VIDEO/ Pas triumfit në Botërorin 2026, Lamine Yamal zgjedh Cartagena për disa ditë pushimesh
Shumë penallti, por mbi të gjitha pak përjashtime! Duket se është ky trendi që po karakterizon futbollin italian në të dhënat e fundit, e numrat tregojnë se që prej implementimit të sistemit të videoarbitrimit, sanksionet kanë ndryshuar.
Vetëm 5 kartona të kuq në 6 javët e para në Serie A janë një numër vërtet varfërues për një kampionat që karakterizohet gjithmonë nga mbrojtja e fortë.
Kjo është një nga kuotat më të ulëta në futbollin e Apenineve, praktikisht një përjashtim në thuajse 12 ndeshje. Në një analizë krahasuese me sezonet e kaluara, numri i kartonëve të kuq ka rënë ndjeshëm dhe shumëkush e cilëson si një frikë nga sistemi VAR dhe efektit të korrigjimeve.
Në sezonin 2015-16, pas zhvillimit të 6 javëve të para u regjistruan 23 kartona të kuq, ndërsa vitin e kaluar kishte 12 të tillë, më shumë se gjysma e numrit mbresëlënës të këtij viti.
Top Channel