![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
Mbrëmja e sotme rezultoi “e zezë” për skuadrat e mëdha spanjolle, sepse pas Barcelonës, e cila u mposht nga Leganes me përmbysje, ishte radha e Realit të Madridit që të kapitullojë.
Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui u mposht me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0 nga Sevilla, në një sfidë ku gjithçka u vendos në 45 minutat e para.
Ish sulmuesi i Milanit, portugezi Andre Silva ishte ai që shënoi dy golat e parë për andaluzianët, ndërsa Ben Yader vulosi rezultatin 3-0, kur kronometri shënonte minutën e 39′.
Në pjesën e dytë Reali u përpoq të rihapë takimin, por pa sukses, teksa edhe njëherë që shënoi me anë të Modriç, pa që goli t’i anulohej pas ndërhyrjes së VAR-it, për një pozicion milimetrik jashtë loje.
Gjithsesi, pavarësisht humbjeve të sotme, Barcelona dhe Reali i Madridit vijojnë të qëndrojnë në krye të renditjes së kampionatit spanjoll me nga 13 pikë në 6 javët e para.
Top Channel