Veliaj: Po të bëhet vetting në art, opozita ngel pa protestues për teatrin

27/09/2018 11:57

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se tashmë nuk ka asnjë aktor që proteston për teatrin, vetëm dy regjisorë të dënuar për vjedhje.

“Kush po proteston për teatrin? Nuk ka asnjë aktor që proteston. Vetëm dy regjisorë që janë dënuar me vendim gjykate për vjedhje. Këta që duan vetting politik, të bëjnë vetting mes artistëve njëherë. Po të bëjnë këta vetting në art, nuk do të kenë më protestues për teatrin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi: “Opozita tha që ligji i teatrit nuk kalon veçse mbi trupat tanë, ama kur ka seancë në Kuvend ku diskutohet ligji i teatrit, shkojnë për eskursione në Durrës, Vlorë, Shkodër… Trupat e tyre kanë nevojë për peshk të mirë, prandaj hanë dreka nëpër qytete turistike”.

Top Channel