Berat, kapen 2.5 kg heroinë, 441 kg kanabis dhe 75 granata, arrestohet një person

26/09/2018 17:25

Një sasi prej 2.5 kg heroinë, 441 kg kanabis dhe 75 granata janë sekuestruar nga policia në Berat, ndërsa është vënë në pranga edhe poseduesi i tyre.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Landi Bixheku, 47 vjeç, banues në Berat.

Sipas policisë, në banesën e të ndaluarit në lagjen “13 Shtatori” gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel