25 vite nga ndërhyrja më e rëndë në futboll. Ai që e bëri thirrej “Psikopati” (Video)

28/09/2018 10:56

Një nga ndërhyrjet më të rënda në futboll ka mbushur 25 vjet.

Bëhet fjalë për goditjen që ka bërë Jason Cousins, lojtar i Wycombe Wanderers, ndaj një kundërshtari të Doncaster Rovers.

Vite më vonë, Cousins ka thënë se është penduar shumë për këtë ndërhyrje.

“Trajneri erdhi në dush ku po lahesha dhe më nxori jashtë nga dhomat e zhveshjes, krej i zhveshur dhe me shkumë në sy. Më përjashtoi për një javë nga klubi, ndërsa tifozët donin që të përjashtohesha përgjithmonë”, tregon ish-mbrojtësi anglez.

Kjo ndërhyrje bëri që ky futbollist të merrte nofkën “Psikopati”.

Top Channel