Tha që Toka është e sheshtë, basketbollisti i famshëm kërkon falje: Nuk jam edhe aq i zgjuar…

02/10/2018 18:19

Në fund, Kyrie Irving është detyruar që të kërkojë falje mbi teorinë e tij mbi Tokën, që u bë virale në rrjetet sociale.

Në shkurt 2017, basketbollisti i famshëm, habiti njerëzit duke thënë: “Na mashtrojnë, Toka është e sheshtë”.

Irving pyetet gjithmonë për këtë temë dhe tani ka vendosur që të kërkojë falje: “Edhe nëse do e besonit këtë gjë, nuk duhet të dilni e ta thoni publikisht. Janë tema që diskutohen privatisht. Ndryshon perceptimi se si thuhet dhe si kuptohet nga të tjerët, por unë nuk jam edhe aq i zgjuar”.

Organizatori theksoi se “në atë moment nuk e llogariti deklaratën”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel