Arturo Reginaldo është sërish heroi i Kukësit, pasi ka shënuar golin e vetëm të sfidës së luajtur në “Elbasan Arena” mes verilindorëve dhe Luftëtarit.

Sulmuesi shënoi në fillim të pjesës së dytë me 11-metërsh, duke i dhënë një tjetër 3-pikësh skuadrës së Armando Cungut, e cila tashmë ngjitet në krye me 13 pikë, po aq sa ka edhe Partizani.

Zhgënjen Kamza e Klodian Duros, e cila nuk arriti të rikthehet te fitorja, por u mposht në shtëpi nga Laçi me rezultatin minimal 0-1, ashtu si javën e kaluar ndaj Kukësit.

Vendimtar ishte goli i shënuar nga veterani shkodran Ndriçim Shtubina, i cili ndëshkoi kamzalinjtë në minutat shtesë të takimit dhe riktheu te fitorja bardhezinjtë e Mergjyshit.

Top Channel