Tsunami në Indonezi, rëndohet bilanci i viktimave

29/09/2018 22:33

Shpërthimet e forta kanë vazhduar të godasin ishullin indonezian të Sulawesi, ku një tërmet i madh dhe një cunami vranë së paku 384 njerëz dhe plagosen 500.

Dhjetëra kanë mbetur të zhdukur dhe disa prej tyre mendohet të jenë të bllokuar në mbeturinat e ndërtesave të shkatërruara në qytetin Palu.
Trupat janë shtrirë në rrugët e qytetit dhe të plagosurit janë duke u trajtuar nëpër tenda për shkak të dëmtimit të spitaleve.

Një kontrollues i trafikut ajror në aeroportin Palu vdiq pasi u sigurua që një aeroplan u ngrit në mënyrë të sigurt pas tërmetit të së premtes. Numri i viktimave dhe dëmet përtej qytetit janë ende te paqartë.

Të mbijetuarit e shqetësuar në Palu fjeten jashtë të shtunën në mbrëmje, duke zbatuar këshillat e zyrtarëve si një masë paraprake që të mos ktheheshin në shtëpitë e tyre. Disa ndërtesa u rrafshuan tërësisht.

Indonezia është e prirur për të pësuar tërmete sepse ajo shtrihet në Unazën e Zjarrit – vijë tërmetesh të shpeshta dhe shpërthimesh vullkanike që rrethojnë pothuajse të gjithë bregdetin e Paqësorit. Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar nga një tërmet jashtë ishullit indonezian të Sumatrës, vrau 226,000 njerëz në Oqeanin Indian, duke përfshirë më shumë se 120,000 në Indonezi.

Top Channel