E mërkurë, 12 Dhjetor 2018
16:27
Qeveria merr vendim për një tjetër kërkesë të studentëve

Në mbledhjen e të mërkurës, qeveria miratoi në parim marrëveshjen me qeverinë gjermane për fazën e tretë të bashkëpunimit financiar për projektin e rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

16:21
Rama: Një tjetër ditë e humbur

Kryeministri Edi Rama e konsideroi të sotmen si një tjetër ditë të humbur “me arsyen e mosarsyes”, duke iu referuar protestës së studentëve.

16:21
Studentët: Fjalët e kryeministrit janë të kota

Studentët sot po protestojnë në dy fronte. Një grup me pankarta të bardha në duar te Ministria e Arsimit dhe grupi tjetër te Kryeministria.

16:09
Asistencë amerikane për OSHEE-në

Një shoqëri amerikane e mbështetur nga USAID do të asistojë OSHEE-në për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet në Qarkun e Shkodrës.

15:42
UT kundër Ramës: S’kemi kërkuar vendosje tarifash për provimet

Senati Akademik i Universiteti i Tiranës, në një deklaratë për mediat ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me debatin për arsimin e lartë, dhe për protestën e studentëve.

15:28
Shqiptarët duan të ikin. 1.7 milionë dëshirojnë të largohen nga vendi

Kompania e mirënjohur e sondazheve Gallup deklaroi se 60% e shqiptarëve do të braktisnin përfundimisht Shqipërinë nëse do të kishin mundësi.

15:23
Në tender me bilanc fals

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka rihapur tenderin për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi.

15:14
Teksa përpiqet të europianizojë Ballkanin, Europa është ballkanizuar vetë

Dy vite më parë dhashë një intervistë për Radio Free Europe, që tërhoqi shumë vëmendje. Reagimet më të shumta erdhën për shkak të fjalisë ku thosha se zgjerimi i BE-së me Ballkanin nuk do të ndodhte. Shumë e vlerësuan qëndrimin tim të hapur, të tjerë e panë si diçka skandaloze dhe të papërgjegjshme, në një kohë kur vendet e Ballkanit përpiqen të përfundojnë tranzicionin.

15:12
Votimi për KLGJ, Gjonaj mesazh gjyqtarëve: Votoni me përgjegjshmëri, zgjidhni më të mirët

Një ditë më parë mori jetë institucioni i parë i drejtësisë së reformuar në Shqipëri, KLP-ja ndërsa sot, siç iu drejtua ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjyqtarëve shqiptarë, iu takon atyre të japin të njëjtin shembull demokracie dhe vetëorganizimi si prokurorët dhe të zgjedhin të njëjtën linjë edhe gjyqtarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor.

14:49
Studentët shtojnë një kërkesë: Të hiqen procedimet penale

Studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 8 kërkesat e tyre.

14:30
Kërkesat e studentëve, deputetet e PS: 5% e GDP-së, e parealizueshme

Deputetët e mazhorancës mbështesin kërkesat e studentëve, por edhe ata janë të mendimit se 8 pikat duhet të jenë pjesë e një procesi dialogu.

14:02
A jetojnë më keq “jelekverdhët” francezë sesa europianët e tjerë?

Protestuesit e njohur si “jelekët e verdhë” dolën në rrugët e Francës këto javët e fundit, duke ngritur zërin kundër kostos së lartë të jetesës.

13:46
Shpërblimi i qeverisë për pensionistët, Grida Duma: Paketë turpi!

Vetëm pak pasi kryeministri njoftoi përmes rrjeteve sociale paketën e shpërblimeve të fundvitit që do të ofrojë për pensionistët dhe për çdo foshnje të re që do të vijë në jetë nga familjet shqiptare, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila e ka quajtur atë si një “paketë turpi dhe fyerjeje për pensionistët dhe shoqërinë”.

13:41
Punimet me tezgjah, tradita shekullore që ruhet me fanatizëm

Punimet në tezgjah janë një traditë e lashtë e vajzave dhe grave që endin prodhime për nevojat e familjes dhe të të afërmve të tyre.

13:31
Si të kemi thonj të bukur e me stil për festa

Aksesorët janë mjaft domethënës pasi ato mund të nxjerrin në pah stilin dhe personalitetin tonë.

13:29
Taksa ndaj mallrave serbe, Gjermania-Kosovës: Anuloje, ose pezulloje!

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje Kosovës të martën që të anulojë, ose të paktën të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

13:21
Trump: Ndërhyj në rastin e shefes së “Huawei”-t nëse nevojitet

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se mund të ndërhyjë në rastin e arrestimit të shefes ekzekutive Meng Wanzhou të gjigantit kinez “Huawei”, nëse një gjë e tillë ndihmon në mënjanimin e përkeqësimit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kinën.

13:16
SHBA, kundër gazsjellësit “North Stream 2”. Gjermania e mbështet

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka dënuar ndërtimin e tubacionit për mbartje të gazit natyror, duke thënë se projekti “Rrjedha Veriore 2” do t’i mundësojë Rusisë të kontrollojë furnizimet me energji në Europë.

13:00
Rama ngre grupin e punës. Përgatiten dokumentet për kërkesat e studentëve

Pasi shprehu dakortësinë e tij për 8 kërkesat e studentëve, duke theksuar se ato mund të plotësoheshin vetëm përmes dialogut, kryeministri Rama mësohet se ka ngritur një grup pune me bashkëpunëtorë të ngushtë, të cilët janë duke përgatitur propozime për secilën prej pikave të paraqitura nga studentët.

12:48
Shpërblimet e fundvitit, Rama: 50 dollarë pensionistëve!

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama bëri të ditur për herë të parë edhe shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.

12:37
Protesta e studentëve, në dy kampe (Foto/Video)

Këtë të mërkurë, studentët janë sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit. Këtë herë ata kanë hequr pankartat dhe në duar mbajnë letra të bardha. Ata refuzojnë kërkesat për dialog, por duan t’iu plotësohen 8 kërkesat që kanë paraqitur.

12:25
Top Story/ “Historia e Lazaratit”, sonte në Top Channel

“Historia e Lazaratit”, sjell sonte në Top Channel rrëfime ekskluzive sesi kultivohej kanabisi dhe kush ishin bosët e vërtetë të drogës.

12:14
Nga fshati Kadiaj në Lushnje, 5 km për 50 minuta

Fshati Kadiaj është vetëm 5 km larg Lushnjes, por për të shkuar në qytet, banorëve u duhen të paktën 50 minuta.

12:12
Ekskluzive sot në YouTube të Top Channel: Daddy Yankee, “Plumbi që i ndryshoi jetën…”

Ndiqni sot në orën 18:30 intervistën ekskluzive me Daddy Yankee në kanalin e Top Channel në YouTube.

12:06
Protestat i kushtojnë qeverisë franceze deri në 10 mld euro

Vala e protestave në Francë dhe dhuna që i ka shoqëruar ato përgjatë këtyre 4 javëve të fundit, e ka pasur tashmë koston e saj tek ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës.

11:53
Personazhi i vitit, revista “Time” shpall Khashoggin e kolegët e tij

Për revistën “Time”, personi i vitit këtë radhë nuk është vetëm një. Ata janë shumë, janë një grup gazetarësh, me në krye disidentin saudit Jamal Khashoggi.

11:45
Rrëshqitja e tokës kërcënon fshatin Vajkal, rrezikohen shtëpitë

Rëshqitja e tokës në fshatin Vajkal të Bashkisë së Bulqizës ka bërë që disa shtëpi të plasariten.

11:39
Zgjedhja e anëtarëve të KLP, Fatmir Xhafaj: Garanci e fortë për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka reaguar pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

11:36
Alarmi për mishin e pulës, flasin ekspertët

Pulat dhe mishi i tyre janë kthyer në një shqetësim për konsumatorët për shkak të videove alarmante në internet.

11:26
Kristina Baki: Babi nuk më linte të dilja nga shtëpia se …

Modelja Kristina Baki e ftuar në ” Wake Up” rrëfeu se në fillim të karrierës së saj prindërit nuk kanë qenë dakord që ajo të bëhej një modele.

11:21
Wake Up – Regjisori Milkani boton kujtimet: Nëse lexoni të pavërteta digjeni librin tim

Regjisori Piro Milkani ka zgjedhur tu bëjë ai dhuratë të ftuarve në 80- vjetorin e lindjes; një përmbledhje me kujtime nga jeta e një artisti.

11:20
Protesta për arsimin në Francë. Gjimnazistët ngrihen për provimin e maturës

Me qindra gjimnazistë kanë dalë në rrugët e Parisit dhe disa qyteteve të tjera të Francës, për të protestuar ndaj reformave në arsim. Të dhënat e siguruara nga “Reuters” tregojnë se 450 shkolla u prekën nga ky aksion, ndërsa 60 gjimnaze u mbyllën krejtësisht.

11:16
Wake Up – Pirro Milkani: Pse unë sot jam me Studentët

Regjisori Piro Milkani, i ftuar në ” Wake Up”, tha se edhe ai sot e ndjen veten student.

11:13
Wake Up – Eksperti Zyla: Pankartat e studentëve, si na mësuan të protestojmë

Eksperti i komunikimit, Julian Zyla flet për protestën në ” Wake Up”.

11:08
CEFTA, ekspertët: Kosova duhet të dalë e ta rinegociojë

Ish-zyrtarë të qeverisë së Kosovës dhe ekspertë ekonomie mendojnë se ekzekutivi aktual i saj duhet ta rinegociojë Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si CEFTA.

10:54
Champions, një mbrëmje me shumë pak verdikte

Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen ndeshjet e fundit të raundit të 6 të fazës së grupeve të Champions League, që do të plotësojnë edhe kuadrin e të kualifikuarave për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë.

10:28
Shpërthen automjeti te “Kopshti Botanik”, s’ka të lënduar (Foto+Video)

Një automjet ka shpërthyer pak çaste më parë në zonën e njohur si “Kopshti Botanik” në kryeqytet, pasi ishte përfshirë më herët nga flakët.

10:23
Nis punimet Asambleja e gjyqtarëve, pritet votimi për anëtarët e KLGJ-së

Pas Asamblesë së Prokurorëve të një dite më parë, ka nisur këtë të mërkurë edhe mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve për të zgjedhur përmes votës anëtarët për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

10:16
Vettingu, shkalla e dytë. Bashkim Dedja përpara KPA-së

Prej orës 10 të kësaj të mërkure, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka dalë përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për seancën publike të rivlerësimit në këtë stad të dytë të vettingut.

10:05
Marshime studentore edhe nëpër rrethe, bllokohen rrugët

Protesta studentore vijon ende, edhe pse ultimatumi për plotësimin e 8 kërkesave të tyre parashtruar qeverisë skadoi pasditen e së martës. Veç studentëve që janë mbledhur në kryeqytet, sërish përpara Ministrisë së Arsimit, edhe nëpër rrethe vijon grumbullimi i tyre.

10:00
LIVE në YouTube/ Vijon protesta e studentëve

Studentët protestojnë sërish për plotësimin e kërkesave të tyre.

09:33
Falsifikonte valutë, pranga 63-vjeçarit. Në kërkim dy të tjerë

Një 63-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “monedhë e garantuar”, i akuzuar tashmë për “falsifikim të monedhave”, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

09:23
“Brexit”, konservatorët sfidojnë kryeministren May për lidershipin

Ajo që pritej, do të ndodhë! Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet gjatë kësaj të mërkure me një mocion mosbesimi brenda Partisë Konservatore, me deputetët konservatorë që do të votojnë nga ora 19 deri në 21, me orën tonë.

09:10
Protestë “e paligjshme”, policia procedon 25 persona

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë se ka proceduar penalisht për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente, dhe për prishjen e rendit e qetësisë publike, 25 persona, mes të cilëve profesorë, aktivistë, por edhe përfaqësues të forumeve partiake.

08:54
Amendamentet e LSI-së, Rama: Doktoresha e shkencave gjeti zgjidhjen shkencore!

Daljen urgjente për mediet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta ironizonte në rrjetet sociale.

08:45
Protestë me letra të bardha para Ministrisë së Arsimit, një grup i vogël te Kryeministria

Studentët kanë thirrur këtë të mërkurë një protestë ndryshe nga gjithë këto ditët e fundit, të heshtur e vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor, siç njoftohet.

08:36
Strasburg, 3 të vdekur dhe 13 të plagosur. Autori vijon arratinë

Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 3 persona dhe plagosi 13 të tjerë, pas një serie të shtënash në qytetin lindor të Francës, Strasburg, mbrëmjen e së martës.

08:21
LSI: Të ndryshojmë buxhetin; Dorëzohet në Kuvend nisma pro kërkesës së studentëve

Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ndryshime në ligjin e buxhetit për vitin 2019, të cilat sipas kryetares Monika Kryemadhi plotësojnë automatikisht kërkesat e studenteve në protestë.

05:39
Turi i May në vendet e BE-së, Brukseli kundërshton rihapje të negociatave për Brexit

Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Europian përjashtuan mundësinë për më shumë negociata për Brexit të martën, por pranuan të kërkojnë më shumë mënyra për t’u ofruar më shumë siguri britanikëve, pasi kryeministri Theresa May mund të humbë rëndë në një votim parlamentar.

04:57
Shkon në 4 numri i viktimave në Strasburg, autori vëzhgohej nga shërbimet sekrete

Shkon në 4 numri i viktimave si pasojë e një sulmi me armë në qytetin në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qytetin kufitar të Strasburgut të martën në mbrëmje, ndërsa të paktën 11 të tjerë janë të plagosur.

04:02
Juliette Binoche zgjidhet presidente e jurisë së Berlinales së 69

Juliette Binoche do të jetë presidentja e jurisë së festivalit Ndërkombëtar të 69 në Berlin, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri në 17 Shkurt të 2019-ës.

02:31
Gjykata kanadeze liron me kusht drejtuesen e Huawei-t, lihen 10 mln dollarë garanci

Zyrtarja më e lartë financiare e gjigantit kinez të telefonave Huawei, është liruar me kusht nga një gjykatë kanadeze.

01:54
Monica Belucci zbulon impenjimet e saj për të ardhmen

Është një moment i artë për Monica Belluccin. Aktorja ka stiluar mbi tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, dhe ka zbuluar përpara gazetarëve që do të interpretojë role shumë të ndryshme në filmat që do të kemi mundësinë t’i shohim në të ardhmen dhe ku aktorja do impenjohet nga zhanri horror në atë historik.

01:28
Interi “vetëvritet” ndaj PSV-së, tifozët duan “kokën’ e Spallettit

Luciano Spalletti nuk e fshehu zhgënjimin, pasi Interi i tij nuk përfitoi nga “dhurata’ që i bëri Barcelona, për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

00:46
Rama në “Top Show”: Merrem seriozisht me universitetet, por dua studentët në krah

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studion e “Top Show”, në Top Channel, të cilën drejtuesi Alban Dudushi e shndërroi në një vend-takimi dhe dialogimi mes tij dhe disa studentëve.

00:10
Eliminohen italianet, PSG dhe Dortmund e mbyllin në krye

Mbrëmje e “zezë” për futbollin italian në Ligën e Kampionëve, pasi Interi dhe Napoli nuk ia dolën të kualifikohen për në fazën e 1/8-ave, duke u renditur vetëm të 3-tat në grupet respektive, pozitë që gjithsesi i çon në Ligën e Europës.

E martë, 11 Dhjetor 2018
23:40
Rama në “Top Show”: Mos e ndalni protestën, por të fillojmë dialogun!

Një ndër problematikat më të mëdha që kryeministri Rama ka renditur për universitetet, ka qenë çështja e komunikimit me bordet e administrimit të tyre, gjë të cilën e ka sqaruar edhe me shembuj konkretë.

23:24
Rama: Kemi rritur buxhetin për arsimin, krahasuar me 2013-ën

Në diskutimin e tij live me studentët, në studion e emisionit “Top Show”, kryeministri Edi Rama dëgjoi dhe u mundua të sqarojë disa prej problematikave të këtyre të fundit, që prej 8 ditësh janë përfshirë në një protestë masive.

22:49
Rama, studentes në “Top Show”: Ju nuk përfilleni nga universitetet, kërkesat tuaja…

I pyetur nga një prej studenteve të pranishme në studio, ndoshta për të bërë më të qarta kërkesat e studentëve për kryeministrin, Rama tha se problemi kryesor për studentët në Shqipëri nuk është një nga 8 pikat, apo të gjitha pikat bashkë, por diçka tjetër…

22:32
Tarifat e studimit, Rama: Nuk i vendos unë. Universiteti ka autonomi

Kryeministri Rama, i cili ishte i ftuar në studion e “Top Show”-t të Alban Dudushit mbrëmjen e së martës, në prani edhe të disa prej studentëve që protestojnë prej më shumë se një jave në rrugë, përpara Ministrisë së Arsimit, nisi të përgjigjej thuajse një për një të gjitha kërkesave.

22:27
Live në YouTube/ Top Show: Edi Rama përballë studentëve

Kryeministri Edi Rama në studion e Top Show në Top Channel.

22:22
Rama, në “Top Show”: Panegociueshmëria, problem i palëve politike. Jo i studentëve

I ftuar në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi, kryeministri Rama deklaroi se e mbështeste protestën studentore, kur kjo ka të bëjë me kërkesa të qarta të tyre, siç ishte ajo e heqjes së pikës 4 në VKM-në për tarifat arsimore.

22:11
Top Show, Rama: Protesta ka 4 komponentë, dy prej tyre politike

Ashtu siç ishte njoftuar, mbrëmja e kësaj të marte e pa kryeministrin Edi Rama të ftuar të gazetarit Alban Dudushi në emisionin “Top Show”, ku padyshim temë diskutimi ishte protesta e studentëve.

21:50
16-vjeçari i virgjër fiton lotarinë për te Ishulli i Seksit

Fituesi i biletave falas për katër ditë te ishulli i seksit është një 16-vjeçar i virgjër.

21:31
Paniku në Strasburg, europarlamentarët “ngujohen” brenda PE-së

Dy persona raportohen të ketë vdekur, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur, tashmë i identifikuar, është ende në arrati.

21:02
Të shtëna në Strasburg, dy të vdekur e 9 të plagosur

Dy të vdekur dhe të paktën 9 të plagosur raportohen nga policia, pas një serie të shtënash në qytetin e Strasburgut, në lindje të Francës.

20:55
KLP u kompletua, pritet çelja e garës për kryeprokuror

Nga 305 prokurorë që kanë mbetur në sistem, nga sitja e deritanishme e vettingut, 295 prej tyre votuan për “qeverinë” e ardhshme që do t’i përfaqësojë.

20:50
Hakmarrje ndaj Kanadasë? Ish-diplomati arrestohet në Kinë

Një ish diplomat kanadez është arrestuar në Kinë, ndërkohë që punëdhënësi i tij, “Grupi i Krizës Ndërkombëtare”, thotë se po punojnë për ta liruar.

20:45
Ngritja e KLP-së, Arta Marku: Prokurorët ia dolën!

Pas votimit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të prokurorëve të kësaj të marte, prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku zgjodhi gjithashtu të mbante një fjalë përmbyllëse, pas mesazhit të shpërndarë një ditë më parë.

20:35
Skandali në Policinë e Kavajës, zbulohen policët që shitën provat. Pranga sekserit

Pas transmetimit mbrëmjen e së hënës të një skandali që ka ndodhur në Policinë e Shtetit, ku sekseri Klodian Gagu tregoi lidhjet me punonjës të Komisariatit të Policisë së Kavajës, të cilët marrin përsipër të shesin provat e vendngjarjes, “Fiks Fare zbuloi këtë të martë emrat e punonjësve të Policisë së Kavajës të përfshirë në këtë çështje.

19:58
Elbasan, aksidentohet një këmbësor. Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Ne lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, mjeti me targa AA979BR, me drejtues shtetasi A.I., 26 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K.Q., 59 vjeç, banues në lagje “Beqir Dardha”, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, në gjendje të rendë.

19:53
Rrezikonte të mbytej në lumë, shpëtohet një grua në Fier

Policia në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur që të shpëtojnë një grua të cilën po e merte rrjedha e lumit Seman në vendin e quajtur “Çeligrad”.

19:26
Studentët ndahen në 3 grupe

Skadimi i afatit që i kishin vënë qeverisë për realizimin e kërkesave të tyre, solli në mbrëmje edhe ndarjen e studentëve në tre grupe.

19:18
Themelimi i PD, Basha: Kjo parti i ka rrënjët te protesta popullore

Për Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike, protesta e studentëve është një thirrje për një dhjetor të dytë. Në ditën e përvjetorit të thmelimit të PD-së, ai u shpreh se gjithçka iu dedikohet studentëve.

19:03
Kompletohet KLP, zgjidhen edhe 6 anëtarët nga Prokuroria

Shkallët e para të Prokurorive në rrethe kanë votuar dhe kanë zgjedhur 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatë nga Prokuroria e Apeleve, fitojnë automatikisht. Ndërkohë që nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka triumfuar Kostaq Beluri, përballë Anila Lekës.

18:45
Rangers, Eros Grezda mund të jetë titullar ndaj Rapidit

Rapidi i Vjenës ka angazhuar një prift në seancat e fundit stërvitore, për të bekuar skuadrën austriake në javën që i paraprin një sfide të rëndësishme në Europa League, kundër Glasgoë Rangers.

18:35
Qindra studentë drejt Kryeministrisë: Prindërit nesër do bojkotojnë punën!

Rreth dy orë ka zgjatur komunikimi mes studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë së bashku kanë rënë dakord për përshkallëzimin e protestës.

18:31
A pengoi PD ardhjen e studentëve në Top Channel? PD: Është fotomontazh!

Mediat publikuan një foto ku shihej një mesazh i deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, në WhatsApp për atë që lexohet se është grupi i FRPD-së.

18:26
Chiesa, “mbreti” i driblimeve në Serie A

Federico Chiesa është kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar në Serie A, aftësitë e të cilit Fiorentina i vlerëson me të paktën 50 milionë euro.

18:17
Merkel e pret jashtë, bllokohet dera e automjetit të Theresa May (Video)

Kryeministrja britanike, Theresa May ka telashe me daljen nga Bashkimi Europian, por edhe me daljen nga vet makina e saj.

18:09
Paralajmërimi i zymtë i FMN-së: Re stuhie po mblidhen sërish

Retë e stuhisë së krizës së ardhshme financiare po mblidhen, e sistemi financiar botëror është i papërgatitur për një krizë të re.

18:04
Edi Rama përballë studentëve, sonte në Top Show – ora 22:00

Protesta masive e studentëve përballë ministrisë së Arsimit. Kryeministri Edi Rama në një përballje me studentë të Universiteteve të ndryshme në studion e TOP SHOW.

18:03
“Brexit”, May diskuton me liderët e BE-së. Opozita e quan “kryeministre në arrati”

Theresa May është takuar me udhëheqës europianë dhe zyrtarët e BE-së të martën, për bisedime që kishin si qëllim shpëtimin e planit të saj të “Brexit”-it.

17:46
Kosovë, ligji për arsimin diskutohet në Kuvend

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në Kuvendin e Kosovës shqyrtoi projektligjin për Arsimin e Lartë.

17:45
Kreu i Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën në sitën e Vettingut

Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, kaloi me sukses në “sitën” e Vettingut, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Institucioni i Komisionerit Publik, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, e ankimoi vendimin në KPA.

17:42
Kujt ia merrte mendja se kjo pjatë e njohur tradicionale është “Pjata e Pavarësisë”

I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishte shefi i njohur i kuzhinës Gëzim Musliaka.

17:42
Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit zbulon nepsin e shtatzënisë

Miranda Rira, kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, ishte një nga të ftuarat e sotme të Bieta Sulos në “Ftesë në 5” në Top Channel.

17:39
“Citizens”, sa shumë të rrudhur në Champions

Manchester City është një nga skuadrat më të fuqishme në futbollin botëror, madje financat e klubit anglez rivalizojnë këdo në kontinent.

17:27
SHBA-Rusi, tjetër përplasje! Shkak, bombarduesit rusë në Venezuelë

Zyrtarë rusë dhe amerikanë janë përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër të nxitur nga ulja në Venezuelë e dy avionëve bombardues rusë, të aftë për të transportuar edhe armë bërthamore.

17:26
Mijëra studentë protestojnë para MAS, qindra të tjerë bllokojnë “Zogun e Zi”

Është ende e paqartë se çdo të ndodhë me “Dhjetorin e Dytë”, protestën e studentëve që është pagëzuar me këtë emër pasi i përngjan asaj të 1990 ku “Lëvizja Studentore” rrëzoi komunizmin.

17:17
LIVE në YouTube/ Protesta e studentëve

Studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre.

17:14
Pronat e “minoritarëve” te Ministria e Turizmit, reagon Min. e Jashtme greke

Në një deklaratë të fundit zyrtare, Ministria e Jashtme greke shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për të dhënë në mënyrë arbitrare te Ministria e Turizmit sipërfaqe toke – që përfshijnë prona private të minoritarëve grekë, – për projekte turistike.

17:12
Çmimi i naftës, bllokohet për 1 orë autostrada Elbasan-Tiranë

Në 16:00 edhe banorët e Elbasanit i janë bashkuar protestës së organizuar për çmimin e naftës, duke bllokuar për 1 orë autostradën Elbasan-Tiranë.

17:08
Çmimi i naftës, në protesta edhe banorët e Vlorës

Në 16:00 edhe banorët e Vlorës i janë bashkuar protestës së organizuar për çmimin e naftës.

17:07
Protesta për çmimin e naftës, bllokohen rrugët edhe në Korçë

Në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta të koordinuara kundër rritjes së çmimit të naftës. Ku edhe qytetarët të Korçës kanë bllokuar rrugët.

17:06
“Knock Out”-i i vitit, humbësi pllakoset me fytyrë në tokë (Video)

Teofimo Lopez mund të quhet autori i “Knock Out”-it të vitit. Mbrëmjen e së shtunës, në “The Theater” të “Madison Square Garden”-it të Nju Jorkut, Lopez fitoi përballjen e tij ndaj Mason Menard.

17:01
Fieri në protestë për çmimin e naftës, “bllokon” jugun

Qindra qytetare protestuan në kryqëzimin që lidh jugun me pjesën tjetër të vendit.

17:00
Një vizitor special në stërvitjen e Barcelonës

Barcelona pati një vizitor të veçantë në seancën stërvitore të së hënës, në qendrën sportive “Joan Gamper”.

16:58
Shqipëria “në këmbë”, protesta nga veriu në jug! Bllokohen akset kryesore (FOTO+VIDEO)

Në shesh nuk janë vetëm studentët që prej 8 ditësh protestojnë kundër reformës në arsim.

16:56
Protesta për çmimin e naftës, bllokohet hyrja e Shkodrës. Digjen disa goma

Në të gjithë vendin po zhvillohen protesta të koordinuara kundër rritjes së çmimit të naftës.