Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar këtë të premte datën kur do të nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Ambasada ka bërë të ditur se duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.

“Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen ”, shkruhet në postimin e Ambasadës.

Top Channel