Pragderbi, Tirana e dënuar të fitojë. Partizani, të përsërisë sukseset e fundit

28/09/2018 13:32

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” luhet derbi i kryeqytetit, si ndeshja me vëmendjen më të madhe sportive në kampionatin shqiptar.

Asnjë vend bosh në stadium, pasi të gjitha biletat – rreth 7.000 të tilla, – janë shitur si asnjëherë më parë.

Lexo edhe:
“Derby day”! Premierë në stol, festë në tribuna

Pavarësisht pozicioneve në klasifikim dhe situatës te secila skuadër, ndeshja derbi përjetohet si një dhe e vetme, e konsideruar ndryshe si ndeshja e sezonit, e bardheblutë janë të dënuar për fitore.

Një sukses do t’i ndihmonte për moral dhe për gjendjen në klasifikimin aktual, edhe pse gjendja jo e mirë e Oduamadit dhe Grecës e kanë vënë disi në vështirësi trajnerin Ze Maria.

Por, historiku i ndeshjeve të fundit ka treguar për një sukses më të madh të “të kuqve”, duke dominuar përballjet me Tiranën. “Të kuqtë” ndodhen në grumbullim prej 3 ditësh në Elbasan, për të qëndruar të qetë, larg presioneve dhe atmosferës disi mbytëse për protagonistët përgjithësisht.

Trajneri Gega i ka besuar me sa duket të njëjtit formacion, që mundi Flamurtarin, për këtë ndeshje.

Një nga pikat kyçe të ndeshjes së sotme do të jetë siguria. Edhe pse policia nuk do të jetë brenda në stadium, janë parashikuar mbi 500 forca policie të pranishme në perimetrin e stadiumit, shumë pranë hyrjeve të tifozerive, për të ndërhyrë në momentet që do t’i kërkohet.

Lexo edhe:
Policia bllokon rrugët për “paradën” e tifozëve

Ndërkohë që policia private do të jetë e pranishme me mbi 100 “steward” për të ruajtur qetësinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Kjo është ndeshja e parë e kampionaitt shqiptarë që shoqërohet nga masa të tilla ekstreme sigurie dhe me kaq shumë tifozë në stadium. Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në orën 19:45.

Top Channel