Milani sheh sërish nga Fabregas, transferimi i mundshëm në janar

27/09/2018 18:17

Spanjolli Cesc Fabregas po kalon ditë të errëta te Chelsea, duke mos u aktivizuar në asnjë ndeshje deri tani në Premier League.

I gjendur në këtë situatë, lojtari me shumë mundësi, do të largohet nga Londra në janar dhe Milani nuk kërkon ta humbë këtë mundësi.

Kuqezinjtë tentuan edhe në merkaton e verës, por spanjolli vendosi të qëndrojë te Chelsea.

Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, “Mundo Deportivo” raporton se 31-vjeçari nuk do të rinovojë atë. Milani po synon ta sjellë atë në Itali gjatë dimrit.

Një ndër repartet ku kuqezinjtë janë duke vuajtur, është pikërisht mesi i fushës dhe Fabregas mund të jetë një zgjidhje për vazhdimin e sezonit.

Top Channel