Bylykbashi: Rexhep Rrahja, prova e paktit PS-krim për të dhunuar zgjedhjet

02/10/2018 13:49

Oerd Bylkbashi ka rihedhur akuzat se PS ka bërë pakt me krimin për të dhunuar zgjedhjet, e për këtë ai i referohet deklaratës së Rexhep Rrahjas, djalit të deputetit të PS‎, Rrahman Rraja.

Ky i fundit pas marrjes së masës së sigurisë në ambientet e Gjykatës së Fushë Krujës është pyetur nga gazetarët, nëse ka diçka për të thënë dhe ai është përgjigjur: “Lulzim Basha le ta provojë në votime”.

Kjo fjali për Bylykbashin tregon se nuk ka zëdhënës dhe provë më të mirë të paktit të PS me krimin ‎për të dhunuar zgjedhjet.

“Rexhep Rrahja, zëdhënësi i PS për zgjedhjet PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njëanshme për Kodin zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë: po sot, nën pranga per dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kërcënon opozitën: do ta shihni në zgjedhje. Zëdhënës dhe provë më të mirë të paktit të PS me krimin ‎për të dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo është reforma që propozon PS!”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Top Channel