Partia Demokratike organizoi në Korçë një protestë ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet atje se bashku me kabinetin e ministrave për të mbajtur mbledhjen e radhës së qeverisë.

Mbledhja po mbahet tek “Shtëpia e Flamurit” dhe policia kishte vendosur kordon policor për të ndaluar protestuesit t’i afrohen.

Ka pasur tensione në momentin kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të afrohen aty ku po mbahej mbledhja por nuk janë lejuar nga policia. Nën një zë protestuesit brohorisnin “Rama ik!” dhe në dorë mbanin pankarta me mesazhe kundër kryeministrit dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Top Channel