Trump urdhëron FBI-në: Rihapni hetimet ndaj Kavanaugh

28/09/2018 23:31

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të premten se ai ka urdhëruar FBI-në të rihapë hetimin e saj ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme seksualisht.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump nëpërmjet një postimi në Twitter, por presidenti i Shteteve të bashkuara theksoi se puna duhet të bëhet në më pak se një javë.

“Unë kam urdhëruar FBI-në të kryejë një hetim plotësues për të përditësuar dosjen e gjyqtarit Kavanaugh. Siç ka kërkuar Senati, ky azhurnim duhet të jetë i kufizuar dhe i përfunduar në më pak se një javë”, tha Trump.

Kandidati i Trump për në Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh është akuzuar nga dy gra për sjellje të pahijshme seksuale kur ka qenë adoleshent, ndërsa dje pati edhe seancën e parë publike gjyqësore në Senatin Amerikan.

Top Channel