Rama e ka me median: Nuk synon më të vërtetën, por synon publikun si gjah

26/09/2018 18:03

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”, sulmoi mediat duke i akuzuar se janë të përfshira “në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën apo faktet”.

“Media është e përfshirë në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën apo faktet. Synon publikun siç synohet një gjah dhe synon audiencën me çdo kusht, pa marrë parasysh se me çfarë e ushqen këtë audiencë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se politikanët duhet të dalin në ekrane për të folur mbi problemet e njerëzve dhe jo për të hedhur baltë mbi njëri-tjetrin.

“Duhet të shfaqemi në ekrane duke u marrë me ato arsye për të cilat njerëzit na votojnë. Të bëjmë çmos që të jemi sa më pranë të vërtetave dhe të luftojmë së bashku për ta lehtësuar sa të mundemi mjegullën që ka rënë midis nesh dhe njerëzve të zakonshëm përmes gënjeshtrash dhe shpifjesh”, theksoi Rama.

Top Channel