Top Story/ Deklaratat e pavërteta të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

26/09/2018 21:50

Monika Kryemadhi, sot Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk i ka shpëtuar dot përfshirjes së deklaratave të pavërteta dhe premtimeve të pambajtura.

Shpesh herë pasaktësia e shifrave apo trillim i ndonjë ngjarje, e kanë karakterizuar Kryemadhin në komunikimin e saj publik. E tillë është deklarata e saj për numrin e shqiptarëve të larguar nga vendi, apo akuza kundrejt policisë, ku sipas saj po mbahet i fshehur trupi i gjetur me kokë të prerë në Llakatund të Vlorës.

Monika Kryemadhi – Kryetare e LSI – Deklaratë e Pavërtetë.

1. “Në 4 vitet e fundit, mbi 300 mijë shqiptarë, nga mosha 18 vjeç deri në moshën 40 vjeç, janë larguar nga Shqipëria”, – Kjo deklaratë është e pavërtetë, sepse sipas INSTAT, numri i Shqiptarëve të larguar nga Shqipëria, përgjatë viteve 2012-2017 është 209 mijë njerëz dhe jo 300 mijë.
2.
3. “Dje në Llakatund të Vlorës, është gjetur një trup me kokë të prerë dhe nuk ka asnjë njoftim për këtë, është fshehur”. –Kjo deklaratë e bërë nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, hidhet poshtë, pasi Policia e Shtetit sqaron se nuk ka asnjë ngjarje me prerje koke në Llakatund të Vlorës, ndryshe nga se deklaroi Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Top Channel