Në pranga 10 drejtues mjetesh, të dehur e me shpejtësi – VIDEO

29/09/2018 10:00

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë pasi janë kapur të pa pajisur me leje drejtimi.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur gjithashtu se janë pezulluar edhe 36 leje drejtimi, ndërsa drejtuesi i një automjeti është gjobitur pasi ishte duke lëvizur me 167 kilometra në orë.

“Janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga të cilat 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 8 mjete për xhama të errësuar. Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative të pashlyera. Si dhe janë vendosur 110 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel