“Jam i prekur nga këto festime. Jam një kompozitor si shumë të tjerë, diçka më ka shkuar mirë e diçka tjetër pak më mirë. Publikut i them vetëm faleminderit. Kompozitorët kanë nevojë për publikun”

Kështu është shprehur Ennio Morricone në festimet që Akademia Kombëtare e Santa Cecilia kishte bërë për të. Legjena e Pianistit në Oqean dhe Mission janë kolonat zanore të famshme që mbajën firmën e tij.

Për këto festime Akademia ka nxjerrë një libër “90vitet” ku ka mbledhur foto, dokumente, dëshmi dhe personazheve dhe regjizorëve. Në muzeun e instrumenteve muzikore, janë ekspozuar kostumet e skenës të realizuara nga Rrobaqepësia Tirrelli, për pesë film që Morricone u ka shkruar muzikën.

Top Channel