylla elektrike.

Top Channel