Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre iu gjet e fshehur 8 kilogramë kanabis sativa.

Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Top Channel